• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“I shoftë mortja, i shoftë”- Satira e Gjekmarkajt për përplasjet në Kuvend: Kur Opozita i ktheu të pasmen Babos, nja dy-tre nga ministrat..

by Os De
19/11/2025 18:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Agron Gjekmarkaj 

Kronika bëhet dëshmitare e një dite plot me makthe! 

Uaaau, Uaaauu, Uaauuu — sipas stilit të Morricones, pasthirrmat rrënqethëse të Zeniqesë u shfaqën si kolonë zanore e seancës parlamentare!!
Sot i kishte nga hareja, të cilën nuk e fshihte dot!
Ardhja e Babos ishte një ngjarje e madhe! “Erdhi, erdhi, erdhi!” — u dëgjua zëri i çjerrë i Dilos dhe, pas atij turravrapi, tre-katër deputetë të rinj socialistë, duke shtyrë njëri-tjetrin, u rrëzuan! 

Një buçko nga Elbasani zu nën vete Erjon Malajn dhe një tjetër që e mban emrin sekret ngjitur me të! Personalisht nuk u mërzita, se ata kanë zëvendësuar Mimi di Puccinin dhe Etilden që ishin yndyra e kronikës dhe pasqyra ku ajo korrigjohej!
Fat që Kiduina me Saren, me një fuqi fizike të jashtëzakonshme, e ngritën qerratanë nga plandja! Vuajtën ca, po ia dolën! Sara më befasoi për këmbënguljen, Kiduina për humanizmin! 

Dy çunat e tjerë, më në fund, filluan të merrnin frymë! 

I lënduari u ul afër Ogit dhe po justifikohej: “Po ja, shëndeti i tepërt dhe mungesa e eksperiencës më bënë të bie.” 

Ajo i tha që Babo çmon shumë dlirësinë dhe pasionin ndaj punës, ndaj ndihu krenar — “Këto nuk janë plagë, janë dekorata; kush e di sa do donin Ulesia me Damon t’i shihte ai te këmbët e veta, po s’e kanë atë shans! Zvarritja ka hierarki!” 

Tre “buajt” e parlamentarizmit — Niko, Tao e Toni — kaluan momente të vështira!
“Kryebualli” Niko se desh veten, gati sa nuk i ra zali, kur Opozita i ktheu të pasmen Babos, edhe pse nja dy-tre nga ministrat e rinj qafiret iu bë syri bakërr e kush e di ku i shkonte mendja! “E ç’më duhet vetja gjallë pas kësaj mandate ,” — me zë të shuar llafosej — “i shoftë mortja, i shoftë!” 

“Bualli” tjetër, Toni, i lutej Zotit. Ishte hera e parë që ja vinte në dyshim ekzistencën: “Nëse je lart në qiell, lëshoju një rrufe mbi ato prapanica që guxuan t’ia kthejnë Babos si të ishin topat e nemcës!” 

“Bualli” Tao, i cili lëronte arat e rregullores si të ishin ato të xhajes, na kërcënonte me ndërprerje diskutimesh dhe i thoshte Kukos: “Fjalët e tepërta janë fukarallëk! Foli Babua boll, pse duan të flasin të tjerët?! Ne jemi të gjithë për një dhe njëshi flet për të gjithë!” 

Jorushi i Tabakeve, ose Urushi, siç zonja Jozefinë e përkëdhel me ëndje, kishte rënë sot në një melankoli safike, pavarësisht se fjalët mbi qeverinë i lëshoi si breshëri në kallamboq! 

Habi Urushi — aq përkorje në veshje e qashtersi ne sjellje e po aq zjarr në muhabet politik! 

Everest Dedaj e Marash Logu, dy këshilltarët e grupit, si dy lahutarë antikë, mekeshin nga gëzimi në shkallët e Kuvendit që Gaz Bardhi po kthehej nga kurbeti politik për t’i trazuar midenë Belës harami! Pritja e gjatë i kishte drobitur! 

Ervin Demua i bënte fotografi vetes dhe lëshonte një “hëëm” të zgjatur, e pastaj pyeste veten: “Jam ministër unë? Pse më duket vetja si avdall?”
Genc Gjonçaj vërtitej si fyell ndër male për të kapur një vend në kronikë! 

Unë dhe Gjin Gjoni, si dishepuj të Dash Sules, kishim vënë nga një shamizë në xhepin e xhaketës, tek na brente dilema — a vjen dita që nxënësit t’ia kalojnë mësuesit?! Ah, mër Dash, mër Dash — si e le jetime kopenë estetike! 

