• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

I zbuloi lidhjen intime, ish-zyrtari demokrat vrau gazetarin: Gjykata e dënoi me 28 vjet burg

by A R
16/10/2024 22:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ish-zyrtar i zgjedhur demokrat i zonës së Las Vegasit u dënua të mërkurën me të paktën 28 vjet në burgun shtetëror të Nevadës për vrasjen e një gazetari investigativ, i cili shkroi artikuj kritikë ndaj sjelljes së tij në detyrë dy vjet më parë dhe ekspozoi një marrëdhënie intime me një kolege femër.

Një gjykatëse e rriti dënimin me tetë vite shtesë për përdorimin e një arme vdekjeprurëse nga i pandehuri dhe për shkak të moshës së gazetarit të vrarë. Një juri në gusht e shpalli fajtor të pandehurin Robert Telles për vrasje të shkallës së parë duke i caktuar dënimin minimal me 20 vjet burg.

“Gjykatësja nuk mund ta dënonte atë me më shumë vite”, tha prokurori i qarkut Clark, Steve Uolfson, ndërsa u shpreh për mediat se dënimi përfaqësonte drejtësi për komunitetin. “Ajo e dënoi atë në maksimum”.

47-vjeçari Telles mohoi në gjyq të kishte vrarë me thikë reporterin Jeff German të gazetës “Las Vegas Revieu-Journal” në shtator të vitit 2022. Por provat kundër tij ishin të forta, përfshirë ADN-në e të pandehurit nën thonjtë e gazetarit.

I pandehuri Telles, ish-administrator i një zyre qarku për çështjet e pronave, u arrestua dhe u burgos pa të drejtë lirie me kusht disa ditë pas vrasjes së gazetarit German. Ai u shkarkua nga posti i zgjedhur javë më vonë.

I lidhur në pranga para gjykatëses të mërkurën, i pandehuri Telles shprehu “ngushëllimet më të thella” për familjen e gazetarit German, por përsëri mohoi përgjegjësinë për vdekjen e tij.

Prokurorja Pamela Ueckerly i tha gjykatësit se provat treguan se i pandehuri Telles e vrau gazetarin sepse “nuk i pëlqente ajo që kishte shkruar për të. “Kjo lloj dhune, dhunë politike”, tha prokurorja, “është e papranueshme dhe e rrezikshme për një komunitet në tërësi”.

Avokati mbrojtës, Robert Draskovich, kërkoi lehtësi në dënimin e klientit të tij dhe i tha gjykatësit se zoti Telles synon të apelojë dënimin. Pas shpalljes së dënimit, zoti Draskovich dha dorëheqjen si avokat mbrojtës i të pandehurit Telles. Zoti German ishte 69 vjeç. Ai ishte një gazetar i respektuar me 44 vjet përvojë në mbulimin e krimeve, gjykatave dhe korrupsionit në Las Vegas.

Jeff German ishte gazetari i vetëm i vrarë në SHBA në vitin 2022, sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve me qendër në Nju Jork. Sipas organizatës jofitimprurëse që nga viti 1992 në Shtetet e Bashkuara janë varë 17 punonjës të medias.

Zoti German u gjet i vrarë me thikë jashtë shtëpisë së tij në Las Vegas më 3 shtator 2022. Gjatë gjyqit, prokurorët sqaruan se si Telles ishte i zemëruar nga artikujt e gazetarit German lidhur me të, sipas së cilëve Administratori i Qarkut sillej keq me personelin e tij dhe kishte një marrëdhënie të papërshtatshme me një vartëse./Voa/

Next Post
PE cakton raportuesit për Ballkanin – Për Shqipërinë do vendoset nga grupi socialist dhe demokrat

PE cakton raportuesit për Ballkanin - Për Shqipërinë do vendoset nga grupi socialist dhe demokrat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Xi Jinping trondit ushtrinë kineze me spastrimin më të madh në dekada

Si u bë lider në inovacion një vend i shtypur si Kina?

February 16, 2026
Pushteti vendor që i shkon Shqipërisë

Pushteti vendor që i shkon Shqipërisë

February 16, 2026
Seanca përmes fotove/ Rama me xhaketë rozë diskutim të ‘kokë më kokë’ me Ballukun, Ahmetaj ulet me deputetët, Berisha tund gishtin…!

“Balluku ma dorëzoi tre herë dorëheqjen, por ia refuzova”, Rama: Vendimet tona janë sovrane, s’ka prokuror e gjykatës që t’i vërë në diskutim

February 16, 2026
24 masat e sigurisë te UBT, Rama: Universiteti në kthesë historike, s’ka asnjë arsye për këtë lloj goditje

“Në Kushtetuese kanë bllokim në tru…”, Për Ballukun morën vendim politk për të mbajtur ekuilibrat…

February 16, 2026
Ndërtimi i paligjshëm, propozimet e reja të kodit penal/ Manja: Dënim deri në 10 vite burg

VIDEO! Propozimi i PS, Manja: Shtohen 7 subjekte ndaj të cilëve nuk mund të jepet masa e pezullimit nga detyra

February 16, 2026
“Nuk është kurrë vonë”/ Prezantuesja bën thirrje tjetër për lirimin e nënës së saj, prova e re në duart e FBI

“Nuk është kurrë vonë”/ Prezantuesja bën thirrje tjetër për lirimin e nënës së saj, prova e re në duart e FBI

February 16, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Shtëpinë nuk e mbajnë në këmbë muret

February 16, 2026
Çernobili “nuk harron”, zbulohen gjurmët e para të rrezatimit në ADN-në e fëmijëve të punëtorëve

Çernobili “nuk harron”, zbulohen gjurmët e para të rrezatimit në ADN-në e fëmijëve të punëtorëve

February 16, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Doza e hipnozës në recetën e rrëzimit të Edi Ramës çdo dhjetë ditë

February 16, 2026
Popullsia mbi 65 vjeç, Shqipëria me rritjen më të fortë në Europë nga 2015 në 2025

Popullsia mbi 65 vjeç, Shqipëria me rritjen më të fortë në Europë nga 2015 në 2025

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In