• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fatmir Mediu i gatshëm për koalicion me Patozin, Topallin dhe Murrizin

by Ardit Rada
13/01/2021 18:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Republikane shprehet i gatshëm të bashkëpunojë me të gjithë drejtuesit e partive të djathtë në të mirë të koalicionit dhe fitores në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Unë jam i bindjes që çdo faktor politik, por edhe individ me peshë duhet të jetë pjesë e koalicionit. Historia e së djathtës është histori njerëzish që kanë kontribuar. Ne mund të kemi vlerësime të ndryshme por qëllimin duhet ta kemi të njëjtë.

Historia e problemeve të së kaluarës nuk duhet të na mbyllë sytë për të parë se cila është drita e së ardhmes.

Qëllimi është optimizimi i votove dhe përkthimi i këtyre votave në mandate, duhet optimizimi i votave për të ardhur në favor të opozitës”.

Sipas Mediut, opozita duhet të bashkëpunojë për të rrëzuar këtë qeveri të korruptuar.

“Unë ndihem i detyruar karshi çdo votuesi demokrat dhe republikan, i cili më ka dhënë një status tjetër politik, që ka të bëjë me pozicionin tim si drejtues në politikë. Njerëzit që kanë sakrifikuar dhe na kanë mbështetur duhet të jenë primarë në këtë moment dhe interesat e Shqipërisë”.

Shton se pavarësisht problemeve që kanë drejtuesit politik në opozitë, bashkëpunimi është më i rëndësishëm. “Unë nuk besoj se lidershipi i opozitës duhet të ketë komplekse.Unë kam vlerësim maksimal për zonjën Topalli, zotin Patozi dhe të tjerët. Patjetër  duhet krijuar një bashkim kombëtar sa më i gjerë. Jam i gatshëm të bisedoj me ta”.

Kujton vitin 2001 dhe 2005 si ekperienca që duhen marrë shembull: “ka qenë një nga eksperiencat më të mira për të tejkaluar edhe problemet personale dhe për të ndërtuar një alternativë qeverisëse të drejtë”./a.p

Next Post
Fatmir Mediu: Duam të fitojmë sëbashku me Partinë Demokratike, nëse e djathta bashkëpunon mund të fitojmë

Fatmir Mediu: Duam të fitojmë sëbashku me Partinë Demokratike, nëse e djathta bashkëpunon mund të fitojmë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com