Donte të merrte në shtëpi një kujtim shumë të veçantë. Nga ana tjetër nuk i rastis kujtdo të ruajë në albumin e tij fotografik një “selfie” me një revolucionar të kalibrit të Vladimir Leninit.
Për këtë ka vendosur të ngjitet mbi monumentin që ndodhet në sheshin e Tomsk, qytet i Siberisë, por pa menduar për pasojat.
Në të vërtetë, nuk ka pasur as kohë për të bërë fotot, pasi busti i statujës së madhe është thyer në disa pjesë, duke u shembur në tokë. Episodi ka shkaktuar zemërimin e komunitetit lokal, edhe pse nuk është hera e parë që monumenti dëmtohet nga vandalët. Majin e shkuar, ishte goditur me çekiç nga një ushtar i dehur.










