• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Nuk kam gjetur askund si mikëpritja e shqiptarëve

by
14/10/2015 12:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Vojkan Udovičić

Në Tiranë kam fituar shumë përshtypje pozitive.

Jam ndier shumë mirë, sepse njerëzit janë mikpritës, janë të mirë.

Kemi ecur lirshëm nëpër qytet dhe kemi folur serbisht kur rrinim në kafe.

Askush s’na ka shikuar për këtë.

Tërheqëse është se për ta ne ishim një lloj hiti, na ndalnin të fotogrNafoheshim, familja te e cila ishim më ka pritur si të isha djali i saj, më kanë gostitur.

Në asnjë çast nuk jam ndier keq atje apo jo i mirëseardhur.

Të rinjtë na uruan pas ndeshjes së futbollit.

Sinqerisht t’ju them në një çast nuk e dija për cilin ekip të bëjë tifo.

Ata na thoshin të bëjmë tifo edhe për Shqipërinë, edhe për Serbinë, normalisht pak më shumë ishim për ekipin tonë, për kombin tonë.

Mediumet këtu (në Serbi) japin një imazh të gabuar, ato u transmetojnë njerëzve një imazh të gabuar.

Sipas të gjitha gjasave kjo është për shkak të politikës, për shkak të problemeve më të largëta, më të vjetra.

Familja ime kur u nisa më së shumti frikësohej për shkak të ndeshjes, ndërsa nuk kishte asnjë problem me vizitën time në Tiranë për shkak se edhe gjyshi im këmbëngulte të shkoj.

Ai tha se është penduar që nuk ka shkuar kurrë, ai mendon se shqiptarët janë njerëz shumë të mirë, dhe në një çast më tha: ‘Kur të pret shqiptari, ai është i gatshëm të japë dorën për ty’.

Dhe me të vërtetë unë e kam përjetuar këtë.

Kam qenë në Maqedoni, në Greqi, por atje nuk kam përjetuar kaq shumë mikpritje si në Shqipëri.

Mendimi im për Shqipërinë nuk ka qenë aq i keq.

Një prej arsyeve kryesore që kam shkuar atje nuk ka qenë të konfirmoj opinionin tim, por të ndryshojë mendimin e disa njerëzve, të cilët nuk mendojnë në mënyrë racionale.

Përfundimisht mendimi im për Shqipërinë tani është shumë, shumë, shumë më i mirë dhe shumë më pozitiv.

Shqipëria është një vend i bukur dhe me të vërtetë do të doja të shkoj atje sërish, dhe shpresoj se do të kem rastin të vizitoj Shqipërinë.

Sidomos për shkak të njerëzve që i kam njoftuar dhe për shkak të mikpritjes.

A do t’i këshilloja të rinjtë e Serbisë të shkojnë në Shqipëri?

Natyrisht që po.

Sidomos atyre që janë paksa mendjengushtë sa i përket Shqipërisë, nuk është e thënë të kenë ndonjë urrejtje të caktuar.

Do t’i këshilloja të shkojnë atje, të njoftojnë njerëzit që unë njoftova apo të ngjashëm me ata që unë njoftova që t’i largojnë paragjykimet e tyre, sepse kjo gjithsesi është e mundshme, sepse si në Tiranë, si në Elbasan, si në Durrës lirshëm kemi folur serbisht, kemi shëtitur dhe nuk kemi përjetuar asgjë të pakëndshme.

Janë njerëz të mirë, të kulturuar. Janë të ngrohtë si klima e tyre.

Next Post

Mila Kunis vendos: Jo dado seksi për vajzën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky miraton dekretin, sanksione ndaj subjekteve dhe individëve rusë

”Rusia dhe Ukraina më pranë paqes?’’ Zelenski: Gati dokumenti me garancitë e sigurisë, pritet firma

January 26, 2026
Alibeaj: Fisi i Irena Gjokës priti Berishën në Patos! Shihej si ‘dele e zezë’ se ishte e djathtë

Alibeaj: Fisi i Irena Gjokës priti Berishën në Patos! Shihej si ‘dele e zezë’ se ishte e djathtë

January 26, 2026
“Fati i Salianjit, si grupet armiqësore që zbulon doktori që në ’92 “/ Lesi: Berisha e merr PD-në me vete në botën tjetër

“Fati i Salianjit, si grupet armiqësore që zbulon doktori që në ’92 “/ Lesi: Berisha e merr PD-në me vete në botën tjetër

January 26, 2026
“Protesta është legjitime, por dhuna nuk justifikohet”, Ramaj flet për platformën për bashkimin e opozitës

“Protesta është legjitime, por dhuna nuk justifikohet”, Ramaj flet për platformën për bashkimin e opozitës

January 26, 2026
“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

January 26, 2026
“Një demokrat më tha, pagova furgonin dhe militanët, por nuk vij më…”/ Lesi: Ramën e mban doktori në pushtet!

“Një demokrat më tha, pagova furgonin dhe militanët, por nuk vij më…”/ Lesi: Ramën e mban doktori në pushtet!

January 26, 2026
Del teoria e re nga PD: Rama shkoi në Izrael për t’i bërë presion SPAK-ut

Del teoria e re nga PD: Rama shkoi në Izrael për t’i bërë presion SPAK-ut

January 26, 2026
Izraeli rikuperon pengun e fundit në Gaza, përfundon agonia 843-ditëshe

Izraeli rikuperon pengun e fundit në Gaza, përfundon agonia 843-ditëshe

January 26, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Të tremb vota e popullit, jo ato 3 mijë veta,”, Beqiri: Protesta e PD, film i parë që nga viti ’91

January 26, 2026
Zjarr në një banesë në Lushnje, përfundon në spital një 12-vjeçare

Zjarr në një banesë në Lushnje, përfundon në spital një 12-vjeçare

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In