• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“I the demokratëve mos dilni në zgjedhje”, plas sherri mes Dudushit dhe Bardhit: Më fal, ti je zëdhënësi i SHBA-ve?!

by A R
07/09/2023 08:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Alban Dudushi është përplasur ashpër me deputetin demokrat Gazment Bardhi sa i përket pjesëmarrjes në zgjedhjet e 14 majit.

Sipas Dudushit, me mosnxjerrjen e kandidatëve për kryetar bashkie dhe Këshill në të gjithë vendin, Bardhi u tha në mënyrë indirekte votuesve mos merrni pjesë në zgjedhje sepse nuk duam t’i bëjmë hije Ramës.

Një deklaratë e tillë nuk është pritur mirë nga Gazment Bardhi, i cili theksoi se mes Edi Ramës dhe Sali Berishës ai zgjedh gjithmon Sali Berishën.

Pjesë nga debati:

Rakipllari: Keni shkuar gjykatë më gjykatë për të mbrojtur këtë lloj vule që ka ai.

Bardhi: Po pra, por se zgjidhim dot atë lloj çështje.

Rakipllari: A ka reflektim? Sepse Berishën e keni shumicë.

Bardhi: Patjetër që ka reflektim. Reflektimi i parë vjen në zgjedhjet e 14 majit ku 250 mijë qytetarë shqiptarë që na kishin votuar një apo dy vite më parë qëndruan në shtëpi dhe u distancuan nga ky konflikt që po dobëson opozitën.

Dudushi: U tha Bardhi mos dilni të votoni se nuk do të nxjerrim kandidat.

Bardhi: Unë u thash të mos dilnin të votonin?

Dudushi: Po jo, ti duke qenë brenda strukturave të PD-së the që ne nuk nxjerrim kandidat sepse nuk duam t’i bëjmë hije asaj partisë që nuk ishte partia juaj.

Bardhi: Joo, u thash që të mos fitonte Edi Rama.

Dudushi: Dhe normalisht, ai potencial që kishte Partia Demokratike brenda, ajo parti që deri dje ti e përfaqësoje, praktikisht vendosi të mos dilte fare të votonte. Kaq e thjeshtë është kjo histori.

Bardhi: Unë e përfaqësoj akoma… Doli partia në zgjedhje, por t’i si paske ndjek zgjedhjet.

Dudushi: Jo mo dolën ata të Sali Berishës. Dolën 100 mijë, ata që dolën për të votuar 1-2 kandidatët tuaj, të cilët prapë i luftuat megjithëse i nxorët vetë. 200 e ca mijë ishin në shtëpi edhe për shkakun tënd.

Bardhi: Jam për shkakun e konfliktit të ndezur në opozitë sepse nuk mundet një njëri normal t’iu besojë dy pjesëve që hahen me njëra tjetrën.

Dudushi: Thelbësorja në këtë histori është që juve…

Dudushi: Si e zgjidhim dot? E ça domethënë nëse se zgjidhim dot?! Po rrini ashtu siç ishit. Ashtu rrini, siç ishit kur iu thoshit SHBA-ve nuk iu duam juve, do mbajmë bacën që kemi këtu…

Bardhi: Më fal, ti je zëdhënësi i Shteteve të Bashkuara?!

Dudushi: Jo mo unë nuk jam, por deri dje ishte ti zëdhënësi i SHBA-ve. Tani nuk je…

Bardhi: Jam akoma. E kam thënë dhe e përsëris, mes SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Sali Berishës unë zgjedh SHBA-të, Britaninë e Madhe dhe BE.

Dudushi: Këtë tha dhe Lulzim Basha.

Bardhi: Ama me një diferencë, mes Sali Berishës dhe Edi Ramës, unë zgjedh Sali Berishën.

Next Post
Rindizen tensionet në Paris, 16-vjeçari vdes gjatë ndjekjes nga policia

Rindizen tensionet në Paris, 16-vjeçari vdes gjatë ndjekjes nga policia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

November 2, 2026
Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

November 2, 2026
Pensionistët marrin bonus, të moshuarit që jetojnë jashtë vendit mund ta tërheqin deri pas 36 muajsh

Pensionet private dhe pagat informale, eksperti shpjegon çfarë i pret pensionistët dhe si mund të sigurohet e ardhmja financiare

November 2, 2026
Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

November 2, 2026
Trump: SHBA-të do të merren me Kubën pasi të zgjidhin situatën me Iranin

Sulme të reja ndaj Iranit, përgjigjet Trump: Ata na u lutën të ndalojmë dhe ne do ta bëjmë

November 2, 2026
Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

November 2, 2026
Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

November 2, 2026
Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

November 2, 2026
Rama u drejtohet prindërve të protestuesve: Fatura e dëmeve do ju përndjekë deri në fund

Projekti në Sazan, Rama: S’ka marrëveshje me investitorët, flamingot nuk do të përfundojnë në mëngjesin e Trump!

November 2, 2026
Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In