• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

I shesin apartamentin në bashkëpronësi dhe ndërrojnë bravat, hyn me polici

by A M
17/02/2025 21:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emisioni “Stop” ndodhet në Vlorë, ku takohet me zonjën Gjeladina Ramadani, e cila në vitin 1993 privatizoi një dhomë në një apartament në këtë qytet. Dhoma tjetër e të njëjtit apartament, u privatizua nga Sulbena Balili.

Pas 30 vitesh, Balili e shet pjesën e saj takuese, por në dokumentet e shitjes është e gjithë sipërfaqja e apartamentit. Si të mos mjaftonte kjo, Gjeladina tregon se kur u bë shitja, ajo nuk mundi të futej në dhomën e saj, pasi pala tjetër ndryshoi bravat e ajo hyri me polici.

“Kemi 20.17 unë dhe 20.17 ajo. Ajo e ka shitur pjesën të gjithën. E ka shitur gjithë hyrjen. 10 ditë unë kam ngelur pa çelës se i kishte ndërruar. Erdha të futesha në banesë dhe e gjeta të mbyllur, kishte ndërruar bravën. Gjërat e mia i ka shkatërruar fare dhe ato dyer i kam bërë unë, nuk i ka bërë ajo”, tha pwr mikrofonin e emisionit “Stop” denoncuesja.

Në Tetor 2024 Kledion Zenelaj bleu apartamentin nga Sulbena Balili dhe Kledioni thotë se ka blerë 40 metra katrorë e ka bërë dhe certifikatën e pronësisë.

Gazetarja: Zoti Kledian ju keni blerë një apartament nga zonja Sulbena Balili në lagjen “Isa Boletini” në Vlorë?

Kledion Zenelaj: Po, po! Unë e kam blerë para se ta shikoja.

Gazetarja: Ju zonja Sulbena ju është prezantuar si pronare e vetme e apartamentit?

Kledion Zenelaj: Mua më ka thënë, që kam një apartament për të shitur.

Gazetarja: Nuk të ka thënë që ka dhe një bashkëpronare?

Kledion Zenelaj: Mua më ka thënë zonja në fjalë, që kam pasur dhe një shoqe në këtë shtëpi. Unë e kam me 40m2 certifikatën e shtëpisë. Kam folur dhe me zonjën, më mbrapa, pasi e mora vesh, kam marrë dhe zonjën në fjalë të shtëpisë, i kam thënë hajde këtu, sepse kështu ka dalë, si do ia bëjmë? Do ta marrësh ti shtëpinë? Pasi unë e mora vesh. Do ta mbash ti këtë dhomën, apartamentin, apo do më japësh ti tënden?

Gazetarja: Ti si blerës i bie që blerë vetëm shtëpinë e Sulbenës?

Kledion Zenelaj: Unë kam blerë 40m2, po ta shikosh lexon aty, 40m2.

“Stop” pati një komunikim dhe me Sulbena Balilin, e cila pohoi atë që tha dhe zonja Gjeladina.

Gazetarja: Tani si është puna, sa metra ke ti dhe sa metra ka ajo?

Sulbena Balili: Ne kemi pasur atë apartamentin të dyja bashkë, por secila ka pasur pronën e vet. Unë kam pasur dhomën 40m2 , nuk e di, sa është ajo, se nuk e kam vrarë mendjen, po dhoma është e madhe dhe ajo zonja ka pas kuzhinën, që është rreth 20m2. Banjon dhe korridorin i kemi pas të dyja të përbashkëta. Unë e shita pjesën time, se me duhej.

Gazetarja: Ju pretendoni se ai apartamenti është 40 metra për ty dhe 40 metra për Gjeladinën?

Sulbena Balili: Është me dokumente.

Gazetarja: Unë isha tek apartamenti dhe nuk mund duk aq i madh sa për të shkuar në 80 metra katrorë.

Sulbena Balili: Tani sesa kanë vënë ata, unë e kam siç është bërë privatizimi, se ç’kanë bërë ata gabim në matje, unë s’mbaj përgjegjësi, se ata i kanë bërë me inxhinierë, punët e tyre.

Gazetarja: E keni vënë në dijeni blerësin aty, që ai ka vetëm një dhomë dhe jo gjithë apartamentin?

Sulbena Balili: Po, po, po!

Noterja Niada Çela që ka bërë shitjen thotë se çdo gjë e ka bërë konform rregullave e ligjeve. Rezulton se për të njëjtin apartament, janë hapur 2 numra pronësie dhe sipërfaqja nuk korrespondon me realitetin. Tani pritet një zgjidhje nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës.

Noterja: Më erdhi një zonjë me vërtetim hipotekor. Kam këtë pronësi. Si e ke fituar? Në 91-shin kam qenë beqare, jam vetëm pronare. Shumë mirë! Më sill certifikatë pronësie. Më sill vërtetim, si je bërë pronare. Mi solli të gjitha të arkivit. I aplikova në hipotekë, më erdhi certifikatë e re. I aplikova për rifreskim, më erdhi me datë të re, bëra shitjen. Aplikova në emër të blerësit, erdhi certifikata.

Noterja: Ti aplikove për rifreskim në hipotekë?

Qytetari: Po dhe doli.

Noterja: Dhe ça të erdhi?

Qytetari: 40 metra!

Noterja: Në emër të kësaj?

Qytetari: Po!

Noterja: Edhe ndryshon fraksioni. Po ku i gjetën ata, pastaj dy pasuri brenda një apartamenti?

Next Post
Përrallat dhe realiteti elektoral i efektit të SPAK

Përrallat dhe realiteti elektoral i efektit të SPAK

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

February 8, 2026
Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

February 8, 2026
447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

February 8, 2026
Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

February 8, 2026
Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

February 8, 2026
Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

February 8, 2026
Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

February 8, 2026
CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

February 8, 2026
Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

February 8, 2026
“Epsteini” ynë

Gjykata Kushtetuese ka “rrëzuar” masën e dytë ndaj Ballukut për heqje imuniteti

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In