Ivi Kaso sot dukej si djalë beu nga filmat soc-realistë, ndonëse xhaketën me kuadrate s’e kishte veshur!
Ai shikonte me përbuzje rajanë kundërshtare se i kishin shpuar topin. 

Mamica sa u duk në mëngjes si meteor. “Nuk më meritojnë,” mermeriti — dhe u zhduk në retë e dendura, aq të dendura, të Brukselit, ndonëse përpara mërzisë së epërme të Bledion Nallbatit, yshtur nga malli, dukeshin si kristal!
Rrinte evlati dhe kujtonte ditën kur i kalli cingaren, dhe melodinë e pikëllimit vërshëllente: “Kallma cigaren, paja ta tregoj; me ma idhnu nanën, gjuhën ta shkurtoj!” 

Olta Xhaçka shikonte me keqardhje Blendi Klosin teksa mbante një fjalim soji! E brente ndërgjegjia ngaqë nuk e dinte në ishte apo nuk ishte Blendi me arsim të lartë, dhe fshihej pas kaçurrelave të veta që të mos i ndeshej shikimi me buzëqeshjen gjykuese të Borës! 

Bledi Çuçi ishte mbështjellë brenda frikës së vet, se mos Niko e ngatërron me Babë Dudë Karbunarën dhe e bën të mbajë fjalimet e tij me inteligjencë artificiale!
Ashtu siç na nxorri Taon me mustaqe në vend të Luigj Gurakuqit!
Kur u ankuam, na tha: “Aty e aty janë!” 

Enno Bozdo, indiferent për gjërat e vogla të kësaj bote, rri e mejton për të mëdhatë! 

Qyqja, Qyqja, Qyqja — ndihej një rënkim. Lajmi i kobshëm se Kosta i Gramozit, i Linditës dhe i Mamices ishte bërë i Nikos mori dhenë mes shushatjes dhe kureshtisë! Tezja dukej si një aktore e dalë nga skena!
Ka një mërzi kozmogonike që as shejtani s’i jep dum! 

Termeja lexonte e mbante shënime mbi librin “Viset e trendelinës”! 

Kacamisri Dengu mbajti një fjalim historik, si gjenerali Vrangel para trupave! Sjellja heroike e Klevis Balliut qe ja ngjiri zënë Klod Spahisë meriton ndalese e vemendje! Doktoresha firaunja ben si shpirt njeriu po te keqen e Ermo Felajt! Blendi Gonxhe ishte mjaft i gezuar por nuk e dinte arsyen! Delina i buzeqeshte vetes me bindje ! 

Next Post
Situata e motit në vend/ “Orë të vështira”- Vengu: Ja zonat më me risk, në fshatin ku u shemb ura do të…

Situata e motit në vend/ “Orë të vështira”- Vengu: Ja zonat më me risk, në fshatin ku u shemb ura do të…

Comments 1

  1. leka says:
    10 months ago

    My ka humor te nadh dhe e kishte hallall ti krheje shpinen kur ligjerinte ne podium . Flet kit si opozitar

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Valë e fuqishme dronësh mbi Ukrainë, goditet Akademia e Shkencave në Kiev! Shënohen disa viktima

Valë e fuqishme dronësh mbi Ukrainë, goditet Akademia e Shkencave në Kiev! Shënohen disa viktima

September 29, 2026
Rama sot në Bruksel, merr pjesë në Samitin e Euronews për Turizmin

Rama sot në Bruksel, merr pjesë në Samitin e Euronews për Turizmin

September 29, 2026
Horoskopi javor sipas Paolo Fox për datat 18 deri me 24 Prill 2022

Horoskopi i Paolo Fox për sot, e martë 29 shtator 2026: Peshqit afrohen te një vendim i madh në dashuri

September 29, 2026
Përshpejton plakjen dhe rrit kolesterolin, ky është mishi më i keq për shëndetin tuaj

Ndalimi i importeve nga Brazili, pritet rritja e çmimeve të mishit: Ai i viçit shkon deri në 1,700 lekë/kg

September 29, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

“Gjyqësori s’po e përfill Kuvendin”/ Çupi: SPAK, tentativa për të paralizuar qeverinë

September 29, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

“Zvërneci”, Klosi: Tradhti kombëtare do ishte të mos zhvillohej projekti

September 29, 2026
Nga bizneset e vogla, tek hotelet me 4 dhe 5 yje/ Kush përjashtohet nga tatimet deri në 2029-ën?

Nga taksat te pagat. Paketa fiskale 2027 në tavolinë, biznesi hap listën e kërkesave

September 29, 2026
Moti për sot, kthjellime dhe reshje lokale shiu në zonat malore

Moti për sot me diell në të gjithë territorin

September 29, 2026
“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

September 28, 2026
Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com