• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“I rashë derës, Zhaneta me tha zhduku”: Fqinjet tregojnë momentet e fundit me gruan dhe vajzën që u flijuan

by A R
03/07/2020 13:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për vetëflijimin e Zhaneta Josifit së bashku me të bijën, ngjarje që ka ndodhur në zonën e Kombinatit në Tiranë, e cila ka tronditur opinionin publik, kanë folur edhe fqinjët e saj, me të cilët ajo nuk ka folur për një kohë të gjatë.

Një prej tyre tha për ABC News se Zhaneta bashkë me vajzat, kishte dy vjet që nuk dilte nga shtëpia, madje edhe dyer dhe dritare i mbante mbyllur.

Fqinjët e saj thanë se kanë shkuar dhe kanë trokitur në derën e shtëpisë së të ndjerës, por ajo i ka ndjekur. Po ashtu gruaja nuk pranonte as njerëzit e saj të afërt.

Ka qenë i vëllai i saj që ka marrë në telefon Zhanetën dhe ajo nuk është përgjigjur.

I vëllai i saj kur ka parë që nuk i është përgjigjur askush në telefon, ka ardhur dhe ka hapur derën e shtëpisë.

Dëshmia e fqinjëve:

Fqinja 1 : Unë isha në Greqi dhe kur erdha hyra tek shtëpia dhe e pyeta Zhanetën, ku e ke Anisën? Ka vajtur në një vend më tha. Pas dy ditësh shkova prapë i kërkova sitën për pak miell që kisha marrë, prapë e pyeta për Anisën se mos kishte ikur në Gjermani, por më tha që jo, do vij koha që do e shikosh dhe vuri buzën në gaz. Ato vajza kishin 2 vjet pa dalë fare. E ëma ka punuar, në një familje, ndërsa vajzat kanë punuar më përpara, por pastaj u mbyll puna, dhe nuk punuan më. Ishin të dobëta me fizik jo shumë të shkathëta. Përpara 1 muaji i rashë derës së Zhanetës, ajo më tha që zhduku mos ta shoh bojën.

Fqinja 2: Jemi interesuar, kemi dalë kemi parë dyer e penxhere, pa rroba pa asgjë. Ne që kemi hyrë e kemi dalë me to filluam të kemi siklet. Ajo nuk bënte asnjë nga njerëzit e saj, i kishte larguar të gjithë, ishte zënë, punët e tyre se pse. Parmbrëmë paska marrë i vëllai në telefon dhe nuk është përgjigjur njeri. Unë kisha 2 vjet pa i parë. Vetëm kur i prunë ndihma që hapi pak derën, i pashë pak fytyrën në cep të derës dhe i fola dhe nuk i kam parë më.  Nuk di çfarë të them më….

Zhaneta Josifi, 56 vjeçe dhe vajza Anisa Josifi, 30 vjeçe kanë ndërruar jetë duke u vetëflijuar, ndërsa Blerta Josifi u dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.

Ngjarja ka marrë përmasa tragjike pasi dyshohet se vajza ka ndërruar jetë të paktën një vit më parë, ndërsa nëna dhe motra tjetër i lyenin trupin me vaj ulliri dhe uthull për të ngadalësuar procesin e dekompozimit duke pritur kështu ringjalljen e saj.

Ndërkohë qytetarët në Përmet, të cilët kanë njohur familjen Josifi, thanë se ata ishin në gjendje të vështirë ekonomike, dhe se edhe kryefamiljari është vetëflijuar gjithashtu.

Next Post
FOTO/ Modelja e famshme i shkon në klinikë pa reçipeta, dentistin e zë “koka”

FOTO/ Modelja e famshme i shkon në klinikë pa reçipeta, dentistin e zë “koka”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Thirret protesta para SPAK-ut: Drejtësia nuk duhet të vonojë, askush mbi ligjin!

Thirret protesta para SPAK-ut: Drejtësia nuk duhet të vonojë, askush mbi ligjin!

August 31, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Policia britanike heton si vrasje vdekjen e një foshnjeje, shtatë në pranga

August 31, 2026
E rëndë në Berat, familjarët gjejnë të varur në pemë 41-vjeçarin. Nisin hetimet për shkakun e ngjarjes

Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë

August 31, 2026
Qeveria i kalon Bashkisë Krujë pronësinë e 196 apartamenteve për pasojat e tërmetit

Qeveria i kalon Bashkisë Krujë pronësinë e 196 apartamenteve për pasojat e tërmetit

August 31, 2026
Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

August 31, 2026
Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

August 31, 2026
Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

August 31, 2026
Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Lëvizje në Policinë e Shtetit, emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë

August 31, 2026
Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

August 31, 2026
Zgjerimi i Tiranë–Durrës, ja datat dhe oraret kur do të bllokohet aksi pranë Mbikalimit të Kasharit

Zgjerimi i Tiranë–Durrës, ja datat dhe oraret kur do të bllokohet aksi pranë Mbikalimit të Kasharit

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com