“I turpshëm dhe i neveritshëm”/ Shtypi amerikan dhe ukrainas kritika për takimin Putin-Trump, media ruse duartroket

Shtypi amerikan është kritik, shtypi ukrainas është i neveritur, shtypi rus është i gëzuar. Kjo përmbledh reagimet e mediave në vendet më të përfshira ndaj rezultatit takimit midis Donald Trump dhe Vladimir Putin në Alaskë. Dhe nëse gazetaria është një matës i mirë i mënyrës se si shkuan gjërat në takimin midis dy presidentëve, nuk është e vështirë të shihet se kush fitoi dhe kush humbi më shumë.

Shtetet e Bashkuara

“Trump tërhiqet nga thirrja për armëpushim në Ukrainë, mbështet Putinin” është titulli kryesor i New York Times.

“Nuk u arrit asnjë marrëveshje, por nuk pati pasoja për Putinin”, shkruan David Sanger, një komentator për gazetën Neë York, “gjë që e bën edhe më mbresëlënëse pritjen e ngrohtë që mori nga udhëheqësi i Shtëpisë së Bardhë”.

I njëjti titull dhe analizë në Washington Post, e cila gjithashtu thekson se si sjellja e Trump në këtë takim po prodhon “një përçarje me aleatët e Uashingtonit”, nga Europa në Australi, të cilët prisnin një mënyrë tjetër për t’u përballur me Putinin në takim – për të arritur një marrëveshje ose të paktën një armëpushim.

Në rrjetin televiziv CNN , Fareed Zakaria , një nga ekspertët më autoritarë të Amerikës për çështjet ndërkombëtare, e përshkruan takimin thjesht si “të turpshëm”.

Rusia

Shtypi i Moskës reagoi me një ton të kundërt. Agjencia Tass, duke e përshkruar takimin si pozitiv për marrëdhëniet midis dy superfuqive, deklaroi se “tani i takon Kievit dhe Evropës të zgjedhin midis lëshimeve territoriale ndaj Moskës dhe vazhdimit të luftës”.

Kanali i Parë i televizionit kombëtar ia besoi komentet e samitit Dmitri Trenin, një analist i njohur dhe anëtar i Këshillit për Punët e Jashtme, sipas të cilit situata që është krijuar tani është “padyshim në favor të Kremlinit” dhe se “armiku” tani është Europa, e vendosur të “pengojë paqen midis Rusisë dhe Amerikës”.

Gazeta e përditshme Komsomolskaja Pravda është në të njëjtën linjë, sipas së cilës “topi është në fushën e Ukrainës dhe në atë të Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së, të cilët do të donin të vazhdonin armiqësitë”: i takon Uashingtonit t’i bindë ata, përfundon një editorial, se një qëndrim i tillë nuk do të çojë në asgjë.

Ukrainë

Sa i përket medias së Kievit, reagimi është uniform: tërbim, zemërim, neveri. “Një samit i neveritshëm”, shkruhet në titullin e gazetës Kiev Independent . “Ky samit ishte një provë gjenerale për tradhti”, pajtohet edhe Kiev Post . Rrjetet televizive dhe faqet e lajmeve ukrainase janë të shqetësuar se Amerika do ta detyrojë Zekenskyn të bëjë lëshime të papranueshme dhe mezi presin vizitën e presidentit ukrainas në Shtëpinë e Bardhë të hënën./La Repubblica

Next Post

TË FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com