• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I pari vend në Evropë/ Në Spanjë gratë do të përfitojnë “leje menstruale”

by Java News
16/02/2023 18:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ligjvënësit spanjollë kanë miratuar një ligj që parashikon “leje menstruale” për gratë, një veprim i parë i këtij lloji në Evropë që qeveria e majtë thotë se synon të thyejë një tabu.

“Është një ditë historike,” shkroi në Twitter Ministrja e Barazisë Irene Montero, një anëtare e partisë së majtë radikale Podemos, aleate me socialistët në qeveri.

Me këtë ligj, të miratuar me 185 vota pro, 154 kundër dhe tre abstenime, Spanja bëhet vendi i parë në Evropë dhe një nga të paktët në botë që e përfshin këtë masë në legjislacionin e saj, si Japonia, Indonezia apo Zambia.

Me këtë ligj “ndërprerja e punës për një grua për arsye menstruacionesh”, e lidhur, p.sh., “me patologji të tilla si endometrioza” do të “njihet si një gjendje e veçantë e paaftësisë së përkohshme” për punë.

“Kësaj gjendjeje patologjike i jepet një rregullore që do të përshtatet për të eliminuar çdo paragjykim negativ” për gratë “në botën e punës”, shtohet në tekst.

Në ligj nuk jepet asnjë sqarim për kohëzgjatjen e këtij pushimi mjekësor, i cili duhet të jepet nga një mjek i paguar nga shërbimi i sigurimeve shoqërore.

Megjithatë, kjo “leje menstruale” shkaktoi rezerva te socialistët dhe u kritikua edhe nga sindikata e UGT-së.

Kjo sindikatë e lidhur me socialistët, një nga dy më të mëdhatë në vend, ka shprehur kryesisht shqetësimin se ligji mund të veprojë si frenim për punësimin e grave nga punëdhënësit që duan të shmangin mungesa të tilla.

Nga ana e saj, Partia Popullore Konservatore (PP), partia më e madhe opozitare, paralajmëroi rrezikun e “margjinalizimit” dhe “stigmatizimit” dhe të “pasojave të mundshme negative të tregut të punës” për gratë.

Next Post
‘Në emër të Lirisë’/ 153 piktura të Rexhep Selimit të bëra në Hagë ekspozohen në Kryeministri! Rama: Po mbahet padrejtësisht në paraburgim

‘Në emër të Lirisë’/ 153 piktura të Rexhep Selimit të bëra në Hagë ekspozohen në Kryeministri! Rama: Po mbahet padrejtësisht në paraburgim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria synon të shesë kredite karboni deri në 2035, përgatit sistemin e tregtimit të emetimeve

Shqipëria synon të shesë kredite karboni deri në 2035, përgatit sistemin e tregtimit të emetimeve

November 6, 2026
Dita e sotme sjell mot të qëndrueshëm, kthjellime dhe vranësira kalimtare

Dita e sotme sjell mot të qëndrueshëm, kthjellime dhe vranësira kalimtare

November 6, 2026
Rama fton sërish studentët në dialog, sofra e gurtë qëndron para Kryeministrisë

Rama fton sërish studentët në dialog, sofra e gurtë qëndron para Kryeministrisë

November 6, 2026
Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

November 6, 2026
Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

November 5, 2026
Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

November 5, 2026
“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

November 5, 2026
Berisha: Dorëheqja e Ramës e vetmja zgjidhje, protestat janë pasojë e dhunës 13-vjeçare!

Lider i ri në PD? Berisha: Do të them “Goodbye” vetëm nëse kam pamundësi fizike ose mendore

November 5, 2026
“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

November 5, 2026
Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In