• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

I shpëtoi 97-s, por jo…/ Nehat Kulla ishte i infektuar me koronavirus, “Gjenerali” s’pranoi të shtrohej tek Sanatoriumi

by Java News
16/06/2020 12:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

U raportua si një vdekje natyrale, por Nehat Kulla, i njohur edhe si “Gjenerali”, ka ndërruar jetë për shkak të COVID-19. Dosja.al mësoi ekskluzivisht se mbrëmjen e djeshme, Nehat Kulla i shoqëruar nga një familjar u paraqit në urgjencën e Sanatoriumit me gjendje tepër të rënduar dhe vështirësi serioze në frymëmarrje.

Ai iu nënshtrua skanerit të mushkrisë dhe rezultoi me pneumoni bilaterale intersticiale grada e fundit, imazh tipik sipas mjekëve për COVID 19.

Atij iu mor tamponi dhe iu kërkua shtrimi në spital, por edhe pse në gjendje tepër të rënduar, Nehat Kulla ka refuzuar shtrimin dhe është kthyer në shtëpinë e tij ku ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit.

67-vjeçari është anëtari i dytë i fisit Kulla, dhe më i rëndësishmi i familjes që shuhet nga virusi. Më 28 prill, i vëllai, Ramazani vdiq pasi ishte infektuar me koronavirus. Kjo do të ishte edhe dalja e fundit publike e “Gjeneralit”, i cili evitonte daljen nga banesa për shkak se vuante nga disa sëmundje.

Tabela e COVID

Por kush ishte Nehat Kulla dhe pse mori nofkën “Gjenerali”

Nehat Kulla njihet nga drejtësia shqiptare si kapoja i një prej bandave më të rrezikshme në Tiranë përgjatë viteve 1997-2000. Ai u dënua me 20 vite burg për vrasjen e shoferit të ish-ministrist të Brendshëm, Halit Shamata, Halim Gjuzit. “Gjenerali”, bashkë me familjen morën nën patronazh repartin “Xhenios” në Tiranë, që ngeli i padëmtuar nga sulmet e 1997-ës. Nehat Kulla thuajse arriti të krijojë një komisariat policie në Kinostudio dhe Tufinë ku ruanin zonën. Ai mori nofkën “Gjenerali”, pasi në 1997, grabiti   një kamionçinë ushtarake tip Shevrolet (Chevrolet) me targa ushtrie dhe sinjale policie dhe mbante veshur uniformë ushtarake. Ky mjet unik për kohën në Shqipëri ishte në duart e Nehat Kullës, i cili hoqi mënjanë modestinë për të pozuar para kamerave i veshur si gjeneral me uniformë dhe automatik, të cilin nuk e lëshonte asnjëherë nga dora.

g.kosovari

Next Post
Arrestohet në Poloni koka e grupit të Dukagjinit/ Urdhëroi rrëmbimin e Jan Prengës

Arrestohet në Poloni koka e grupit të Dukagjinit/ Urdhëroi rrëmbimin e Jan Prengës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In