• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

I theu dhëmbin një shtetasi, gjobë 200 mijë lekë për policin

by Aalison Pearse Stevens
18/02/2016 20:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një punonjës policie është dënuar me 200 mijë lekë gjobë nga Gjykata e Tiranës për dhunën që ka ushtruar pa asnjë shkak ndaj dy të rinjve në kryeqytet. I pandehuri Ardian Halltari është fajë suar për “veprime arbitrare” gjatë një episodi të ndodhur në 25 prill 2015 pranë ambasadës amerikane, në Tiranë, ku i ka thyer dhëmbin një të riu dhe ka rrëzuar në tokë një tjetër.

Sipas Gjykatës, ka qenë ora 4 e mëngjesit të kësaj dite kur një grup të rinjsh kanë kaluar në rrugën pranë kësaj njësie diplomatike. “Kur kanë kaluar pranë vendrojës së policit, nga ajo ka dalë i pandehuri Ardian Halltari, i cili i ka thënë pse më shave.

Shtetasi Kejdi C. i ka thënë që nuk të shau njeri, por i pandehuri, i veshur me uniformë policie, e ka qëlluar me grusht në fytyrë. Pas ndë- rhyrjes me fjalë të personave me të cilët ishte kallëzuesi Kejdi C., punonjësi i policisë ka qëlluar edhe shokun e tij, Olsi M.

Pas kësaj personat e goditur i kanë marrë numrin e identifikimit punonjësit të policisë dhe janë larguar e kanë bërë kallëzimin përkatës ndaj tij”, rrëfehej ngjarja në vendimin e Gjykatës.

Referuar dëshmive të marra nga të pranishmit në vendin e ngjarjes, Gjykata ka arsyetuar se i pandehuri ka përdorur dhunën ndaj qytetarëve që vetëm ishin duke kaluar në rrugë, pa asnjë shkak të ligjshëm, duke shfrytëzuar uniformën e policisë. Gjatë gjykimit i pandehuri ka shfaqur pendesë për veprimin e kryer.

Next Post

Europa League, fluturon Sevilla, bie United

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com