Vendimi i Gjykatës për të lënë në burg 11 presona të cilët protestuan në “Rrugën e Kombit, protestë e cila degjeneroi në dhunë, nuk është pritur mirë nga familjarët e tyre.
Një prej qytetarëve të pranishëm në protestën përpara Gjykatës së Tiranës ka kërcënuar në trasmetim live Prokuroren e Përgjithshme të përkohshme, Arta Marku me hakmarrje, për shkak të vendimit që mori sot Gjykata.
“I them Arta Markut se do të hakmerremi deri në pikën e fundit të gjakut.
Ke shkelur Kushtetutën që garanton lirinë e qytetarëve.
I ke hequr lirinë banorëve të Kukësit. Ne nuk do të ndalemi”, u shpreh një nga familiarët e personave që u lanë në burg.
a.ç










