Ushtria izraelite ka publikuar para mediave, arsenalin e armëve dhe furnizimet në makina, që Iu sekuestruan militantëve të Hamas, pas sulmeve të 7 tetorit. Bëhet fjalë për Granata, mina dhe raketa hedhës. Këto armë të sekuestruara, përbëjnë vetëm 10% të totalit të armatimit që iu gjet militantëve të Hamas.
Po ashtu, ushtria izraelite thotë se ka gjetur në makinat e militantëve, sasi të jashtëzakonshme të pajisjeve dhe medikamenteve mjekësore, apo edhe ushqime, që edhe njëherë vërtetojnë idenë se grupi ishte përgatitur për një konflikt në terma afat-gjatë.
/a.r