Portieri i shpresave të Shqipërisë i cili i tha “Jo” Greqisë për të mbrojtur ngjyrat kuqezi, është transferuar këtë verë te skuadra portugeze e Rio Ave.
Olympiacos ka vendosur që të huazojë për një sezon gardianin shqiptar te porugezët e Rio Ave.
“Mirësevjen Sina” – shkruan klubi portugez i Rio Ave në rrjetet sociale. Sinën e pret një punë e vështirë në kampionatin portugez, pasi konkurrenca është e madhe.
Vlen të theksojmë se lojtari refuzoi Greqinë, për të qenë pjesë e përfaqësueses së Shqipërisë. Debutimi i tij me Rio Aven në një ndeshje zyrtare mund të vijë ndaj Sportingut, në takimin e parë të Liga Portugal.
/a.r