• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I qeti Rama, sharlatani Boris dhe mallkimi Berisha

by S M
15/03/2020 22:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kimete Berisha/

1.Kur e dëgjova Boris Johnsonin dje me lehtësinë dhe qetësinë më të madhe kah i thotë popullit të tij: ‘Shumë prej të dashurve tuaj do të vdesin’, mbeta pa mend.

Sharlatan më të madh se ky, a mundet me pas njerëzimi.

Ti ke të drejtë të flasësh për ‘vdekjen’ tënde e jo të parashikosh vdekje masive dhe t’i shastisësh popullin e t’i kërcënosh me ‘vdekje të sigurt’.

Nuk e kuptoj çka kanë pëlqyer anglezët te ky beter i pashpirtë.

2.Kur e dëgjoj Edi Ramën se si flet me qetësi të madhe, se si hyn shtëpi me shtëpi me mesazhe të urta telefonike, më qetëson edhe mua.

Tregon anën njerëzore, humane të karakterit, nuk e ushqen frikën dhe i avyt njerëzit, nuk frikësohet para kohës, me paranoja dhe me parashikime apokaliptike.

Veç opozita e Shqipërisë janë do lugata (që kanë harru me ‘vdek’), do azraila që me padurim e presin vdekjen, por jo të veten, por vdekjen e të tjerëve. Sali Berisha ushqehet veç me lajme për vdekjen: ku-ku për të, çfarë mallkimi….

në vend se me qetësu rininë.

3.Kur e sheh qetësinë e Albin Kurtit, qetësohesh edhe vet.

Kryeministri Kurti thotë ‘Situata është stabile’, dhe kjo ndikon pozitivisht te populli.

Paramendojeni me pas Boris Johnsonin kryeministër…tash ish dasht me ja nis m’u hallashtis…

Faleminderit Zot që s’e kemi.

Ne kurrë s’kemi pasur prijës pa din e pa iman. Ne veç lakmia na ka devijuar, për shkak të varfërisë shekullore, se përndryshe njerëzia e solidariteti nuk na ka munguar kurrë.

Është shumë bukur që as opozita, Kadri Veseli, Ramushi e të tjerët deri tani nuk po përfitojnë nga situata, dhe nuk po e politizojnë rrezikun, përkundrazi Kadriu na qetëson kur thotë ‘Të gjithë jemi bashkë’.

4.Edhe takimi dje i Thaçit e Kurtit kishte efekt qetësues. Ne kemi dëshirë t’i shohim të flasin bashkë si kundërshtarë politikë e jo si armiq.

Se, s’jemi armiq.

5.Të rinjtë po frikësohen. Prandaj, lajmet duhet të jenë më të rralla, e jo bombardime sahat e dakik me lajme të ‘tepërta’.

Veç nekrofilëve që ushqehen me vdekjen, u konvenojnë lajme për vdekjen ende pa ndodh vdekja, si orrla rrinë mbi krytë e të sëmurve.

Nuk na nevojitet e vërteta që ndodh në krejt botën për ta tejkaluar frikën tonë.

E kemi frikën tonë dhe na tepron.

Ky është ai rasti kur themi ‘S’po du me ditë’, ose ‘Le të thonë çfarë të duan për mua-kryesorja unë mos me ndëgju’.

6.Lutu, se lutja është hyjnore. Mos e ushqe frikën se frika trashet prej ushqimi. Mos i jep me hëngër mendimeve negative, se ato s’dinë m’u ndal.

Në dorë të Zotit.

Beso. Beso si i marrë.

7.Dhe dëgjoji e përfilli urdhërat e qeverisë. Jemi me fat që e kemi një ministër si Vitia që punon pa pushu, dhe nuk e bën mizën buall.

Më erdhi mirë që së paku spoti i MSH me informata për kujdes nga koronavirusi, nuk ish bë me coverin e Bareshës, qysh e kemi zanat 😂.

8.Lexo naj libër për dashni. Për shembull, për dashurinë e Talatit me Fitneten, se të jep ymyd mos helbete po gjindet naj ‘i dashuruar’ që nuk ndin për rrezikun e të hyn nga dritarja.

