• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

I paguhet prurësit më të parë

by
15/07/2015 13:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli/

Revolucion apo evolucion? Kjo është një dilemë e hershme shqiptare për të zgjedhur mes sopatës së ashpër dhe bisturisë delikate. Zakonisht është zgjedhur sopata, por bisturia gjithëherët është dëshmuar më e dobishme. Kështu ngjan se do të duhej të ishte dhe për reformën në drejtësi, e cila është shndërruar në kryefjalën e të gjitha fjalëve politike në vend.

Kush vjen nga jashtë për të thënë një fjalë për punët e brendshme të Shqipërisë padyshim atë zgjedh të parën: reformën në drejtësi.

Kush është brenda dhe kërkon të bëjë një deklaratë për “tregun” e jashtëm të politikës së vendit, sërish zgjedh si fjalë të parë: reformën në drejtësi.

Nëse do të bëhej një hierarki e emergjencave dhe urgjencave që ka nevojë shoqëria shqiptare bashkë me të zakonshmet, bukë, ujë e punë, reforma në drejtësi do të ishte në krye të listës. E thonë partnerët ndërkombëtarë, e pranojnë dhe e nxisin të gjithë faktorët dhe aktorët në Shqipëri, e ndjen si nevojë opinioni publik. Eshtë tema që nuk mungon asnjë ditë në debatin publik e politik, është tema që krijon bindjen se Shqipëria është në prag të një revolucioni që do të shembë të këqinjtë dhe do të sjellë të mirët; se të nesërmen e kësaj përmbysjeje, gjithë bota shqiptare do të jetë me e mirë pa të këqinjtë, të varfërit nuk do të jenë më të pasur, por më të barabartë me të pasurit dhe shumë epërsi të tjera, ashtu siç shpresohet gjithmonë para nisjes së revolucioneve të mëdhenj; revolucioneve që bëhen me armë dhe atyre që kryhen me ide.

Nga Merkeli e Nuland për të nisur një shembull nga jashtë, tek Rama, Meta dhe Basha për të mbetur tek vendimmarrja brenda , nga identifikimi i nevojës për reformë, tek hapat konkretë për ta realizuar atë, gjithkush kërkon që të bëhet gjithçka për të ndryshuar situatën. Diferenca mes palëve qëndron vetëm tek “si duhet bërë” dhe nuk ka asnjë dallim tek “pse duhet bërë”.

Në fakt kjo është një histori e vjetër. Në vijimësi është kërkuar reformimi i sistemit të drejtësisë, i cili në thelb është shndërruar në një lloj kartmonedhe që i paguhet prurësit më të parë. Më pak se 400 gjykatës në të gjitha nivelet, disa qindra prokurorë dhe ndoshta mijëra e mijëra avokatë, janë pjesët kryesore të mekanizmit që vështirëson dukshëm jetën e shqiptarëve. Më tej edhe të tjerë që janë pjesë e profesioneve të lira, qoftë noterë, qoftë përmbarues. Dhe kjo është vetëm ana e dukshme  e çështjes. Si do të funksionojnë, si do të ushtrojnë të drejtën për të dhënë drejtësi, çfarë raportesh do të kenë ata me njëri-tjetrin, si do të mundësohet karriera që të lartohet i afti dhe i ndershmi dhe si do të mund të ndëshkohej i korruptuari dhe do të hiqej mënjanë i paafti; këto janë një seri pyetjesh të cilat mund të gjejnë përgjigje juridike të thjeshta. Nuk ka nevojë për shpikje të veçanta shqiptare, por për vullnet politik. Dhe ky vullnet po duket i mjaftueshëm dhe gjithëpërfshirës tashmë, edhe nga e majta, edhe nga e djathta që bëhen bashkë në komisionin parlamentar të ngritur për këtë qëllim. Për të shkuar edhe në ndryshime kushtetuese, sikundër pohojnë gjithmonë e më shpesh dhe gjithmonë e më fort ekspertët e fushës.

Pavarësisht kësaj, pjesa më intriguese e domosdoshmërisë së reformës është gjetkë; është gjetja e mënyrës për t’i dhënë fund kulturës së pandëshkueshmërisë në nivele të larta të politikës. Pra, të vendosjes së të njëjtit standart të drejtësisë si për atë që nuk mund të paguajë, ashtu dhe për atë që mund të paguajë gjithçka dhe mund të trembë gjithkënd me pushtet. Që të mos ketë diferencë mes fakirit që ndëshkohet pse vodhi bukë për të ngrënë, me ata që grabitën në tunelet e Kalimashit më shumë para publike se të gjitha maskat që zinin pritë rrugëve në vite.

Mund të ndodhë një gjë e tillë? Vështirë! Kjo do të ishte maja e piramidës e një sistemi që funksionon si një piramidë. Dhe piramida të tilla, njëlloj si Roma, nuk ndërtohen në një ditë. Edhe përkundër premtimit se në vjeshtë reforma do të mbyllet, kjo nuk do t’i bëjë gjykatësit më të drejtë, prokurorët më të aftë dhe avokatët më pak sekserë në tregun e madh të “të jap që të ma japësh”! Ndaj më shumë se revolucioni që e brohorasin të gjithë zëlartë dhe e kërkojnë të paduruarit, edhe këtu vlen evolucioni që e afrojnë zakonisht të urtët. Ata që ngrenë të parët gurin për të qëlluar, pa pasur frikë se dikush u numëron mëkatet.

Next Post

FSHF sqaron "keqkuptimin" me UEFA-n, pas ndryshimit të renditjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In