• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“I rrethojnë me tanke luftarake”, pse Izraeli po targeton vazhdimisht spitalet në Gaza?

by A R
21/11/2023 10:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lufta në Gaza vijon… Ushtria izraelite ka vendosur tanket pranë spitalit më të madh të palestinezëve. Mjekët dhe stafi mjekësor janë paralajmëruar të largohen, me ose pa pacientët.

Të Hënën ishte radha e spitalit “Indonezian” në Beit Laha të Gazës, atje ku mbetën të vrarë të paktën 12 persona, ndërkohë që pajisjet luftarake i afrohen çdo ditë e më shumë ambienteve të spitalit.

Mbi 6 javë konflikt dhe sulmet e Izraelit në spitale kanë qenë tejet intensive, megjithatë nuk mbeten mbrapa kampet e refugjatëve, shkollat apo kishat e xhamitë. Të paktën 21 nga 35 spitalet e Gazës janë krejtësisht jashtë shërbimit, e të tjerë janë të dëmtuar dhe kanë mungesë medikamentesh.

Të Dielën, 31 bebe të porsalindura u evakuuan nga spitali “Shifa” në Rafah, pas javëve të tëra që ushqeheshin me qumësht formulë të përzier me ujë të kontaminuar dhe pa inkubatorë. Të paktën 8 prej foshnjave kanë ndërruar jetë. Të Premten e kaluar po ashtu, tanket rrethuan të paktën 4 spitale të tjera. Në spitalin “Ibn Sina”, u arrestuan disa pacientë.

Por lind pyetja, pse Izraeli targeton pikërisht spitalet?

Zyrtarët në deklaratat e tyre theksojnë se po sulmojnë bazat e grupit të Hamasit dhe jo civilët, por e vërteta është ndryshe. Madje spitalin “Al-Shifa” e kanë cilësuar si qendër të kontrolluar prej terroristëve, në mënyrë që të arsyetojnë bombat e hedhura.

Sipas Omar Rahman, një nga përfaqësuesit kryesorë të Këshillit të Lindjes së Mesme për Çështjet Globale, sulmi ndaj spitaleve lidhet me disa arsye. Por, ajo kryesorja ka të bëjë edhe me ndikimin në psikologjinë e popullsisë palestineze.

“Palestinezët nuk janë askund të sigurt! Është një formë sistematike për të intimiduar masën në mënyrë që asnjë prej tyre të mos rezistojë”, shprehet ai.

Në mes të gjithë këtij kaosi, a ka një dritë jeshile nga Shtetet e Bashkuara për palestinezët?

Nëse SHBA nuk ushtron presion ndaj autoriteteve izraelite, këto të fundit do vijojnë me krimet e luftës. Sipas Trita Parsi, nënkryetare e Institutit “Quincy” me seli në Uashington “Izraeli po synon përveç spitaleve, edhe banesat e palestinezëve.” Ajo shton se Izraeli ka sigurinë se asnjë nga shtetet s’do ndërhyjë për aq kohë sa SHBA nuk bën një paralajmërim të fortë.

“Pozita globale dhe besueshmëria e SHBA-së po bie si rezultat i kësaj situate”, thekson ajo.

/a.r

Next Post
“Shqetësues stabiliteti i tij emocional, ka klonuar 5 qen”, kush është presidenti i ri i Argjentinës

"Shqetësues stabiliteti i tij emocional, ka klonuar 5 qen”, kush është presidenti i ri i Argjentinës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Administrata Trump njofton rishikim strategjik të MINURSO në Saharanë Perëndimore

Administrata Trump njofton rishikim strategjik të MINURSO në Saharanë Perëndimore

March 23, 2026
Salianji i përgjigjet Berishës: Sa më shumë flet për përjashtime, aq më e qartë bëhet frika nga gara

Salianji i përgjigjet Berishës: Sa më shumë flet për përjashtime, aq më e qartë bëhet frika nga gara

March 23, 2026
Zbardhet plani miliarda euro për 114 investimet, infrastruktura merr pjesën e “luanit”…

Zbardhet plani miliarda euro për 114 investimet, infrastruktura merr pjesën e “luanit”…

March 23, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

March 23, 2026
Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

March 23, 2026
Mette Frederiksen drejt mandatit të tretë! Përplasja me Trump për Groenlandën rikthen mbështetjen elektorale

Mette Frederiksen drejt mandatit të tretë! Përplasja me Trump për Groenlandën rikthen mbështetjen elektorale

March 23, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Deputetët nxitës të dhunës, duhet të mbajnë përgjegjësi penale

March 23, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 24 Mars 2026

March 23, 2026
Diplomacia ul çmimin e naftës, Omani ndërhyn si ndërmjetës, Trump pezullon sulmet ndaj Iranit

Diplomacia ul çmimin e naftës, Omani ndërhyn si ndërmjetës, Trump pezullon sulmet ndaj Iranit

March 23, 2026
Referendumi për reformën gjyqësore në Ital, pjesëmarrja tejkalon pritshmëritë

Referendumi për reformën gjyqësore në Ital, pjesëmarrja tejkalon pritshmëritë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In