Hamamin t’hyn nga dritarja. Por ti mos u ndal tuj shpresu.

Sot e sheh ti kush të don e kush s’të don, që do të thotë askush 😂.

9.Ikju këngëve të Leonard Cohen, Dren Abazi, Nick Cave dhe depresivëve të tjerë.

Dëgjo këngë antidepresive, që e kanë për bazë lumturinë, si për shembull ‘I feel good’ (James Broën), ‘Let’s go crazy’ (Prince), këngën ‘Happy’, të dy versionet: të Pharrell Ëilliams ose të Medës.

Kjo e Medës vlen për dashuritë platonike, për ata që e kanë dashninë larg.

Vajzave e grave ua preferoj këngën ‘You make me feel like a natural ëoman’, të Aretha Franklin, meqenëse do të dukemi natyrale (si mos më keq😂), se s’kemi shtek që bëjmë dyzen e jardam tash në këtë kohë kur na pret kuzhina e na lshojnë shminkat.

P.S. Ndërroje temën.

Mos rri e mos chatirat me ata tipat që veç zi flasin, se ata të tillë janë edhe kur është puna mirë.

Mos u bë shumë i mençur (se sot mençuria është e padobishme), po mbaji ti një palë tespih n’dorë sa rrin badihava, se kanë efekt qetësues, dhe mbaje kryqin se kryqi ta kujton se dikë vuajtja e ka bërë të shenjë.

Next Post
Kreu i Urgjencës Kombëtare: Mjekë të PD, keni 30 vjet pa vizituar një pacient!

Kreu i Urgjencës Kombëtare: Mjekë të PD, keni 30 vjet pa vizituar një pacient!

Comments 1

  1. Kometa 001 says:
    6 years ago

    Cfare thote sot nuk e thote neser!

    Reply

Leave a Reply to Kometa 001 Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Berisha të hapë listat e anëtarësisë nëse…”, Salianji: ‘Sallat’ e mia sollën protestën para Kryeministrisë

“Berisha të hapë listat e anëtarësisë nëse…”, Salianji: ‘Sallat’ e mia sollën protestën para Kryeministrisë

February 5, 2026
Opinion: Plani i Trumpit që “Irani të dorëzohet” është një gabim fatal

Opinion: Plani i Trumpit që “Irani të dorëzohet” është një gabim fatal

February 5, 2026
Raporti i FIFA-s për merkaton e janarit: Klubet shqiptare nuk paguajnë për të blerë lojtarë

Raporti i FIFA-s për merkaton e janarit: Klubet shqiptare nuk paguajnë për të blerë lojtarë

February 5, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse nuk shkojnë opozitarët në protestat e Sali Berishës?

February 5, 2026
Makina përfshihet nga flakët gjatë lëvizjes, bllokohet rruga në zonën e Ujit të Ftohtë

Makina përfshihet nga flakët gjatë lëvizjes, bllokohet rruga në zonën e Ujit të Ftohtë

February 5, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

February 5, 2026
Berisha thirrje demokratëve: Protestat tona, më të mirëpritura se kurrë! Kemi mbështetje në mbarë botën

Berisha thirrje demokratëve: Protestat tona, më të mirëpritura se kurrë! Kemi mbështetje në mbarë botën

February 5, 2026

Një dëshmi skandaloze se si gjykon drejtësia e re në Shqipëri

February 5, 2026
Serbia vazhdon hakmarrjen, arreston ish-ushtarin e UÇK-së. Avokati: Problem serioz i sigurisë për qytetarët

Serbia vazhdon hakmarrjen, arreston ish-ushtarin e UÇK-së. Avokati: Problem serioz i sigurisë për qytetarët

February 5, 2026
“Kokainë e mbështjellë me Hugo Boss”/ Arrestohet tuniziani, “ushtar” i shqiptarëve që drejtonin trafikun e drogës

“Kokainë e mbështjellë me Hugo Boss”/ Arrestohet tuniziani, “ushtar” i shqiptarëve që drejtonin trafikun e drogës

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In