• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

I shitën hashash Cozman, goditet grupi kriminal, 5 në pranga

by
16/07/2015 16:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtoria e Policisë së Tiranës goditi një grup të strukturuar të shpërndarjes së lëndëve narkotike.  Në pranga janë vënë 5 shtetas. Grupi drejtohej nga shtetasi Marsel Xeba. Sipas hetimeve, për një periudhë të shtrirë në 5 vite, në qytetin e Tiranës, konkretisht në “Rrugën e Durrësit”,  Rrugën “Milan Shuflaj”, pranë bar-kafe “Brilant” në zonën e ish-Bllokut, në qytetin e Vlorës, në Sarandë, grupi ka ushtruar aktivitetin kriminal të shitjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike të llojit kanabis sativa, në sasi të konsiderueshme, duke përfituar shuma të mëdha parash.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë në datë 15 korrik 2015, në ngarkim të shtetasve nën hetim Marsel Xeba, Ilirjan Xeba, Andi Xeba ,Skerdi Xhelo dhe Lavdimir Xeba,  ka dhënë masa e sigurisë personale “Arrest në burg” për veprën penale të “Prodhim, shitje të lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”.

Për dokumentimin e veprimtarisë kriminale, personat e arrestuar kanë qenë në hetim prej disa muajsh dhe gjatë kontrollit të banesave janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi prej 648.7 gramë lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sativa.

Screenshot_2015-07-16-13-31-56-1

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Marsel Xeba iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej 7.15 gram lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa dhe 25 fishekë.

Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një motor tip “T MAX” me targa AK 620, një automjet tip Ford “Fusion” me targa AA 314 JD, një automjet tip Volswagen Polo me targë TR 0343 P dhe 4 telefona celularë, me të cilat dyshohet se ushtronte aktivitetin kriminal të shitjes së lëndëve narkotike.

Në kuadër të këtij operacioni më datë 19.03.2015, janë arrestuar në flagrancë shtetasit Fjordi Leka dhe Gëzim Gashi, të cilët shisnin lëndë narkotike kanabis sativa në Tiranë në zonën e ish-Bllokut, në bashkëpunim dhe të drejtuar nga Marsel Xeba.

Më datë 25.06.2015, janë arrestuar në flagrancë shtetasit Xhuljo Qejvanaj dhe Noel Papuli, të cilëve u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 21 copë qese të ndara në doza kanabis, që dyshohet se do e shisnin në Tiranë në zonën e ish-Bllokut, në bashkëpunim dhe të drejtuar nga shtetasi Marsel Xeba.

Më datë 01.07.2015, është bërë i mundur dokumenti ligjor i aktivitetit kriminal të shtetasit Andi Xeba, i cili është kapur në flagrancë me një dozë kanabis që dyshohet se do e shiste.

Më datë 04.07.2015, është bërë e mundur ndjekja e aktivitetit kriminal të shtetasit Andi Xeba, i cili i ka shitur lëndë narkotike të llojit kanabis sativa dhe është kapur në flagrancë blerësi Ylber Ahmetllari me pseudonimin “Cozman” këngëtar, të fshehur në trup. Lënda narkotike u sekuestrua së bashku me automjetin e tij si dhe telefonin celular, në cilësinë e provës materiale.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale

Next Post

Koka përuron fillimin e punimeve për zgjerimin e rrugës tek Syri i Kaltër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident me vdekje në Vlorë, humb jetën një 80-vjeçare pasi u përplas nga një automjet

Aksident me vdekje në Vlorë, humb jetën një 80-vjeçare pasi u përplas nga një automjet

July 14, 2026
Spanja gjunjëzon Francën e Mbappes në Dallas dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

Spanja gjunjëzon Francën e Mbappes në Dallas dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

July 14, 2026
Mbi 4 700 viktima dhe rreth 18 mijë të pastrehë, pasojat e tërmeteve shkatërruese në Venezuelë

Mbi 4 700 viktima dhe rreth 18 mijë të pastrehë, pasojat e tërmeteve shkatërruese në Venezuelë

July 14, 2026
Protestuesit reaguan për anulimin e ligjit për investimet strategjike, Balla: Lajm i mirë për flamingot, jo për sorrat

Protestuesit reaguan për anulimin e ligjit për investimet strategjike, Balla: Lajm i mirë për flamingot, jo për sorrat

July 14, 2026
Deklarata skandaloze për spastrimin etnik , Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe

Deklarata skandaloze për spastrimin etnik , Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe

July 14, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

July 14, 2026
Integrimi në BE/ Klodiana Spahiu: Mbyllja e 10 kapitujve të negociatave me BE, objektivi ambicioz i qeverisë për 2026-n

Integrimi në BE/ Klodiana Spahiu: Mbyllja e 10 kapitujve të negociatave me BE, objektivi ambicioz i qeverisë për 2026-n

July 14, 2026
Gjysmëfinalja e Botërorit 2026/ Spanja udhëheq ndaj Francës, një gol vendos pjesën e parë të ndeshjes

Gjysmëfinalja e Botërorit 2026/ Spanja udhëheq ndaj Francës, një gol vendos pjesën e parë të ndeshjes

July 14, 2026
“Do ia marrim pushtetin me dhunë Ramës”, degjeneron gjuha e protestuesve para Kryeministrisë: Do ta tërheqim zvarrë

“Do ia marrim pushtetin me dhunë Ramës”, degjeneron gjuha e protestuesve para Kryeministrisë: Do ta tërheqim zvarrë

July 14, 2026
“Si thanë? S’ka më negociata?”/ Rama ndan videon nga Brukseli: Do t’i mbyllim të gjithë kapitujt deri në vitin 2027

“Si thanë? S’ka më negociata?”/ Rama ndan videon nga Brukseli: Do t’i mbyllim të gjithë kapitujt deri në vitin 2027

July 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In