• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

I riu nga Pogradeci vritet në Siri, luftonte për ISIS-in

by
28/09/2015 13:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I riu nga Pogradeci vritet në Siri, luftonte për ISIS-in

Një ditë pas lajmit për vrasjen në Siri të një luftëtari kosovar, mësohet se ka dyshime që të njëjtin fat ka pasur një i ri nga Pogradeci i Shqipërisë. Familjarët e djaloshit nga fshati Rëmenj i Pogradecit, i quajtur Dorian Kuqo, u kanë thënë autoriteteve policore se njeriu i tyre ka humbur jetën gjatë luftimeve. Megjithatë, lajmi për vdekjen e tij mbetet ende i pakonfirmuar zyrtarisht, ashtu siç ka ndodhur edhe me rastet e shqiptarëve të tjerë që janë vrarë duke luftuar përkrah ISIS-it në Siri apo Irak. Vështirësia për konfirmimin e vdekjes së një shtetasi shqiptar qëndron në pamundësinë e marrjes së informacionit direkt nga vendi i ngjarjes, pasi gjithçka ndodh brenda territorit të Kalifatit Islam. Megjithatë, burime nga Drejtoria e Antiterrorit kanë thënë dyshimi për vdekjen e shqiptarit ka ardhur duke iu referuar deklarimeve të prindërve dhe familjarëve të Dorian Kuqos. Ndonëse të afërmit pohojnë se Doriani ka humbur jetën, autoritetet kanë dyshime për vërtetësinë e këtij informacioni, pasi mendojnë se kjo është një strategji e familjarëve, “për të hequr qafe” agjentët dhe oficerët e agjencive ligjzbatuese, të cilët interesohen për këtë rast.

Dyshimi i vdekjes

Dorian Kuqo, banues në fshatin Rëmenj, vetëm një kilometër larg Pogradecit, është larguar drejt Sirisë në datën 4 korrik të vitit 2013 dhe rezulton si person i pakthyer në territorin e Republikës së Shqipërisë. Ai është rreth 25 vjeç dhe para se të largohej ka marrë leksione direkt nga Genci Balla, imami i vetëshpallur i xhamisë së Unazës së Re, i cili po gjykohet tashmë nga Krimet e Rënda për rekrutimin e luftëtarëve dhe dërgimin e tyre në luftë. Prej asaj kohe ai nuk është kthyer më në shtëpinë e tij, teksa herë pas here komunikonte me familjarët e tij. Por kohët e fundit, të afërmit u kanë treguar strukturave përgjegjëse për këto raste se nuk kanë marrë më lajm për Dorianin. Referuar dëshmive të tyre, dikush u kishte telefonuar për t’u dhënë lajmin për vdekjen e Dorian Kuqos, në frontin e luftimeve në Siri. Por duket se këto deklarime nuk i kanë bindur autoritetet, të cilat dyshojnë se është një taktikë e të afërmve për të mos kontaktuar më me strukturat mbikëqyrëse. Deri më tani ky informacion po trajtohet me të dyja anët e medaljes, qoftë asaj të së vërtetës absolute, ashtu edhe asaj të manovrës familjare.

