• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I vetmi që del i “nderuar” nga Dekreti i zgjedhjeve, është Veliaj

by Mero Baze
01/10/2025 18:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze 

Debati kushtetues për anashkalimin e Gjykatës Kushtetuese në procedurën e shkarkimit të Veliajt është i rëndësishëm vetëm për shtetin, jo për Veliaj. Veliaj është i interesuar të shpejtojë procedurën drejt Gjykatës së Strasburgut për të Drejtat e Njeriut për të ankimuar paraburgimin dhe në rastin konkret edhe shkeljet në shkarkimin e tij. 

Prandaj debatet për shkarkimin e Veliajt duhet ndarë nga interesat juridike të Veliajt në këtë proces. 

Erion Veliaj nuk po lufton të jetë kryetar bashkie. Ai post iu rrëmbye përmes një aksioni politik, në të cilin u përfshi me vetëdije të plotë madje dhe me zell SPAK-u, opozita dhe vetë segmente të Partisë Socialiste, duke krijuar një precedent të rrezikshëm në Shqipëri, që një të zgjedhur mund ta rrëmbesh nga zyra dhe pastaj me një procedurë të diskutueshme kushtetuese mund ta legjitimosh rrëmbimin e postit të tij. 

Por për të kjo është një çështje që ka mbaruar. Të vetmit që duhet të shqetësohen për këtë janë ata që janë ende të zgjedhur. 

Ai është i pandehur. Dhe interesi i tij është zbardhja e fabrikimit të akuzave dhe hedhja poshtë e tyre së paku në Strasburg, në kushtet kur besimi tek sistemi ynë i ri i drejtësisë ka rënë në nivele më të këqija se sa ka qenë në drejtësinë e vjetër. 

Tani çdo betejë mes institucioneve në këtë drejtim do ta bëjë edhe më qesharak shtetin. Fjala vjen, përfytroni dy skenarët e Gjykatës Kushtetuese:
– Skenari i parë që ajo e shkarkon Erion Veliajn pra e legjitimon shkarkimin. Pas kësaj krijohet precedent që çdo kryetar bashkie mund të paraburgoset nga një akuzë e krijuar me fabrikime, siç dëshmoi rasti i italianit tek denoncimi për Veliajn, dhe pastaj arrestohet për 3 muaj dhe ikën nga detyra.
– Nëse marrim skenarin tjetër që Gjykata Kushtetuese nuk e shkarkon Veliajn. Atëherë do kemi dy kryetarë bashkie, një të zgjedhur më 9 Nëntor dhe Erion Veliajn e pashkarkuar. Natyrisht në këtë rast do mbetet ai që zgjidhet më 9 Nëntor, pasi kemi thirrur popullin të votojë përsëri, ndërsa Veliajt duhet t’i japim rrogën deri më 2027. Siç kemi bërë me Arben Rakipin apo Dhori Sollakun kur janë shkarkuar në mënyrë antikushtetuese. 

Në pozitë qesharake vendoset dhe opozita. Ata e quajnë dekretimin e Presidentit Begaj për datën e zgjedhjeve në Tiranë antikushtetues, por vetë kanë votuar shkarkimin e Veliajt në Këshill Bashkiak. Natyrisht nuk kanë bërë ndonjë shkelje kushtetuese duke votuar, pasi kanë shprehur vullnetin e tyre politik, por nëse procesi sipas tyre është futur në rrugë antikushtetuese, atëherë ata janë në pozitë të vështirë lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhje në Tiranë. 

Nëse i bojkotojnë zgjedhjet në Tiranë do t’i quajnë frikacakë, dhe nëse marrin pjesë do t’i quajnë certifikues të shkeljes së Kushtetutës dhe duken banale deklaratat që bëjnë sot. 

I vetmi që del më dinjitoz nga kjo histori është viktima e këtij procesi, Erion Veliaj. Ai thjesht është viktimizuar më shumë në gjithë këtë proces politik ndaj tij, që nga fabrikimi i akuzave, shpikja e dëshmitarëve të rremë, pagesat për mitingje para zyrës së tij, arrestimi pa akuzë, shkarkimi pasi e kanë arrestuar dhe tani edhe ky debat kushtetues për zgjedhjet e reja. Në gjithë këtë histori, ai ka shërbyer vetëm si shkak që të gjithë të gabojnë duke shkelur Kodin Penal, Kodin e Procedurës Penale, pavarësinë e pushtetit lokal dhe në fund Kushtetutën. Po të kishte dënim me vdekje, do t’ua lehtësonte punën. 

Por në fakt shpresoj t’ia kenë lehtësuar ata atij. Natyrisht kam parasysh Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Se po të kishte gjykata normale këtu, ai nesër duhet të lirohej në Gjykatën e Lartë, pasi prej sot ai dhe zyrtarisht nuk është më kryetar bashkie, pasi është shpallur fushata elektorale dhe kanë rënë të gjitha arsyet përse është arrestuar. 

Por ata të tre që e gjykojnë janë pjesë e “drejtësisë” së re, e cila, është një pëzierje e Republikës së Prokurorëve me politikanët e korruptuar. 

Nëse më parë kishim një Republikë Kushtetuese me një gjyqësor të korruptuar, tani kemi një Republikë prokurorësh me politikanë të korruptuar që u kanë dorëzuar republikën nga frika e të ardhmes së tyre, duke i përfshirë ata në vendime politike dhe zhvlerësimin e votës së qytetarëve. 

Kështu që kjo histori i ka turpëruar të gjitha institucionet e shtetit dhe të drejtësisë, qeverinë dhe opozitën, të cilët të gjithë së bashku u përfshinë në një betejë absurde, pa ndonjë shkak madhor, vetëm që të merrnin medoemos për 45 ditë postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, pasi kishin paraburgosur kryetarin pa akuzë.
Mund të krenohen që ia arritën: Të dhjerë, por krenarë! 

Next Post
“Ndaluni, është e kotë! Do të përballeni me pasoja të rënda”/Rama reagon për ndërtimet pa leje në Valbonë (VIDEO)

“Ndaluni, është e kotë! Do të përballeni me pasoja të rënda”/Rama reagon për ndërtimet pa leje në Valbonë (VIDEO)

Comments 1

  1. Nesti Angon Dade Dumani says:
    4 months ago

    Thjesht dhe prerë, sot quhemi REPUBLIKA SPAKISTE e SHQIPËRISË

    Reply

Leave a Reply to Nesti Angon Dade Dumani Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

February 10, 2026
Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

February 10, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Coli’ 82-vjeçar që ëndërron qylin

February 10, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 4.8 godet Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen në Kosovë e Kukës

February 10, 2026
Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

Protesta e PD/ Policia: 16 efektivë në spital me djegie e dëmtime fizike, autorët do dalin para ligjit

February 10, 2026
“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

February 10, 2026
“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

February 10, 2026
Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

February 10, 2026
Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In