Një burrë është vënë në pranga nga policia në Cagliari të Italisë, pasi qëlloi me kokë mësuesin e djalit të tij.
E gjithë ngjarja u regjistrua në një shkollë fillore të Sardenjës, ku mësuesi mësohet se e kishte qortuar djalin sepse ishte shumë i padisiplinuar në klasë.
Menjëherë, i mituri ka dalë nga klasa dhe telefonoi të atin, i cili pa u menduar dy herë e goditi mësuesin në fytyrë duke i lënë dëmtime të mëdha.
Burri mund të akuzohet për lëndime, dhunë dhe rezistencë ndaj një zyrtari public, teksa ngjarja është ende nën hetim nga policia.
/a.r