Policia njofton se 19-vjeçari me iniciale I.A., banues në Sarandë është ndaluar.
Nga veprimet hetimore dyshohet se i riu më datë 31 Dhjetor 2024, në lagjen nr. 3, Sarandë, i ka vjedhur me dhunë shumën prej 400 Eurosh një punonjësi lavazhi.
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.