• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“I zgjidhëm hallet tona këtu?”, këshilltari i PD: Evropa e do Italinë të gjunjëzuar, ne merremi me Ramën akoma

by A R
25/03/2020 16:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dritan Shano, këshilltari i kreut të PD, në një artikull të tij thotë se ndërsa shqiptarët merren me Edi Ramën dhe përplasjet e tij me pleqtë në rrugë për t’i mbyllur në shtrëpi për shkak të koronavirusit, kanë harruar Italinë, të cilën Europa e do të vdekur.

Shano shkruan se: “Shumëkush mund të jetë duke u marrë me Edin që ka dalë në një treg dhe i bërtet një të moshuare me gishta në vesh. E kush jam unë që t’i prish midenë tele-mediatike shqiptarëve. Sidoqoftë, ky është vetëm një episod estradë, alternativ i bollkave të gjëra, pa asnjë ndikim në të sotmen apo të ardhmen e Shqipërisë.

Mua më shumë më shqetëson fakti se Europa me ç’duket po do ta shohë të gjunjëzuar, e ndoshta të vdekur Italinë. Një proçes i dalë në sipërfaqe qysh me grushtin e shtetit kundër Presidentit Berlusconi, deri tek deklarata e sotme e ministrit gjerman të ekonomisë Altmaier që nuk do ketë asnjë fleksibilitet nga BE ndaj Italisë, por vetëm austeritet dhe izolim.

Italia sot, më shumë se kurrë ka nevojë për burrështetëri brenda Italisë, dhe që të zvogëlojë efektin mbi ekonominë dhe vendim-marrjen të italianëve të shitur jashtë saj.

Lidhja e Shqipërisë me Italinë është ekonomike, por mbi të gjitha kulturore. Nuk ka shqiptar që mos ndjehet mirë në Itali, që mos përshtat me shpejtësi me normat, rregullat, zakonet, me aromat dhe tingujt e Italisë – asnjë komunitet tjetër nuk e ka këtë afinitet me të qenurit Italian.

Italia ka nevojë për zgjedhje politike, që të kërkojë në krye të saj njerëz që e shkëlqejnë dhe njëherë këtë vend të madh, dhe që kohët e fundit ka mbetur peng i komikëve dhe lakuriqëve politikë.

Unë uroj që nëse/kur Italia të dalë nga Europa, ne shqiptarëve të mos na ndalojë të hyjmë e dalim lirisht në atë tokë të bekuar. Për Shqipërinë dhe shqiptarët një xhest i tillë do ishte si një Urbi et Orbi ?

Pse merrem une me Italinë? I zgjidhëm hallet tona këtu tek ne? Patjetër që jo. Unë vazhdoj të them se kur bie shi në Itali, lagemi ne në Shqipëri. Dhe sipas hesapeve të mija, ka 10 vjet a më shumë që në Itali nuk pushon shiu i BE-së”.

Next Post
‘ArtEpidemia prek Shqipërinë’, Video për të mos u humbur: Arti na mban të bashkuar!

'ArtEpidemia prek Shqipërinë', Video për të mos u humbur: Arti na mban të bashkuar!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vladimir Putin nis projektin e madh, ja ndryshimet që pritet të ndodhin në Rusi

Vladimir Putin nis projektin e madh, ja ndryshimet që pritet të ndodhin në Rusi

April 11, 2026
“Punët e Shqipërisë shpesh herë mbulohen nga balta”, Belinda Balluku: PS ka hapur dyert për të rinjtë

“Punët e Shqipërisë shpesh herë mbulohen nga balta”, Belinda Balluku: PS ka hapur dyert për të rinjtë

April 11, 2026
Rama inspekton kompleksin e kompanisë koreano-jugore në Fier: Shqipëria synon 1.6 miliardë euro nga investimet e huaja

Rama inspekton kompleksin e kompanisë koreano-jugore në Fier: Shqipëria synon 1.6 miliardë euro nga investimet e huaja

April 11, 2026
VIDEO/ Vrau fqinjin në Nikël, ja momenti kur autori shoqërohet në polici me pranga

VIDEO/ Vrau fqinjin në Nikël, ja momenti kur autori shoqërohet në polici me pranga

April 11, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

“Sot kemi pagën mesatare 870 euro”, Rama: Indeksimin e bënim vetëm për pensionet, sot edhe për rrogat

April 11, 2026
Bundesliga/ Leverkusen mposht Dortmundin, fiton edhe Leipzig

Bundesliga/ Leverkusen mposht Dortmundin, fiton edhe Leipzig

April 11, 2026
Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina, eksperti shpjegon shkaqet

Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina, eksperti shpjegon shkaqet

April 11, 2026
Artan Fuga: Po na shtojnë taksat, sikur të jemi skllevër

Hormuzi, namuzi

April 11, 2026
Protesta të dhunshme për naftën në Irlandë, policia përdor sprej

Protesta të dhunshme për naftën në Irlandë, policia përdor sprej

April 11, 2026
Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In