Roman Reigns, ylli amerikan i restling, po kalon një moment të trishtuar në jetën e tij. Ai ishte diagnostikuar me leuçemi 10 vite më parë, ndërsa tani zbuloi se sëmundja ishte rikthyer dhe si pasojë ai nuk mund të vazhdojë të ushtrojë profesionin e tij.
Për këtë arsye Reings dorëzoi edhe titullin kampion, pasi për momentin do të luftoje vetëm me sëmundjen e tij dhe nuk mund të ndeshet në ring.
Menjëherë pas lajmit, fansat e tij i dërguan mijëra mesazhe mbështetjeje në rrjetin social Twitter. Roman, një ish-lojtar i futbollit amerikan e bëri njoftimin në ring.
33-vjeçari ndër të tjera tha: “Ju m’i keni bërë ëndrrat realitet. Nuk ka rëndësi nëse do brohorisni për mua apo do më shani. Unë vetëm ju them faleminderit”, u shpreh i emocionuar.
Ndër të tjera, sportisti amerikan u shpreh se sapo të shërohet do të kthehet në shtëpi. “Do ta mund këtë sëmundje dhe së shpejti do të më shihni sërish”, deklaroi Roman Reigns.
/b.d