• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

I shpëtoi vdekjes 2 herë/ Kush është Saimir Taullau, rivali i përjetshëm i Aldo Bares. Vëllai iu ekzekutua ditën e zgjedhjeve

by Java News
25/09/2020 13:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Saimir Taullau, i cili u arrestua ditën e sotme në Maqedoninë e Veriut për llogari të drejtësisë zvicerane është një person mjaft i njohur për drejtësinë shqiptare dhe jo vetëm. 49-vjeçari nga Lushnja, ku dhe njihet si një biznesmen i fuqishëm, është vëllai i Baki Taullaut, i cili u ekzekutua në vitin 2005, ngjarje për të cilën vetë Saimiri ka akuzuar kreun e bandës së Lushnjes, rivalin e tyre të përjetshëm, Aldo Bare.

Konflikti mes dy bandave ka nisur që në vitin 1997, kohë kur Aldo Bare bënte ligjin në Shqipëri. Në ato vite, Aldo Bare kërkonte që të rekrutonte në bandën e tij Saimir Taullaun, familja e të cilit kishte në pronësi një pikë karburanti dhe disa biznese, por ai refuzoi.

Që nga ky moment, banda e Lushnjes nisi të vendosë gjoba kundrejt familjes Taullau, gjë e cila përfundoi me vrasjen e Baki Taullaut, në vitin 2005, ditën e zgjedhjeve. Bakiu u ekzekutua për 500 mijë euro, por pavarësisht dëshmisë dhe akuzave të ngritura nga vetë Saimir Taullau për Baren, kjo ngjarje ende nuk është zbardhur.

“Vëllai im i kishte paguar disa herë gjobat që grupi i Bares i kishte vendosur, dhe kur ai nuk i pagoi më, atëherë atë e vranë. Natën që po festonim fitoren e zgjedhjeve të qershorit 2005, në sheshin ku ishim mbledhur, erdhi Leonard Prifti me një kapele në kokë dhe një djalë tjetër biond. Prifti qëlloi vëllain tim, Bakiun për vdekje, ndërsa ai ,djali biond, m’u qep mua për të më vrarë. U sulëm nga anë të ndryshme për të shpëtuar dhe më vonë mësova për vrasjet,”- tha në atë kohë Saimir Taullau.

Saimir Taullau është një person me precedentë të theksuar kriminalë. Ai është akuzuar disa herë për vrasje dhe trafik të lëndëve narkotike, por ka mundur të dalë i lirë. Taullau dyshohet edhe se ka pasur të bëjë në vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës, ngjarje për të cilën është vënë në pranga Orges Bilbili.

Saimir Taullau ka rënë edhe dy herë pre e atentateve. Atij iu bë atentat më 24 nëntor të vitit 2018 në rrethrrotullimin e Plugut, para lokalit të tij, nga i cili shpëtoi me dëme të lehta. Në tetor të vitit 2017, atij iu bë një tjetër atentat, por sërish ai ka arritur të shpëtojë me vetëm një plumb.

g.kosovari

Next Post
Mazi në Romë, takime me zyrtarë të lartë italianë: Mbështetje e plotë, Italia mike drejt integrimit në BE

Mazi në Romë, takime me zyrtarë të lartë italianë: Mbështetje e plotë, Italia mike drejt integrimit në BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dronë nga Jemeni dhe Irani sulmojnë Izraelin, Houthi rrezikojnë bllokimin e Detit të Kuq

Dronë nga Jemeni dhe Irani sulmojnë Izraelin, Houthi rrezikojnë bllokimin e Detit të Kuq

March 30, 2026
Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

Kurti zbardh takimin me Macron: Integrimi, siguria dhe mbrojtja në fokus të bisedimeve

March 30, 2026
Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

March 30, 2026
Sot deputetët në seancë, PD kërkon interpelancë me ministrin e Brendshëm

Sot deputetët në seancë, PD kërkon interpelancë me ministrin e Brendshëm

March 30, 2026
Çfarë po ndodh me rrugën e Ballkanit drejt BE-së?

Çfarë po ndodh me rrugën e Ballkanit drejt BE-së?

March 30, 2026
“Shpresoj që gjyqi ndaj Veliajt të jetë i drejtë”, ish-kreu i Bashkisë së Bogotas: Ka bërë punë të jashtëzakonshme…

“Shpresoj që gjyqi ndaj Veliajt të jetë i drejtë”, ish-kreu i Bashkisë së Bogotas: Ka bërë punë të jashtëzakonshme…

March 30, 2026
Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

March 30, 2026
Çfarë më çuditi te Gaz Bardhi pas Kuvendit? Qafoku lexon “këshillat”: Protesto ndaj liderit tënd

Kur një oficer nazist dhe një oficer britanik u “takuan” në vilën e Eqrem bej Vlorës në vitin 1944 në Tiranë

March 30, 2026
Hëna e plotë në shenjën e Shigjetarit më 11 qershor, 4 shenja do pësojnë ndryshime nga ky fenomen astrologjik

Kjo javë do t’ju ndryshojë financat, tre shenjat e Horoskopit që do të kenë sukses

March 30, 2026
Pse SHBA-të kanë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

Pse SHBA-të kanë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In