• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“I përfshirë në trafik droge në Holandë”/ Ish-i dashuri i Viola Spiros në ‘rrjetën’ e SPAK, sekuestrohen pasuritë e tija dhe të familjes

by Java News
11/08/2020 11:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

SPAK sekuestron pasuritë e Valentin Selajt, i arrestuar në Hollandë dhe i njohur gjerësisht pas shkrimeve në mediat italiane, si “Zoti i drogës”. Selaj ka qenë njëkohësisht edhe ish-i dashuri i moderatores shqiptare Viola Spiro.

Nga verifikimet e kryera pas letërporosisë së ardhur nga Amsterdami, SPAK thotë se në sekuestro janë vënë edhe pasuritë që janë në emër të prindërve dhe të vëllait të Valentin Selajt.

“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka kërkuar me datën 02.07.2020 Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, konfiskimin e pasurisë të shtetasve Valentin Vasil Selaj, Vasil Selaj, Leze Selaj dhe Aleks Selaj”, thuhet në njoftim.

NJOFTIMI NGA SPAK DHE LISTA E PASURIVE TE SEKUESTRUARA

Objekti i kësaj letërporosie ka qënë kryerja e verifikimeve pasurore për këta shtetas dhe familjarët e tyre në Shqipëri si dhe kryerja e verifikimeve dhe mbledhja e të dhënave që mund të çojë drejt zbulimit të pasurive të këtyre shtetasve në shtete të tjera.

Mbi këtë bazë është regjistruar procedimin pasuror nr. 4 datë 10/07/2019 në ngarkim të shtetasit Valentin Selaj.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi Valentin Selaj dhe personat e lidhur me të Valentin Vasil SELAJ, Vasil Gjergj SELAJ, (babai i Valentinit), Leze Kolë SELAJ, (nëna e Valentinit) dhe Aleks Vasil SELAJ alias Ardian Vasil SELAJ, (vëllai Valentinit), kanë në Shqipëri disa pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme që janë banesa, troje, toka bujqësore, llogari bankare dhe mjete motorike.

Sipas nenit 3, paragrafi 1 të ligjit nr.10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurive”, i ndryshuar, dispozitat e këtij ligji zbatohen për pasuritë e personit mbi të cilin ekziston një dyshim i arsyeshëm i bazuar në indicie për pjesmarrje në krimin e organizuar.

Paragrali 2 i këtij neni parashikon se dispozitat e këtij ligji zbatohen për pasuritë e personit të përmendur në pikën 1 të këtij neni në pronësi ose zotërim të tërthortë nga personat e afert (bashkëshorti, femijët, të paralindurit, të paslindurit, vëllezërit, motrat dhe bashkëjetuesi) për të cilat prezumohet regjistrimi i rremë i pasurive përveçse kur provohet e kundërta.

Mbështetur në faktet e lartpërmendura, aktivitetin e dyshuar kriminal te shtetasit Valentin Vasil Selaj në Hollandë, mungesa e të ardhurave të ligjshme në Shqipëri dhe jashtë saj për shtetasit Vasil Selaj, Leze Selaj dhe Aleks Selaj, si dhe pasuritë e konsiderueshme të paluajtshme dhe luajtshme dhe investime që kanë në pronësi këta shtetas lindin dyshime të arsyeshme se këto pasuri janë si produkt i aktivitetit kriminal.

Në përfundim të procesit të verifikimeve pasurore, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka kërkuar me datën 02.07.2020 Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, konfiskimin e pasurisë të shtetasve Valentin Vasil Selaj, Vasil Selaj, Leze Selaj dhe Aleks Selaj si më poshtë:

Pasuria në bashkëpronësi të shtetasit Valentin Vasil Selaj, me adresë Rrile Lezhe, me sipërfaqe 5 600 m2, lloji i pasurisë Are + truall. Këtë pasuri shtetasi Valentin Selaj e ka ne bashkepronesi me shtetasin Vasil Selaj dhe Leze Selaj (prinderit). Pasuria eshte rregjistruar me date 31.08.2011.

Pasuria në pronësi të shtetasit Vasil Gjergj Selaj, me adresë Rrile Lezhë, me sipërfaqe 500 m2, lloji i pasurisë truall. Mbi këtë truall është ngritur një godinë banimi 2 katëshe, me siperfaqe 187 m2. Pasuria është rregjistruar me date 10.02.2016.

Pasuria në pronësi të shtetasit Vasil Gjergj Selaj, me adresë Rrile Lezhë, me sipërfaqe 3633 m2, lloji i pasurisë are. Pasuria është rregjistruar me date 10.02.2016.

Pasuria në pronësi të shtetasit Vasil Gjergj Selaj, me adresë Rrile Lezhë, me sipërfaqe 500 m2, lloji i pasurisë truall, mbi të cilën është ndërtuar një godinë banimi dy katëshe me sipërfaqe 178.7 m2. Pasuria është rregjistruar me date 10.02.2016.

Pasuria në pronësi të shtetasit Vasil Gjergj Selaj, me adresë lagjia “Beslidhja“ Lezhë, me sipërfaqe 53,125 m2, lloji i pasurisë “Njësi Shërbimi”, blerë me çmimin 6 019 128 lekë në date 27.02.2013. Pasuria është rregjistruar me date 10.02.2016.

Pasuria në pronësi të shtetasit Vasil Gjergj Selaj, me adresë Rrile Lezhë, me sipërfaqe 15 500 m2, lloji i pasurisë are. Pasuria është rregjistruar me datë 10.04.2009.

Pasuria me adrese Rrile Lezhë, me sipërfaqe 5 600 m2, lloji i pasurisë “Are + truall”. Këtë pasuri shtetasi Vasil Selaj e ka në bashkëpronësi me shtetasin Valentin Selaj dhe Leze Selaj. Pasuria është rregjistruar me datë 31.08.2011.

