• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I treti është SPAK

by Frrok Çupi
12/05/2022 14:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Nuk mund të thuash se SPAKU është i pari, edhe pse gjithë përkëdhelitë e botës po i shkojnë këto ditë. Dje, njëri nga specialët e organizmave kundër krimit, në llogaridhënie me shefin e SPAK, e pyeti kështu: ‘A jeni krenarë?…’.

Por edhe pse i përkëdhelur, SPAKU nuk mund të vihet në radhë para dy të parëve:

I pari është njeriu:

Ky, njeriu, kjo gjë kaq e vogël, i vetmi anëtar që kanë mbijetuar prej gjinisë Homo dhe sot jeton në 20 metra kub ajër dhe ‘merr me vete vetëm dy metra’, ka fuqinë më të madhe. Këtu ngatërrohen pushtetet, tiranët, gjykatësit, SPAK dhe superfuqitë: Mendojnë se ata janë të parët!. Jo, njeriu këtu po pret nga fuqitë e mëdha, nga qeveria e vet, nga gjykatësi, nga SPAKU…,  që t’i shërbejnë njeriut, kësaj gjëje të vogël. Cila është shërbesa? T’i japin njeriut në dorë të drejtën që i takon. Për fat të keq, gjatë këtij shekulli, e drejta që kërkon njeriu këtu ka marrë pamje të dhimbshme; por ajo është, s’ke ç’i bën. Më vjen në mendje pamja e dy nënave mirditore që kur dolën nga Kampi famëkeq i Internimit i Tepelenës (1949-1954), mbanin në duar trupat e dy vajzave të tyre foshnjë. Foshnjat kishin vdekur me kohë në Kamp, nënat i kishin varrosur aty pranë ku flinin vetë; dhe, kur dolën, kërkuan vetëm këtë të drejtë: Të marrin trupat e tretur!. I mblodhën dhe i mbanin rrugës si ‘Luis Vuitton’ nëna të  sotme.

Në thelb, bash këtë gjë po kërkon njeriu: Të gjithë të mëdhenjtë (që vijnë në radhë pas gjësë së vogël njeri), t’i japin në dorë të drejtën e vet. E drejta e mohuar e njeriut në këtë vend, ka edhe trajtën e kufomës, ka trajtën e pronës, ka trajtën e paqes, ka trajtën e gjësë së vjedhur nga pushteti, ka trajtën e nderit… Në këtë vend pushteti ka vrarë njerëz e pastaj i ka shkelur me këmbë; ka kapërcyer mbi ta e u ka dhunuar varret; i ka vrarë dhe u ka zhdukur trupat; i ka thërritur në spektakël ‘demokratik’ dhe i ka qëlluar para zyrës e pastaj u ka thënë ‘çohuni prapë, se ja ku e kam snajperin’; i ka mbytur në det, i ka sulmuar me tanke dhe avionë vetëm e vetëm pse janë ‘të jugit’. SPAK, që ndjehet më i fortë se njeriu dhe përkëdhelet si fëmijë, thotë se ‘ka kaluar koha’ e kthimit të të drejtës, ‘nuk ka më’. Në zakonin e lashtë të kombit thuhet se ‘gjaku i njeriut nuk shkon hupë’. Nuk shkon ‘hupë’ as gjaja e vjedhur prej njerëzve të shtetit a prej çdo sapience. Nëse do të lihet njeriu që të vendosë vetë se si do ta marrë të drejtën, atëherë një ditë nuk do të ketë nevojë as për SPAK, as për gjykatës.

Kjo është ajo ‘gjëja e vogël’.

I dyti është shteti Amerikan:

A keni pyetur ndonjëherë veten pse vallë fuqia më e madhe e botës u ‘land’ këtu në këtë vend, dhe vendosi t’i kthejë të drejtën Njeriut? Po pse, vallë?, a nuk ka plot njerëz të mjerë në botë që kërkojnë kthimin e të drejtës? Po, ka, deri edhe në Afrikë. Por këtu, në një komb aleat me Zeusin dhe me Perëndimin, është dhunuar e drejta deri në palcë; aq rëndë është dhunuar saqë vetëm një fuqi e madhe si shteti i Amerikës mund ta nxjerrë nga toka e t’ia japë njeriut të drejtën. A mund të ndodhë, për shembull, që Remzi Hoxha të gjendet në ujërat e Kune- Vainit, tash pas 30 vjetësh që e mbytën?. Ai është tretuar, por jo e drejta.

