• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

I vetmi vendim i drejtë i mundshëm

by Skënder Minxhozi
30/09/2022 16:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

Kryeministri Rama i dha një të prerë të fortë timonit të vendosjes së fashës kufizuese 800 kilovat për familjarët pas 1 tetorit, duke evituar kështu tkurrjen sociale te rradhës për shqiptarët. Në vend të një date fatale që do të prodhonte fatura të larta energjie, një tetori do të jetë gongu i fortë për të kursyer, në portat e një dimri që do të jetë ndër më të vështirët që mbahen mend në Evropë.

Ka qenë i vetmi vendim i drejtë që Edi Rama mund të merrte sot për xhepat e shqiptarëve. Një vendim që i thërret arsyes së thjeshtë se thika e krizës së çmimeve ka shkuar tashmë mjaft thellë në indin social të Shqipërisë. Kjo kthesë e minutës së fundit merr parasysh jo vetëm situatën hidrike në vend, por edhe efektin që ka pasur tek shqiptari i thjeshtë alarmi i 800 kilovatëve.

Prej javësh asistojmë në një maratonë mediatike në lidhje me temën, debate televizive, komentet ekspertësh, llogaritje shifrash, reagime njerëzish të thjeshtë që kanë nisur të numërojnë me gishtat e dorës kilovatët e lavatriçes, frigoriferit apo kondicionerit të shtëpisë. Një sport kombëtar i ri ekspertësh të sajuar të energjisë mbiu kudo në familjet shqiptare.

Energjia elektrike ishte një premtim solemn i Ramës pas fillimit të luftës në Ukrainë, kur çmimet e energjisë, karburantit, mallrave ushqimore e shërbimeve, kërcyen të gjitha në një kohë duke kolapsuar bursat e zbrazur xhepat e konsumatorëve kudo në botë. Kryeministri premtoi pas fillimit të luftës, atëhere kur nafta shokoi shqiptarët me kalimin e pragut 200 lekë për litër, se do të linte të ekspozuar rritjen e karburanteve, për të mbajtur nën fre energjinë elektrike. Shumëkush e pranoi me zemër të thyer asokohe këtë kompromis, duke menduar pasojat e frikshme që do të sillte rritja edhe e çmimit të energjisë elektrike.

Ne shqiptarët jetojmë prej thuajse gjysëm shekulli me “fetishin”e Fierzës. Jemi ndër të paktët popuj që dimë në çdo kohë nivelin e ujrave në këtë kaskadë, që dimë kapacitetin e digave të Drinit dhe që e shohim atë si serbatorin magjik të zgjidhjes së çdo nevoje për energji elektrike. Kjo qetësi që ka buruar rregullisht nga kjo arterie hidrike, ka bërë që në 30 vitet e fundit të mos investojmë thuajse asgjë në energjitë e reja të rinovueshme si era dhe dielli.

Më shumë se kaq, kjo qasje përtace ka bërë që prej 12 vjetësh t’i lejojmë vetes luksin fjala vjen, që të ndërtojmë me çelësa në dorë një TEC 100 megavat dhe ta mbajmë atë pa e vënë në punë, megjithëse ka kushtuar 100 milion euro dhe s’ka prodhuar ende asnjë kilovat energji, pasi ka një defekt! Marrëzi të tilla kanë ardhur sepse kemi qenë të qetë se “kemi Fierzën”!

Shqipëria ka kohë që e ka kaluar pikun e vetëfurnizimit me energji elektrike. Burimet gjeneruese nuk mjaftojnë më dhe na duhet t’i drejtohemi rregullisht importit. Do të ishte logjike dhe mëse e nevojshme që pasi të ketë kaluar ky dimër, qeveria të vihet në lëvizje për të rritur kapacitetet prodhuese të energjisë në vend, pasi bursat po e shohim sesa të paqëndrueshme dhe të shtrenjta janë.

Nga lufta në Ukrainë ka ç’të mësojë e gjithë Evropa, përfshirë Shqipërinë e vogël. Evitimi (për momentin) i fikjes së detyruar të ngrohësave dhe paisjeve elektroshtëpiake pas 1 tetorit, shpresohet të prodhojë një konsum më të përgjegjshëm të energjisë elektrike, por edhe një vetëdije të re kolektive se me energjinë duhet marrë jo vetëm kur vjen dimri apo zgjedhjet.

E meqë ra fjala tek zgjedhjet, më mirë 800 mijë vota sesa 800 kilovatë!

Next Post
Reagimi/ Putin deklaroi aneksimin e 4 rajoneve, Ukraina aplikon për anëtarësimin në NATO me procedurë të përshpejtuar

Reagimi/ Putin deklaroi aneksimin e 4 rajoneve, Ukraina aplikon për anëtarësimin në NATO me procedurë të përshpejtuar

Comments 4

  1. Lili says:
    3 years ago

    I dashur z.Minxhozi.Brezi im ka punuar në veprat hidrike dhe të dy e dimë se: Shqipëria është superfuqi energjetike në Ballkan.Më vjen çudi që kryeministri bën të paditurin dhe zv.kryeministrja Balluku pa turp fare na thotë do sjellim energji me anije..Për budallenj i di ajo shqiptarët? Të japë dorëheqjen ose të kërkojë falje publike.Të falenderoj se je një zë i fuqishëm kundër korrupsionit dhe padrejtësive shoqërore.Faleminderit mik⭐❤️

    Reply
  2. Filipi says:
    3 years ago

    O! Lili je nje brez i vjeter dhe thua se Shqiperija eshte nje “Superfuqi energjitike ne Ballkan”…Dhe akuzon Kryeministerin dhe Ministeren deri ne dhenie doreheqije…Po ti nuk di disa gjera kryesore..Se pari Nuk eshte Shqiperija e para viteve 1990-por eshte Shqiperija e mbas 1992 qe deri me sot jane me mijera BIZNESE qe kerkojne Energji Elektrike…..Jane me Mijera Familje qe jane shtuar….4 H/C ne Mat dhe 2 ne Bistrice ,i ka shitur Krimineli Sali tek Turqija per nje” Kafshite Buke”dhe ajo tall bythen me neve duke na e shitur Energjine sipas interesave te saja ,qe mezi i kemi ndertuar…TECI I VLORES qe ndertoje Kriminel Saliu ka 15-Vjet qe nuk eshte vene ne pune dhe per te jane harxhuar 100 Milion Dollare….Ku hani e ku kulloteni qe arrini deri ne propozimin per doreheqije..??????

