Gjykata e Lezhës ka dënuar me 4 vite burg, Erald Pajtanin, i cili në bashkëpunim me një person tjetër në muajin Nëntor të vitit 2020 vendosen një sasi eksplozivi në një objekt në ndërtim në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin. I riu nga Fushë-Kruja u gjet fajtor për veprat penale, “Mbajtja pa leje dhe Prodhimi i Armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” si dhe “Shkatërrim i Pronës me Eksploziv”.
Gjyqtari Ilir Përdeda dha dënimin maksimal me 10 vite burg, por duke qenë se i riu përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe bashkimi i dënimeve do të vuajë vetëm 4 vite në qeli.
Objekti në ndërtim, në pronësi të biznesmenit Liman Gjoka, u sulmua dy herë me lëndë plasëse, konkretisht në muajit nëntor dhe dhjetor të vitit 2020, ndërsa shpërthimi i dytë ende nuk është arritur të zbardhet.
Shkak i këtyre ngjarjeve dyshohet të jenë bërë konfliktet e pronësisë në lidhje me truallin ku po ndërtohej objekti disa katësh.
/a.r