• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“I thashë Bashës që e prishe operacionin”/ Berisha: Më 17 dhjetor prokurorët belgë e presin në zyrë për dosjen “Toyota Yaris”

by Java News
03/12/2021 18:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë foltores së mbajtur sot në Bilisht ish-kryeministri Sali Berisha foli mbi dosjen e “Toyota Yaris”, duke u shprehur se i kishte kërkuar llogari Bashës për dekonspirimin e operacionit.

Sipas Berishës, Edi Rama i mbylli dosjen Lulzim Bashës, por Prokuroria belge nisi hetimet dhe në datën 17 prokurorët belgë e presin kreun e PD-së në zyrë.

“Ish-ministri ynë i brendshëm deklaron një ditë në Parlament, se ditën e shtunë do vijnë 5 mln euro me Toyota dhe do i presin. Në pamje të parë të dukej si fantazi. E pyes zotëri si e bëre ti këtë deklaratë? Thoshte është e sigurt që do vijnë. Por nëse është e sigurt, si mund të dekonspirosh ti operacionin? Kjo deklaratë do të thotë paralajmërim i atyre që mos hyjnë në Shqipëri dhe dështim i operacionit. Jo tha se e ndjekin me GPS dhe nuk ndodh. Ato erdhën, doli fjalë për fjalë, por ata që duhet ti prisnin nuk dolën, ata ikën.

Hapet dosja, merret në pyetje peng-kryetari, për të gjithë atë aferë dënohet një njeri. Edi Rama i mbylli dosjen peng-kryetarit, por dosja i kishte rrenjet në Belgjikë, dhe prokuroria atje kishte nisur hetimet. Nëse Rama i mbylli dosjen e Tiranës atë (të Belgjikës) nuk e mbyllte dot. Këto kohë gazetarët investigative zbulojnë dokumente autentike ku prokuroria”, tha Berisha.

“Tani fjala është e drejtësisë belge që e mori njëherë në pyetje peng-kryetarin. Drejtësia belge është e pavarur dhe ka kërkuar marrjen e tij me forcë në pyetje dhe procedimin penal. Dua ti kërkoj këtu jep dorëheqjen, mos u fshi pas dosjeve të tua. Edi Rama të ka mbajtur peng me dosjen në Shqipëri, por në Belgjikë rezulton i hapur anëtar i organizatës kriminale.

Ai prishi operacionin dhe unë këtë ia kam thënë pa ardhur Toyota në Shqipëri. Kam patur zero njohuri se drejtësia belge e ka dhënë për ndjekje penale. Edi Rama ka fshehur faktin se ishte thirrur 5 herë për tu proceduar penalisht. Tetorin e kaluar është thirrur përsëri, dhe sipas burimeve në datën 17 dhjetor prokurorët belgë e presin në zyrën e tyre. Edi Rama mund të mbyllë dhe hapë dosjen sipas qejfit por nuk të shpëton nga kjo shumicë gjigante e PD-së. Je i përfunduar”, shton Berisha./m.j

Next Post
Pacienti zero në Greqi rrëfen simptomat e variantit “Omicro”: Kur po flija më pickoi në gjoks!

Pacienti zero në Greqi rrëfen simptomat e variantit “Omicro”: Kur po flija më pickoi në gjoks!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kreu i Veteranëve të UÇK: Ngatërrohet emri i Tahir Sinanit, po keqpërdoret për arsye politike

Kreu i Veteranëve të UÇK: Ngatërrohet emri i Tahir Sinanit, po keqpërdoret për arsye politike

June 25, 2026
Ish-Presidenti i Francës: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE deri në 2030

Ish-Presidenti i Francës: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE deri në 2030

June 25, 2026
Nisin legalizimet në zonat përgjatë hekurudhës Durrës-Tiranë, Kadastra jep detajet

Nisin legalizimet në zonat përgjatë hekurudhës Durrës-Tiranë, Kadastra jep detajet

June 25, 2026
Deputeti i PS nxjerr zbuluar kundërshtarët e investimit në Zvërnec, ngre pikëpyetje për autobusë nga Greqia dhe përfshirjen e Belerit

“Po bëni tradhëti!”, Bido nxjerr videon e kreut të MEGA-s greke që bën thirrje për mbështetjen e protestave

June 25, 2026
VIDEOLAJM/ Dita e 26-të e protestës, ja sa është pjesëmarrja

VIDEOLAJM/ Dita e 26-të e protestës, ja sa është pjesëmarrja

June 25, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Protesta nuk i bën punë PD-së edhe sikur ta udhëheqë vetë Berisha

June 25, 2026
“Jo çdo zë në shesh është legjitim”, Lamallari: Në protesta ka elementë me agjenda që s’lidhen me interesin kombëtar

“Jo çdo zë në shesh është legjitim”, Lamallari: Në protesta ka elementë me agjenda që s’lidhen me interesin kombëtar

June 25, 2026
Analisti: Përmes luftës kibernetike po prodhohen realitete të manipuluara, protesta po shkon drejt rënies

Bllokuan qarkullimin, procedohen penalisht 11 protestues, mes tyre edhe Dritan Goxhajn

June 25, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Provokimi me 4 korrikun, Ikballja e Albinit dhe mesazhet e koduara të SHBA

June 25, 2026
“Vendimi për dëbimin e Hudutit u mbështet në të dhënat e inteligjencës”, Lamallari: Kërcënon sigurinë kombëtare

“Vendimi për dëbimin e Hudutit u mbështet në të dhënat e inteligjencës”, Lamallari: Kërcënon sigurinë kombëtare

June 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In