    Reply
  3. Lili says:
    3 years ago

    I miri Filip.Unë jam njohëse shumë e mirë e çështjeve sociale.Ne jemi i vetmi vend europian që mbajmë vendin e parë për frymë të popullsisë për ujërat e ëmbla.Jemi superfuqi energjetike.Nuk e them unë,por e thonë hidrocentralet madhore të ndërtuara në kohën e diktatorit Hoxha,por dhe dhjetëra hidrocentrale lokalë të ndërtuara në vonë..Kjo është e vërteta e pakontestueshme e pronës energjetike të popullit shqiptar.Se si menaxhohet kjo pronë publike nga qeveria jonë është tjetër gjë.I miri Filip.Nuk të vjen për të qarë e për të qeshur me zv.kryeministren e papërgjegjshme qe do na sjellë energji elektrike me anije?! A i thërret mendjes i dashur Filip,se kjo është një tallje me popullin shqiptar? A nuk i thërret mendjes kur ministrja e financës tallet kur thotë se me 100 euro të ardhura nuk quhesh i varfër? Ku i ke sytë të shikosh mjerimin pa fund të popullit tënd? Ku e ke ndërgjegjen të pranosh keqqeverisjen e Ramës? Jam më e majtë se ty,sa për dijeni,por kjo si jep të drejtë Ramës dhe qeverisë së tij të abuzojë me votën që i dhanë ne .Të japësh dorëheqje është qytetari..Belinda është bërë supermilionete .. S’është vetëm rroga..Populli vuan…qeveria tallet me ne..Ku je mor Enver Hoxha të tregosh se si punohet me plan,me program,me specialistë,me punëtorë dhe intelektuale për të ringritur Shqipërinë që ka rënë në duar e politikanëve gangsterë…Turp

    Reply
  4. Lili says:
    3 years ago

    I miri Filip.Di shumë,po shumë më shumë se sa kujton….por nuk i them se nuk do të leverdisë.Të jem si ty ,duhet të më kërkosh falje,pasi gabimi është njerëzor,kurse falja është hyjnore.Shiko i miri Filip në sa duar ka rënë ekonomia shqiptare dhe pastaj ngrije zërin tënd të protestës ndaj meje se paskam kërkuar dorëheqjen e Ballukun,por kam kërkuar që ajo të kërkojë falje publike.Më lexo mirë,jo sipas interesave.,Tung

    Reply

Leave a Reply to Lili Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Irena Gjoka ka qenë e dënuar në Greqi për falsifikim vize”, Prokuroria i përcjell KLGJ-së rezultatet e verifikimit

“Irena Gjoka ka qenë e dënuar në Greqi për falsifikim vize”, Prokuroria i përcjell KLGJ-së rezultatet e verifikimit

January 20, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

Ftesa për Ramën nga SHBA dhe konspiracionizmi që mund ta shkatërrojë PD-në

January 20, 2026
Britania po lëshon sovranitetin e ishullit për t’ia dhënë Mauritiusit, Trump: Akt dobësie totale!

Britania po lëshon sovranitetin e ishullit për t’ia dhënë Mauritiusit, Trump: Akt dobësie totale!

January 20, 2026
Pazare droge? Një shqiptar dyshohet se porositi vrasjen e Jani Aliajt në burgun grek

Pazare droge? Një shqiptar dyshohet se porositi vrasjen e Jani Aliajt në burgun grek

January 20, 2026
NATO kufizon aksesin e SHBA-ve në informacionet e inteligjencës për Groenlandën

NATO kufizon aksesin e SHBA-ve në informacionet e inteligjencës për Groenlandën

January 20, 2026
Breshëria e raketave ruse lë pa ngrohje mbi 5,600 ndërtesa në Kiev dhe ndërpret furnizimin me ujë

Breshëria e raketave ruse lë pa ngrohje mbi 5,600 ndërtesa në Kiev dhe ndërpret furnizimin me ujë

January 20, 2026
Video-skandali “Gjici”/ Eksperti i kriminalistikës: Në Morinë ka ndodhur një ngjarje e njëjtë, ja si e fshehën për dy vjet

Kush e donte të vrarë Jani Aliaj? Karamuço: Janë ofruar miliona! Nëse do ishte në Shqipëri…

January 20, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

“Sipas burimeve…”, Manjani ironizon teoritë e PD për FBI dhe Ramën: Sot niset për në SHBA me një avokat…

January 20, 2026
Europa përballë Trump, mes ‘bisturisë’ strategjike dhe ‘vetëvrasjes’ me luftë tregtare

Europa përballë Trump, mes ‘bisturisë’ strategjike dhe ‘vetëvrasjes’ me luftë tregtare

January 20, 2026
Tirana i kthehet jetës normale, Veliaj: Mbi 90% e shkollave kanë nisur mësimin

Arsimi, nuk ka kompensim direkt 480 ose 1000 euro! Do ketë rillogaritje tatimi pas plotësimit DIVA

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In