• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I sulmuan makinën, flet ish-kandidatja e PD në Shkodër: S’është politike, jam e shokuar

by A R
05/06/2023 10:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kandidatja e PD të Alibeajt për këshillin bashkiak në Shkodër, Alida Haxhia, thotë se mëngjesin e ditës së sotme ka dashur që të niset për në Shkodër nga resorti ku po qëndronte në Shëngjin, por ka vënë re makinën e saj me xhama të thyer.

Haxhia dyshon se kjo ngjarje mund të jetë shkaktuar nga persona të cilët kanë “privatizuar” zonën dhe kanë dashur që t’i japin një mesazh jo vetëm asaj, por edhe kujtdo që ka në mend ta parkojë makinën aty.

Ajo thotë se nuk mendon që kjo ngjarje ka të bëjë me politikën.

Haxhia bën thirrje për zbardhje sa më të shpejtë të ngjarjes dhe vënies para drejtësisë së personave përgjegjës.

Alida Haxhia: Unë jam një qytetare shkodrane. Quhem Alida Haxhia, mbrëmë rreth orës 22:00 kam parkuar makinën time në pozicionin që ju e shihni vetë. Nuk është në vendin më të mirë të mundshëm, por duke pasur parasysh që sot në mëngjes kam dashur që të ik drejt qytetit tim, Shkodrës, mendova se e kam më thjeshtë dhe sot në mëngjes kur jam ngritur për të ikur në Shkodër, pashë makinën time super të dëmtuar.  Dyshoj vetëm që personat përreth ku kanë shkuar dhe kanë vendosur tabela, gjatë gjithë rrugës, këto mund të jenë personat që mund të më kenë dëmtuar makinën. Unë e marr parasysh vetëm si dëm ekonomik, nuk kam probleme me persona të caktuar që mund të ma kenë bërë si dëm personal, është vetëm dëm ekonomik për të ju dhënë një shembull të caktuar edhe qytetarëve rreth e përqark që të mos e parkuar makinën në një ambient që mbase e kanë privatizuar dhe kanë thënë mbase që kjo është prona jonë, mos parkoni se ju japim këtë shembull. Di të them se jam e shokuar, jam jashtëzakonisht jo mirë duke pasur parasysh se është një automjet me targa të huaja, të tim shoqit francez. Nuk është një shembull i mirë, as për turizmin, as për Shëngjinin, personalisht, as për resortin.

Pyetje: A mendoni se kjo është politike?

Alida Haxhia: Jo, nuk mendoj se është politike, nuk besoj se mund të jetë një problem politik që të vihet dorë në një makinë private, aq më tepër larg Shkodrës, në një pikë turistike. Është problemi i parë dhe shpresoj të jetë i fundit që më ka ndodhur mua. Kërkoj zbardhjen e ngjarjes dhe të nxirren fajtorët sa më shpejt të jetë e mundur. Unë kam një hyrje të vogël në resort dhe isha me pushime. Kam ardhur të shtunën dhe besoj se do të iki sot në mëngjes dhe po iki bukur me karrotrec.

/a.r

Next Post
Bardhi akuza për arrestimin e sekretares së MSH; Ministrja: Ju i strehonit vrasësit në institucione

Bardhi akuza për arrestimin e sekretares së MSH; Ministrja: Ju i strehonit vrasësit në institucione

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com