Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka treguar detaje të reja mbrëmjen e sotme në “Top Story rreth ngjarjes së djeshme në Don Bosko, në lidhje me teknikat e gjuajtjes dhe armët e përdorura.
Ndër të tjera ai tregoi edhe një mesazh që i erdhi në moment nga një i burgosur i cili i tha se në Shqipëri kanë mbetur vetëm amatorë dhe se profesionistët janë larguar jashtë vendit.
“Kallashnikovi ka një problem natën, është një armë që deri në 300 metra ka objektiv që bën qitje shumë të saktë. Ka 600 raunde në minut, 710m/s e ka shpejtësinë plumbi.
Ti merr shënjestër në vendin e parë e pastaj vetëm mbyll sytë dhe nuk e di a e kanë parë këtë vajzë që levzite në bar. Tani më çojnë sms nga burgu më thonë që vrasësit profesionistë janë larguar e kanë mbetur vetëm amatorët.”/m.j