Pasuria në pronësi të shtetasit Aleks Vasil Selaj, me adresë Shëngjin Lezhë, me sipërfaqe 13.25 m2, lloji i pasurisë garazh. Këtë pasuri shtetasi Aleks Selaj e ka blerë në datë 08.09.2014, çmimi i blerjes është 2 000 Euro.

Pasuria në pronësi të shtetasit Aleks Vasil Selaj, me adresë Shëngjin Lezhë, me sipërfaqe 13.25 m2, lloji i pasurisë garazh. Këtë pasuri shtetasi Aleks Selaj e ka blerë në datë 08.09.2014, çmimi i blerjes është 2 000 Euro.

Pasuria në pronësi të shtetasit Aleks Vasil Selaj, me adresë Shëngjin Lezhë, me sipërfaqe 13.25 m2, lloji i pasurisë garazh. Këtë pasuri shtetasi Aleks Selaj e ka blerë në datë 08.09.2014, çmimi i blerjes është 2 000 Euro.

Pasuria në pronësi të shtetasit Aleks Vasil Selaj, me adresë Barbudhoj Lezhë, me sipërfaqe 2200 m2, lloji i pasurisë kullotë. Këtë pasuri shtetasi Aleks Selaj e ka blerë në datë 27.09.2014, çmimi i blerjes eshte 1 000 000 lekë.

Pasuria me adresë Rrile Lezhë, me sipërfaqe 200 m2, lloji i pasurisë truall. Këtë pasuri shtetasja Leze Selaj e ka në bashkëpronësi me shtetasit P. S., N. S., P. S. dhe V. S. Data e rregjistrimit te pasurisë 31.08.2011.

Pasuria në pronësi të shtetasit Valentin Vasil Selaj, me adresë Rruga “Bajram Curri” Tiranë, sipërfaqe totale e pasurisë 118.1 m2, data e rregjistrimit të pasurisë 02.05.2017.

Këtë pasuri shtetasi Valentin Selaj e ka blerë në datë 17.03.2017, në shumen 220 000 Euro.

Automjeti me targë AA 890 TD në pronësi të shtetasit Vasil Gjergj Selaj, i llojit autoveture, marka Daimler Chrysler, tipi 211016, modeli E 270 CDI, viti i prodhimit 2003.

Këtë automjet shtetasi Vasil Selaj e ka blerë në Itali, në shumën 900 Euro.

Llogari bankare rrjedhëse në shumën 5 022 Euro.

Llogari bankare rrjedhëse në shumën 1 091 533 Lekë.

Shoqëria “Aleks Selaj”, me NIPT L67611501E, në pronësi të shtetasit Aleks Vasil Selaj, me aktivitet “Hotele dhe struktura te ngjashme”, me status aktiv prej 11/02/2016.

g.kosovari

Next Post
5 viktima dhe 252 raste të reja, Italia drejt shërimit nga COVID-19

"Sëmundja ka ndryshuar"/ Profesori italian: Virusi është më pak agresiv, besoj fuqimisht në vaksinën

Comments 2

  1. Anonymous says:
    6 years ago

    Leku si leter, kokaina si pluhri , rrush me bollek

    Reply
  2. Anonymous says:
    6 years ago

    Aleat i S T

    Reply

Leave a Reply to Anonymous Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit rrit çmimet! Rrezikohen ushqimet, teknologjia dhe ilaçet

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit rrit çmimet! Rrezikohen ushqimet, teknologjia dhe ilaçet

March 27, 2026
Paraburgimi i Metës bëhet çështje në parlamentin maqedonas, zv.kryeministri Nikolovski: Po mbahet në paraburgim pa asnjë dosje

Paraburgimi i Metës bëhet çështje në parlamentin maqedonas, zv.kryeministri Nikolovski: Po mbahet në paraburgim pa asnjë dosje

March 27, 2026
Mbyllet epoka “Sylvinho” me Shqipërinë

Mbyllet epoka “Sylvinho” me Shqipërinë

March 27, 2026
Taulant Balla: Katër shqiptarët e ndaluar në Serbi do të hetohen në gjendje të lirë

Taulant Balla: Katër shqiptarët e ndaluar në Serbi do të hetohen në gjendje të lirë

March 27, 2026
Rebelët Huthi paralajmërojnë: Mund t’i bashkohemi luftës me Iranin nëse SHBA dhe Izraeli përshkallëzojnë sulmet

Rebelët Huthi paralajmërojnë: Mund t’i bashkohemi luftës me Iranin nëse SHBA dhe Izraeli përshkallëzojnë sulmet

March 27, 2026
Shqipëria stërvitet në Varshavë, më pas udhëton drejt Valencias për sfidën e padëshiruar

Shqipëria stërvitet në Varshavë, më pas udhëton drejt Valencias për sfidën e padëshiruar

March 27, 2026
Reforma e zgjerimit në diskutim, KE: Integrimi është një proces i bazuar në meritë

Reforma e zgjerimit në diskutim, KE: Integrimi është një proces i bazuar në meritë

March 27, 2026
Arabia Saudite do përfshihet në konflikt? I bën thirrje SHBA-ve të vijojnë sulmet ndaj Iranit

Arabia Saudite do përfshihet në konflikt? I bën thirrje SHBA-ve të vijojnë sulmet ndaj Iranit

March 27, 2026

“Skapi i partisë mbylli kapakun e pusetës së Irenës me 5 mbiemra”

March 27, 2026
“Fond Emergjence, Akademi dhe projekte të reja”, planet për sektorin energjitik në vend

“Fond Emergjence, Akademi dhe projekte të reja”, planet për sektorin energjitik në vend

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In