• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I përkëdhelur nga fati apo gangster politik?

by Bajram Peçi
24/08/2022 18:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bajram Peçi

“Meqënëse spurdhjaku i partisë ka vendosur t’i shërbejë hapur mafies së inceneratorëve në panik ju lutem njihuni edhe me një kërkesë tjetër serioze për karagjozët më të mëdhenj të Ramaformës. Shtatori po vjen dhe Drejtësia e Popullit nuk do ndalet më! Ramoviçin asgjë nuk e shpëton dot më!” Është ky komenti i Ilir Metës, që shoqëron botimin e shkresës-thirrje të prokurorit.
Fyerjet “Spurdhjak”, “…i shërbejnë hapur mafies”, “…karagjozët më të mëdhenj”, të shprehura e të shkruara në tre radhë, i drejtohen drejtuesit të prokurorisë, z. Arben Kraja. Kjo gjuhë (e njohur) ka qenë e pranishme dhe konstante në shumicën e kohëve kur ka qenë sidomos në opozitë me pushtetin. Shpesh, prej tij, jemi ndeshur me shprehi të tila që është vështirë të dallohen nga rrugaçëria.

Por sot, shfaqja e kësaj dhunë verbale, nuk bëhet ndaj kundërshtarit politik, që kur ndodh, rëndom kalohet nga pala tjetër sikur nuk është vënë re; nuk është debat mes LSI-së, tani PL-së (Parti e Lirisë), por rasti përfshinë përfaqësues të një institucioni të lartë të drejtësisë. Populli, lexuesi, të mësuar me gjuhën politike të përdorur, si në parlament, në konferenca shtypi, në debate televizive, është mësuar tashmë me rastet ekstreme të etiketimit të kundërshtarit si dhe sulmet personale.

Sulmet e sotme të Ilir Metës (Metaj), në përpjekje të mbrohet pa dhënë argument, por duke sharë, duke fyer, me shpresën se përmes tyre ai do përligjë bindjen e tij se drejtësia në vend, reforma e saj, nuk ekziston! Madje, ai e di se nuk mbrohet dot kështu, por është kaq i përkëdhelur sa nuk ka aftësinë mendore të frenojë emocionet.

Edhe sikur ndaj tij, për rastin e kontratave të lobimit me shuma të mëdha parash, që do hetohet, nuk do provohet fajësi, do mjaftonin vetëm këto tre rreshtat e bëra publike, ku janë ngjeshur dhunshëm perifrazime që shfaqin dyshimin për shëndetin mendor të dëmtuar, që të merrej i pandehur me akuzën për fyerje publike të Institucionit.

Ligji shqiptar është shprehur qartë për të drejtën e lirisë së shprehjes, për lirinë e mendimit, për lirinë për të marrë ose për të dhënë informacione, të cilën Ilir Meta nuk e përdori për t’i kërkuar autoritetit publik dosjen e tij (të cilin gjithashtu e ka fyer publikisht). Por ushtrimi i këtyre lirive përmban detyrime dhe përgjegjësi. Janë formuluar ligjërisht kushte, kufizime ose sanksioneve, të nevojshme për një shoqëri demokratike dhe në interes të sigurisë kombëtare.

Ti, or zotëri, mund të mos kesh respekt për institucionin, nuk do ose nuk e do mbrojtjen e dinjitetit të institucionit, por ligji të detyron ta respektosh autoritetin, institucionin, sidomos në rastin tuaj, atë të drejtësisë; ligji të detyron të pranosh paanshmërinë e pushtetit gjyqësor?! Ndryshe do provosh njëanshmërinë e saj përmes provave, por vetëm para trupit të prokurorisë e gjykatës. Dhe këtu nuk është fjala t’i provosh prokurorit se ështe spurdhjak, ose karagjoz, por sidomos t’i japësh prova, t’i vërtetosh se “…i shërbejnë hapur mafies”,

Kuvendi, krahas ligjit për lirinë e shprehjes, ka nxjerrë prej kohësh edhe një ligj që mbron zyrtarët, që mbron simbolet si dhe parashikon, përmes Kodit Penal, mbrojtje të veçantë, ku përfshihen gjyqtarët e prokurorët. Ish presidenti duhet ta dijë patjetër se konsiderohen si vepra penale “Fyerja e qëllimshme, që i bëhet punonjësit që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik, për shkak të veprimtarisë së tij shtetërore ose të shërbimit”.

Në rastin e sotëm prokurori Arben Kraja ose ndihmësit e tij, nuk duhet të heshtin, por të hapin një çështje penale të veçantë, në këtë rast për Ilir Meta (Metaj) e në raste të tjera për çdo gangster tjetër politik që bën të fortin me ligjin. Do ishte shumë e dobishme për dinjitetin e institucioneve tona, besueshmërinë e tyre, nëse e bëjnë këtë! Mjaft më!

Next Post
Presidenti Meta nën hetim: Si po tentojnë të fshehin ‘minaren’ në thes!

Presidenti Meta nën hetim: Si po tentojnë të fshehin 'minaren' në thes!

Comments 1

  1. Proshi says:
    4 years ago

    Nëse nuk reagon SPAK , dhe. A. Kraja vetë personalisht, atëhere mund të themi se Kraja është vërtet spordhjak noterik i vetëdeklaruar dhe pranuar.

    Reply

Leave a Reply to Proshi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In