Një sherr në familje për pak sa nuk përfundoi në tragjedi këtë mërkurë në Elbasan.
Një 25-vjeçar hodhi benzinë në banesën e tij dhe i vuri flakën, pas një sherri që pati me familjarët e tij.
Zjarri nuk përfshiu vetëm shtëpinë e tij, por edhe atë të fqinjit.
Si pasojë e flakëve u asfiksuan disa persona.
Motivet e ngjarjes së rëndë nuk dihen ende, ndërsa policia mësohet se ka arrestuar 25-vjeçarin./a.p