• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

I vuri flakën vetes në mes të Sarandës… zbulohet identiteti i viktimës, i biri: Nuk e di pse e ka bërë

by Java News
23/01/2017 11:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Identifikohet personi që një ditë më parë i vuri flakën vetes me benzinë në Sarandë. Burime policore bëjnë me dije se viktima është Et’hem Seferaj, 77-vjeç.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 17:43, në lagjen nr.4 në qytetin e Sarandës, poshtë rrugës “Mit’hat Hoxha”, brenda rrethimit të një banese.

Djali i viktimës, i pyetur nga policia pas identifkimit nuk ka ditur të tregojë shumë. Mësohet se ai ka shprehur habi lidhur me gjithçka ndodhi, duke thënë se nuk e dinte arsyen e vetëflijimit të babait.

U vetëdogj me benzinë/ Dy të rinjtë tregojnë ngjarjen: Te cepi i murit…

Kanë qenë dy të rinj ata që kanë njoftuar policinë, pasi panë se çfarë po ndodhte në anë të murit, raporton “Panorama“.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, por për shkak të djegieve të shumta trupi ishte shkrumbuar tërësisht dhe personi kishte ndërruar jetë.

Burime të Policisë së Sarandës thanë se në vendin e ngjarjes, pranë trupit të pajetë, është gjetur një kapelë me strehë ngjyrë kafe, nja çakmak, bidoni plastik me mbetje të lëndës djegëse, si ajo e benzinës dhe pak më tej kapaku i bidonit.

Blutë kanë marrë në pyetje banorët e shtëpisë afër së cilës ndodhi ngjarja, por ata kanë mohuar të kenë dijeni rreth këtij personi, ndonëse, sipas të dhënave, ai është thuajse i paidentifikueshëm për shkak të shkallës së djegies.

Gjithashtu janë marrë në pyetje dy djemtë që kanë parë ngjarjen, të cilët nuk kanë arritur të japin ndonjë të dhënë që t’i shërbejë hetimit, pasi ata e kanë konstatuar ngjarjen, pasi viktima i kishte vënë flakën vetes.

Policia bëri të ditur paraprakisht se viktima do të jetë ndonjë punëtor sezonal, por nuk përjashton as dyshimin e ndonjë personi në depresion, për shkak të humbjes së parave në bixhoz. Gjithsesi, deri në momentin e identifikimit këto mbeten pista jozyrtare.a.k

Next Post
Çfarë do të bëjnë Nishani dhe Kushtetuesja me ‘pataten e nxehtë’, Vetting?

Zbulohet dekreti i Nishanit, që në 2015 i dha nënshtetësinë shqiptare Nue Kalajt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projekti “Bashki të Forta”, Mazniku: 15.6 milion euro për rritjen e cilësisë së qeverisjes vendore

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

October 19, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

October 19, 2026
“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

Dosja “21 Janari”, Balla optimist: SPAK ka disa detyra për t’i zbatuar, shpresoj shumë që…

October 19, 2026
“Vrasësit me pagesë po lidhen me agjenturat ruse”/ Karamuço: Po marrin ish-ushtarakë të kujdesen për armët. Shkollat e terrorit…!

Karamuço ngre alarmin për ANTIFA-n: Europa pritet të ashpërsojë masat, çfarë rrezikojnë protestuesit

October 19, 2026
“Nuk jam një admirues i Zelenskyt”- Trump: Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk duhej të kishte nisur kurrë

Trump: Zelenskyy duhet të gjejë edhe dikë tjetër për të negociuar për t’i dhënë fund luftës

October 19, 2026
Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

October 19, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

October 19, 2026
Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

October 19, 2026
“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Balla paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm: Studentët rrezikojnë bursat, nesër detajet!

October 19, 2026
A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com