Një avokat në qytetin e Shkodrës ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës, pasi dyshohet për korrupsion.
Bëhet fjalë për Gjon Lepuri, 53-vjeç, banues në Shkodër me profesion Avokat pranë Dhomës së Avokatisë Shkodër.
Arrestimi i tij u bë në shtëpinë e tij. Avokati akuzohet për veprën penale të “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.
Sipas burimeve të Report Tv bëhet e ditur se avokatit në vitin 2010 i është vendosur eksploziv banesës së tij.
Në atë kohë 53-vjeçari pati deklaruar se nuk kishte konflikte me asnjeri, por disa herë është prononcuar se policia nuk ka bërë mjaftueshëm për të gjetur autorët./b.d.