• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I përfshirë në skemën e mikrokredive/ Dyshohet se para vetëvrasjes, viktima konsumoi fotoksinë

by Java News
20/07/2024 13:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vetëvrasja e Olsi Ibros, i përfshirë në skemën e

Olsi Ibro, 45-vjeçari i cili ndërmori aktin ekstrem të vetëvrasjes, ka konsumuar fostoksinë thonë burime për Top Channel, para se të hidhej nga pallati në ndërtim.

Ibro u hodh nga një pallat në ndërtim në rrugën “Ramazan Shijaku” në Tiranë dhe gjeti vdekjen e menjëhershme. Viktima ishte një nga personat e përfshirë në skandalin e mikrokredive.

Godina ku 45 vjeçari kreu këtë akt ndodhet vetëm pak metra nga pallati ku ai jetonte me familjen e tij.

Vetëvrasja është pista e parë e kësaj ngjarje e cila megjithatë është nën hetim.

Një ditë më parë prokuroria e Tiranës sekuestroi disa institucione mikrokredi me akuzën e zhvatjes, pastrimit të parave.

Viktimë e skemës së mikrokredive kanë rënë dhjetëra mijë shqiptarë me disa milionë euro të zhvatura. Gjykata aprovoi sekuestron preventive ndaj dy shoqërive Micro Credit Albania dhe “Final”, të dyshuara se kryen mashtrim me pasoja të rënda në dëm të mijëra qytetarëve si dhe pastruan para.

Dy shoqëritë e sekuestruara në bashkëpunim me ADCA dhe shoqëri përmbarimore krijuan një skemë për të vjedhur qytetarët në vlera disa milionë euro. Ndërsa gjykata aprovoi sekuestrimin krimi ekonomiko financiar kreu inventarin e dosjeve në selitë e të dyja shoqërive.

Prokuroria thotë se përmes presionit psikologjik dhe përndjekjes qytetarët u detyruan të merrnin kredi të dyta. Në maj gjykata shpalli nëntë masa sigurie ndaj ish përmbaruesve dhe administratorëve pasi hetoi se si përmbi katër mijë kredi të këqija të blera nga një bankë e nivelit të dytë me një shumë prej gati 7 milionë euro, ishin shumëfishuar në dëm të interesave të debitorëve të cilëve ju ishin sekuestruar pasuri dhe llogari bankare.

Dhe ndërsa Ministria e Drejtësisë dorëzoi një kallëzim të dytë së fundmi, prokuroria thotë se shoqëritë dhe të hetuarit përdorën të dhënat personale të debitorëve për t’i kërcënuar për marrëveshjet e reja.

Deri më tani rezulton se dy shoqëritë bllokuan llogari bankare të debitorëve në kundërshtim me ligjin duke mos u lënë asnjë mundësi jetese debitorëve. Pasuritë e përftuara dhe të  bllokuara në mënyrë të paligjshme  dyshohen se më pas janë investuar dhe ndaj akuzua po heton edhe për pastrim parash. TCH

Next Post
Greqi/ Të dënuarit shqiptarë nisin grevën për shkeljen e të drejtave

Greqi/ Të dënuarit shqiptarë nisin grevën për shkeljen e të drejtave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorja e BE-së në Tiranë nis takimet zyrtare, Moreira de Sousa pritet nga Kryeministri Rama, diskutohet dhe integrimi i Shqipërisë

Pas Progres-Raportit pozitiv të Komisionit Europian për Shqipërinë, kryeministri Rama mban sot konferencën me ambasadoren e BE-së

November 5, 2026
Irani s’i ndal festimet për humbjen e zgjedhjeve nga republikanët në SHBA, protesta dhe djegie e portreteve të Trump, Vance dhe Netanyahut

Irani s’i ndal festimet për humbjen e zgjedhjeve nga republikanët në SHBA, protesta dhe djegie e portreteve të Trump, Vance dhe Netanyahut

November 5, 2026
EMRI/ Bastisi pesë biznese dhe banesa në seri, arrestohet “skifteri” 31-vjeçar në Kavajë, ja çfarë arriti që të vidhte!

EMRI/ Bastisi pesë biznese dhe banesa në seri, arrestohet “skifteri” 31-vjeçar në Kavajë, ja çfarë arriti që të vidhte!

November 5, 2026
Nga “non grata” në azilant politik! Rrugëtimi i ish-kryeprokurorit, që i ka borxh Shqipërisë 2 vite burg

Kërkoi nga arratia parashkrimin e dënimit me dy vite burg, GJKKO shtyn seancën për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla! Ja kur do mbahet

November 5, 2026
Parlamenti francez rrëzon në unanimitet projektbuxhetin e vitit 2027 të qeverisë së Macron, 458 deputetë votuan kundër!

Parlamenti francez rrëzon në unanimitet projektbuxhetin e vitit 2027 të qeverisë së Macron, 458 deputetë votuan kundër!

November 5, 2026
Dyshohet i përfshirë në trafik armësh, arrestohet në “Rrugën e Elbasanit” 49-vjeçari me precedentë! I gjenden pistoletë, jelek antiplumb dhe…

Dyshohet i përfshirë në trafik armësh, arrestohet në “Rrugën e Elbasanit” 49-vjeçari me precedentë! I gjenden pistoletë, jelek antiplumb dhe…

November 5, 2026
Gjermania në shok, zv/kryeministri i Bavarisë gjendet i vdekur në një hotel në Berlin, mister shkaqet! Reagon politika: Tragjedi absolute, të tronditur!

Gjermania në shok, zv/kryeministri i Bavarisë gjendet i vdekur në një hotel në Berlin, mister shkaqet! Reagon politika: Tragjedi absolute, të tronditur!

November 5, 2026
Raport-Progresi i BE për sigurinë ushqimore në Shqipëri: Probleme me AKU-n, pesticidet dhe laboratorët!

Raport-Progresi i BE për sigurinë ushqimore në Shqipëri: Probleme me AKU-n, pesticidet dhe laboratorët!

November 5, 2026
Shpërthimi me dy viktima në Elbasan, nisin hetimet për shkaqet e tragjedisë në pallatin 5-katësh! Priten edhe ekspertët e Institutit të Ndërtimit

Shpërthimi me dy viktima në Elbasan, nisin hetimet për shkaqet e tragjedisë në pallatin 5-katësh! Priten edhe ekspertët e Institutit të Ndërtimit

November 5, 2026
Franca përsëri në grevë kombëtare, Sindikatat kërkojnë rritje pagash dhe ndryshim të buxhetit 2027

Franca përsëri në grevë kombëtare, Sindikatat kërkojnë rritje pagash dhe ndryshim të buxhetit 2027

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In