• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

I prekur nga koronavirusi, gazetari i njohur amerikan tregon sekretin për të mposhtur sëmundjen (Video)

by Java News
09/04/2020 07:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndoshta janë fjalë që i keni dëgjuar dhe më parë por kur e thotë dikush që e ka kaluar në lëkurën e tij sigurisht që janë më të besueshme. Christopher Cuomo, gazetar i CNN dhe njëherazi vëllai i guvernatorit të Nju Jorkut është prekur nga koronavirusi.

Ai ka ndarë në media përvojën e tij me sëmundjen dhe sekretin për ta mposhur, megjithëse ka pohuar se ka qenë për 20 orë në ditë me temperaturë. Ai iu ka bërë thirrje qytetarëve të luftojnë kundër tij, në emër të njerëzve të tyre të dashur.

“Ja çfarë kam mësuar, ky është sekreti për ta mposhtur këtë virus.Nuk është ilaç apo substancë, ka të bëjë me vullnetin dhe përkushtimin tuaj.

Virusi do që ne të përulemi. Virusi do që ne ta marrim.
Nocioni i të qendruarit në shtrat kur je sëmurë tingëllon shumë mirë, dhe nëse nuk ju pëlqen atëherë duhet të bëni sa më pak të jetë e mundur. E kam kaluar edhe unë këtë. Më besoni. Por nuk mund ta bëni këtë.

Ishte e premte. Nuk do ta bëja emisionin atë natë. Kisha mbaruar. Isha i mbuluar në djersë. 12 orë më vonë ndihesha po njësoj. Nuk kisha fjetur asnjë minutë. Isha qull dhe i frikësuar. Ju betohem.

Një doktor më merr në telefon. Më pyeti për simptomat. Është ekspert pulmonar. Dhe më pyet, ‘A mund të ngrihesh?’.

I thashë ‘po, mund të ngrihem’. Ai më thotë ‘bëje!’. Më pyeti ‘A e drejton dot trupin?’ Çfarë do të thuash? – i thashë. Më tha të ngre duar mbi kokë, ja kështu…

I thashë ‘jo, nuk e bëj dot’. Ai tha: bëje! Më pyeti nëse e mbaj dot frymën për 10 sekonda. I thashë me shumë mundësi jo. Ai më tha: bëje!
Më pas më dha çelësin. Më kishte dëgjuar kur thashë që nuk doja që virusi të më kalonte në mushkëri. Ai më tha se i kishte parë grafitë e mia dhe se e kisha në mushkëri. Ke frikë për arsyet e duhura por ke sjelljen e gabuar, më tha. Duhet të luftosh!

Duhe të vishesh mirë, duhet të pish lëngje, duhet të marrësh Tylenol, dhe duhet të luftosh. Duhet ta bësh temperaturën të ulet në të gjitha mënyrat. Problemin do ta keni në kraharor. Të bën të ndihesh i vogël. Është ajo që vërtetë e përkufizon Covid-19. Dhe Covid po përfiton nga ju, nga dobësia juaj. Na do pasiv, të shtrirë, të mos bëjmë asgjë. Përgjigja është që duhet të bëjmë çdo gjë!

Unë rrotullohem nga të gjitha anët, ngrihem në këmbë, marr frymë. Unë e di që e kam këtë virus në mushkëri. Nuk do ta humbas luftën. Nuk ka shance që t’ja bëj këtë gjë gruas dhe fëmijëvë të mi, e të gjithë njërëzve që më duan. Nuk do të shkoj në spital për diçka që mund ta shmang”, deklaroi ai.

Next Post
Çmimet e frutave dhe zarzavateve “fluturuan” pas Covid, shifrat që nxjerr INSTAT. Rekord limonat e portokallet

Çmimet e frutave dhe zarzavateve “fluturuan” pas Covid, shifrat që nxjerr INSTAT. Rekord limonat e portokallet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mos e humbni humanizmin”- Spahiu mesazh studentëve të Mjekësisë: Teknologjinë në duar, shkencën në mendje dhe njeriun në qendër

“Mos e humbni humanizmin”- Spahiu mesazh studentëve të Mjekësisë: Teknologjinë në duar, shkencën në mendje dhe njeriun në qendër

October 5, 2026
Ministri Demo prezanton ekipin e ri për Pushtetin Vendor: Fokusi te reformat, Kapitulli 22 i integrimit dhe shërbimet ndaj qytetarëve

Ministri Demo prezanton ekipin e ri për Pushtetin Vendor: Fokusi te reformat, Kapitulli 22 i integrimit dhe shërbimet ndaj qytetarëve

October 5, 2026
Sulmet kibernetike / Eksperti: Kanë për qëllim destabilizimin, autoritetet duhet të jenë më të pregatitur

“Shqipëria e ekspozuar ndaj sulmeve hibride”- AKSK: Dominojnë ato nga Irani, por edhe nga aktorë të tjerë të huaj si Rusia dhe Kina! 20 incidente

October 5, 2026
Misteri në Siberi pas vdekjes se studiueses nga bakteri i Murtajës, theu provzën në Laboratorin e Siberisë! 200 persona të karantinuar, reagimi i Rusisë

Misteri në Siberi pas vdekjes se studiueses nga bakteri i Murtajës, theu provzën në Laboratorin e Siberisë! 200 persona të karantinuar, reagimi i Rusisë

October 5, 2026
“Për shkak të situatës po këshillohem me ju”- Berisha mbledh Federatën e Opozitës dhe u ankohet: Rama po përdor 83 mandatet për pushtet dhe Territorialen

“Hajdeni një ditë para”- Berisha thirrje nga grupi i PD për protestën kombëtare të enjten para Parlamentit: Pa flamuj e simbole partiake, protestë rinore kundër Territoriales

October 5, 2026
Debate te “Ligjet”/ PD kundër “Territoriales”: Po cenoni 15 bashki. Manja: Reformë e rëndësishme, jam dakord për…

Debate te “Ligjet”/ PD kundër “Territoriales”: Po cenoni 15 bashki. Manja: Reformë e rëndësishme, jam dakord për…

October 5, 2026
Apeli i GJKKO padit Ministrinë e Financave në ‘Administrative’ për bllokimin e pagave të gushtit

Kalon projektligji që kufizon Specialen, pritet votimi i dytë: Falje presidenciale dhe jo mbi 15 vite burg

October 5, 2026
Reforma Territoriale, Meçe: Nisma centralizon vendimmarrjen, nuk cenon shërbimin ndaj qytetarëve, por ata që u preket interesi dhe bajraktarizmi

Reforma Territoriale, Meçe: Nisma centralizon vendimmarrjen, nuk cenon shërbimin ndaj qytetarëve, por ata që u preket interesi dhe bajraktarizmi

October 5, 2026
Videot intime të kompozitorit Adrian Hila, depozitohet denoncimi i parë në Komisariat! Këngëtarja nga Kosova shkon me emra në polici, merret edhe deklarata e…

Videot intime të kompozitorit Adrian Hila, depozitohet denoncimi i parë në Komisariat! Këngëtarja nga Kosova shkon me emra në polici, merret edhe deklarata e…

October 5, 2026
“Zgjedhja duhet të jetë e qytetarëve”- PD kërkon në KQZ referendum për kullën te “Parku Rinia”, depoziton shkresën!

“Zgjedhja duhet të jetë e qytetarëve”- PD kërkon në KQZ referendum për kullën te “Parku Rinia”, depoziton shkresën!

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com