Këtë fundjavë në internet u publikuan disa foto nudo të Iggy Azalea, realizuar në vitin 2016 gjatë një shërbimi fotografik për kopertinën e GQ.
Gjithçka ndodhi pa dijeninë e këngëtares, revistës a fotografit. Në foto, Iggy shfaqet topless dhe mban veshur vetëm një palë pantallona të shkurtra të bardha.
Pas publikimit të fotove, komentues të shumtë janë talluar me të, gjë që e kanë detyruar këngëtaren të mbyllë adresën në Instagram.
Në një reagim për mediat më vonë, ajo thotë se ndjehet e turpëruar dhe e nevrikosur.
“Shumë gra të tjera kanë bërë kopertina provokuese për GQ me duar që u mbulonin gjoksin a diçka të ngjashme. Më janë dukur gjithmonë kopertina të bukura dhe prandaj vendosa ta bëj dhe vetë.
Askujt tjetër s’i ishin publikuar fotot nudo pa dëshirë dhe prandaj u ndjeva komode në një set privat teksa modeloja për një revistë kaq të respektueshme.
E dija që vetëm fotot ku duart më mbulonin gjoksin do të konsideroheshin për t’u printuar.
S’kishte asnjë arsye që fotot të ruheshin pasi u zgjodhën ato që do të përdoreshin. Jam e habitur dhe e nevrikosur që nuk u fshinë menjëherë pas përzgjedhjes.
Sot, jam një lëmsh emocionesh negative. Ndihem e zënë ngushtë, e turpëruar, e dhunuar, e nevrikosur, e mërzitur dhe një milion gjëra të tjera.
Jo vetëm sepse nuk e miratova këtë gjë – por edhe prej mënyrës së tmerrshme si kanë reaguar njerëzit”, thotë këngëtarja në reagimin e saj.