I shpërthen makina, shoferi sherr me oficerët e policisë, arrestohet (Video)
Një makinë ka marrë flakë mbrënë Durrës, ndërsa drejtuesi i saj bënte sherr me policët.
Sipas njoftimit të policisë shtetasi Flori Mullaj 35 vjeç, banues në Sukth të Durrësit është arrestuar pasi; Më datë 25.09.2015 ka goditur me grusht, gjatë kryerjes së detyrës Punonjësit e Policisë së Rendit,të cilët kanë qenë duke kryer veprimet për sigurimin e vendit të ngjarjes,pasi po digjej makina tip Golf me targa AA 660 GO,në pronësi të të arrestuarit.
Makina është djegur në pjesën e përparme dhe shkak ka qenë fakti se drejtuesi i mjetit i ka dhënë makinës me frena dore. Gjithashtu,nga kontrolli që i’u bë me aparat Drager ka rezultuar se shtetasi i mësipërm kishte konsumuar pije alkoolike në masën 0.42 MG/L.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale ”Goditja për shkak të detyrës”parashikuar në nenin 237 të Kodit Penal.
https://www.youtube.com/watch?v=lTJCO54D8Mk