Shteti i Amerikës është ‘land’ këtu sepse pa një forcë si e tij, njeriu nuk mund të ta merrte trupin e ngrirë të njeriut të vet, as sa ajo që ndodhi në kampin e viti 1949.

Ja kjo është arsyeja pse këtu ndodhet shteti Amerikan. Kjo është edhe arsyeja që ‘të mëdhenjtë’ si presidenti e ish- presidenti po luftojnë që ta mbysin Amerikën ‘në Kune- Vain’.

A do ‘t’ia dalë Amerika ta bëjë këtë gjë menjëherë? Mund të mos ndodhë menjëherë. Por herën e dytë e bën… Në mos të dytën, të tretën…

E drejta i është zhytur njeriut aq thellë, saqë vetëm fuqia e madhe perëndimore mund ta ngrejë.

I treti është SPAK:

Këto ditë po përkëdhelet si nuset e katundit; por nuk është i pari, sigurisht. SPAK ka kërkuar fakte kriminale, ‘m’i tregoni!’, thotë se ‘ah ça do t’u bëj!’. Dje, në dhomën ngjitur me dhomën e SPAK, një deputet gati rrahu tjetrin. Pse? Ky tregoi vilën 760 milionë euro të deputetit opozitar. Faktet kriminale po i dalin ‘nga veshët’ këtij shteti demokratik.

A ka shpresë? Kjo është çështja.

Nëse nuk ka shpresë nga SPAK, atëherë do të ketë… Drejtësia e Re është ngritur për të mos dështuar. Mund të dështojnë disa specialë, por jo struktura. Prokurori i SPAK mund të jetë subjekt hetimi në SPAK, por jo mekanizmi që gropos të drejtën.

A e ka ‘të lehtë pendë’ barrën SPAK?… Si mundet?, në një vend ku presidenti, ish presidenti, ministra e shefa, mafiozë e lejtnatë janë kampionë të korrupsionit në botë? Ata mund të paguajnë edhe për Kampin e Tepelenës.

A i ka kaluar koha së drejtës?… Nëse jo, atëherë pse do të kishim nevojë për SPAK. SPAK është minatori i të drejtës, ai duhet të gjejë mekanizmat, veglat, instrumentet, paragrafët…, me qëllim që të vijë e drejta e njeriut. Presidenti ynë, vetëm në një pasdite të prillit të kaluar, gjeti aq shumë mjete:  kosore, sfurqe, kmesa, sëpata.., me të cilat do të priste duar e këmbë njeriu… E si nuk e gjen SPAK një instrument për të zhvarrosur të drejtën?!

SPAK është i treti, por është punëtori i dy të parëve.

Next Post
Horoskopi ditor për nesër, e Diel 15 Gusht 2021

Horoskopi ditor, e premte 13 maj 2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

September 19, 2026
Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

September 19, 2026
Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

September 19, 2026
Truproja enigmatike e Putinit që po komentohet si “Agjenti 007” personal i tij

Truproja enigmatike e Putinit që po komentohet si Agjenti 007 personal i tij

September 19, 2026
Trump i hap rrugë sanksioneve ndaj Rusisë, DASH miraton në parim shitjen e pajisjeve ushtarake për Ukrainën!

Trump publikon 25 “arritjet” e mandatit të tretë, nga emigracioni te bllokimi i armëve bërthamore të Iranit

September 19, 2026
Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave,  kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave, kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

September 19, 2026
Nis dita e 110-të e protestës, qytetarët mblidhen pranë Kuvendit, një grup i vogël shkon para SPAK-ut: Lironi çunat!

Protestuesit paralajmërojnë tubim më 8 tetor para Kuvendit: Të ndalim shkrirjen e bashkive

September 19, 2026
Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

September 19, 2026
Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

September 19, 2026
Hysni Zela rrëfen në “S’e Luan Topi”: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

Hysni Zela rrëfen në Se Luan Topi: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com