Policia e Shkodrës arrestoi një 22-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për një plagosje të ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar. Në pranga përfundoi Ensi Shtubina, banues në Shkodër. Gjatë kontrollit fizik iu gjet një armë zjarri pistoletë me municion.
“Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se ky shtetas ishte me masë sigurie “Arrest në burg”, pasi akuzohet se më datë 23.12.2024, gjatë një konflikti të çastit, në lagjen “Skënderbeg”, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin Arsen Beqiri”, tha policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.