Precedentët

Rasti më i freskët i një shqiptari të vrarë gjatë luftimeve në Siri është ai i Bekim Mulollit. Shqiptari i Kosovës është vrarë në Siri duke luftuar përkrah ISIS. Bekim Mulolli, nga Prishtina mbeti viktimë e luftimeve teksa luftonte krah grupit islamik të ISIS. Familjarë të Mulollit u shprehën se i riu kishte lënë amanet për të mos folur me asnjë person në rast se ai vritej në këtë luftë. Pra edhe në këtë rast janë familjarët ata që kanë konfirmuar vdekjen e të afërmit të tyre. Shqiptari nga Kosova, Bekim Mulolli, ishte pjesë e një procesi gjyqësor të nisur kohë më parë, pasi ai akuzohej për organizim dhe pjesëmarrje në grupe të dyshuara terroriste, si dhe për sulme dhe nxitje të urrejtjes fetare. Mësohet po ashtu se në luftë përkrah grupit terrorist ISIS në Siri është edhe vëllai i tij, Bashkim Mulolli, i cili ndodhet atje që nga viti 2012. Një tjetër shqiptar nga Sauku i Tiranës, i quajtur Ervin Hasanaj, është vrarë para pak kohësh në Siri. Për vrasjen e tij ka shumë dyshime, pasi mendohet se u ekzekutua nga vetë ISIS, pasi ka tentuar të largohej nga frontet e luftimeve. Në dosje ndërlidhësi është një nga dy imamët e vetëshpallur, Bujar Hysa. Ky i fundit tashmë ndodhet mes 9 të arrestuarve që po gjykohen nga Krimet e Rënda. Deri më tani është konfirmuar vdekja e 17 shqiptarëve nga territori i Republikës së Shqipërisë, gjatë luftimeve në Siri dhe Irak. Gjendja atje raportohet të jetë tepër e ashpër dhe luftëtarët e huaj përpiqen t’i braktisin frontet. Të paktën 90 shqiptarë kanë shkuar atje, ndërsa disa prej tyre kanë marrë me vete gratë dhe fëmijët.

Next Post

Moratoriumi: Ndalohet 10 vjet prerja e pyjeve për qëllime fitimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dalin rezultatet në disa degë të PD, ja sa vota mori Berisha në Kolonjë, Korçë dhe Devoll

Dalin rezultatet në disa degë të PD, ja sa vota mori Berisha në Kolonjë, Korçë dhe Devoll

May 23, 2026
Greqia goditet nga tre tërmete njëri pas tjetrit

Greqia goditet nga tre tërmete njëri pas tjetrit

May 23, 2026
Zgjedhjet në PD/ Në degën 8 gjysma e anëtarëve braktisin procesin, 607 vota për Berishën, 31 kundër

Zgjedhjet në PD/ Në degën 8 gjysma e anëtarëve braktisin procesin, 607 vota për Berishën, 31 kundër

May 23, 2026
Gjirokastër/ Berisha merr 270 vota pro në PD, 11 kundër

Gjirokastër/ Berisha merr 270 vota pro në PD, 11 kundër

May 23, 2026
Aktori Birçe Hasko përcillet për në banesën e fundit, homazhet mbahen nesër në Teatrin e Operas dhe Baletit

Aktori Birçe Hasko përcillet për në banesën e fundit, homazhet mbahen nesër në Teatrin e Operas dhe Baletit

May 23, 2026
Votimi për kreun e PD mbyllet në të gjitha degët, pritet rezultati

Votimi për kreun e PD mbyllet në të gjitha degët, pritet rezultati

May 23, 2026
Referendumi për konfirmimin e Berishës/ PD tha mbi 28 mijë, Salianji publikon numrin e vërtetë të pjesëmarrjes

Referendumi për konfirmimin e Berishës/ PD tha mbi 28 mijë, Salianji publikon numrin e vërtetë të pjesëmarrjes

May 23, 2026
Integrimi në BE, Hoxha në Pragë: Qytetarët dhe bizneset drejt përfitimeve të prekshme në rrugën e anëtarësimit

Integrimi në BE, Hoxha në Pragë: Qytetarët dhe bizneset drejt përfitimeve të prekshme në rrugën e anëtarësimit

May 23, 2026
‘Corriere della Sera’: Ja projekti i madh i Ramës për verën shqiptare!

‘Corriere della Sera’: Ja projekti i madh i Ramës për verën shqiptare!

May 23, 2026
Referendumi në PD, përfundon votimi në disa degë, pjesëmarrje e ulët

Referendumi në PD, përfundon votimi në disa degë, pjesëmarrje e ulët

May 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In