• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

I shpallur në kërkim, arrestohet “Tony Montana” i Lezhës. Pranga dhe 25-vjeçarit, braktisi mjetin me 27 kg kanabis në rrugë

by Java News
02/01/2021 11:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Lezhës ka arrestuar dy persona, të cilët ishin shpallur në kërkim. Dy të arrestuarit akuzohen  për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve ” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Njëri prej të arrestuarve është Filip Shtjefni, i njohur ndryshe si “Tony Montana” i Lezhës. Ky i fundit sipas policisë ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë e ka dënuar me 2 vite burg , për veprën penale “Heqje e paligjshme e lirisë”.

Në vitin 2016 ai ka mbajtur pa dëshirën e tij një të re, e identifikuar asokohe si Eglantina Metolli, të cilën e shfrytëzonte për prostitucion.

Njoftimi i plotë i policisë:

Vijon puna  për kapjen e personave të shpallur në kërkim

Kapen dhe ndalohen2 shtetas  të  shpallur në kërkim për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve ” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”

Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, nga shërbimet e Policisë Lezhë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë  Nr.6 Tiranë është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit:

– K.K., 25 vjeç, banues në fshatin Barbullojë, Lezhë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.  Më datë 28.10.2020, në afërsi të një lokali në aksin rrugor Mikot-Lezhë nga sherbimet e Policisë Lezhë është bërë ndalimi i një mjeti me  drejtues shtetasin  K.K., i cili braktisi mjetin dhe u largua.

Gjatë  kontrollit të mjetit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan  27 kg lëndë narkotike canabis sativa, si dhe  arrestuan në flagrancë bashkëpunëtorët  tij, shtetasi N.T .dhe Z.M.

Gjithashtu, nga sherbimet e Policisë Lezhë është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit Filip Shtjefni, banues në Lezhë,i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë e ka dënuar me 2 vite burg ,për vepren penale “Heqje e paligjshme e lirisë”, pasi ky shtetas  në vitin 2016 ,ka mbajtur pa dëshirën e saj shtetasen E.M.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

g.kosovari

Next Post
‘BE duhet të ndërhyjë urgjentisht në Ballkan’/ Roth: Çdo hezitim i mëtejshëm do të kuptohet si dobësi

'BE duhet të ndërhyjë urgjentisht në Ballkan'/ Roth: Çdo hezitim i mëtejshëm do të kuptohet si dobësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri në Belgjikë alarmon Gjermaninë, evakuohen banorët pranë kufirit: Flakët vetëm 1.5 km larg

Zjarri në Belgjikë alarmon Gjermaninë, evakuohen banorët pranë kufirit: Flakët vetëm 1.5 km larg

August 16, 2026
Kur hekurat e qelisë nuk janë pengesë/ Ish-krerët e UÇK-së votojnë në zgjedhjet e Kosovës nga paraburgimi

Hamza: Pas 6 vitesh në Hagë, 16 shtatori duhet t’i kthejë në shtëpi ish-krerët e UÇK-së

August 16, 2026
Flamingo, 80 ditët pa të nesërme, pa fytyrë dhe emër

Flamingo, 80 ditët pa të nesërme, pa fytyrë dhe emër

August 16, 2026
Tritoli i shkatërroi gjysmën e banesës, Ylli Zalla: Policia dhe bandat po tentojnë të më vrasin

Tritoli i shkatërroi gjysmën e banesës, Ylli Zalla: Policia dhe bandat po tentojnë të më vrasin

August 16, 2026
Kush lufton me kancerin, nuk kthehet më kurrë e njëjtë! 

Shkrirja e Bashkisë Selenicë!

August 16, 2026
Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

August 16, 2026
Sulm me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

Sulm me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

August 16, 2026
Sherr mes shitësve të biletave në Portin e Vlorës, njëri nxjerr thikën dhe plagos tjetrin

Sherr mes shitësve të biletave në Portin e Vlorës, njëri nxjerr thikën dhe plagos tjetrin

August 16, 2026
“Epsteini” ynë

Zjarri në Vlorë dhe tymi në Kosovë

August 16, 2026
Tragjedi nga zjarret në Salaminë, 2 viktima dhe qindra të evakuuar, banorët nxirren me varka nga ishulli

Tragjedi nga zjarret në Salaminë, 2 viktima dhe qindra të evakuuar, banorët nxirren me varka nga ishulli

August 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com