Një episod i pakëndshëm ka ndodhur ditën e djeshme, gjatë festimeve të Milanit në fushën e Sassuolos.
Trajnerit të kuqezinjve, Stefano Pioli, i vodhën medaljen e kampionit, që sapo e kishte marrë në ceremoninë e organizuar nga Liga e Serisë A.
“Më kanë marrë medaljen gjatë festimeve. U them mediave që të bëjnë apel të ma kthejnë sepse vetëm atë kam”, tha Pioli për “La Repubblica”.
E menjëhershme përgjigja e Ligës: “Mister Pioli, medaljen ta japim prapë nesër”.
/a.r