• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I paguhet edhe prurësit, edhe hipësit më të parë

by Lorenc Vangjeli
31/03/2016 15:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Në kartmonedha dikur shkruhej se ato i paguheshin prurësit më të parë. Njëlloj si virgjëria: ajo i jepej zakonisht hipësit të parë. Që duhet të ishte edhe i fundit për gruan. Edhe në politikë është njëlloj. Ka gjithmonë një “kartmonedhë” këmbimi në mes të marrëdhënieve mes pozitës dhe opozitës. Ndryshojnë vetëm nga fakti se nuk janë më të virgjëra sepse në 25 vjet pluralizëm i kanë hipur e zbritur njëra-tjetrës herë pas here sipas rradhës, njëherë njëra poshtë e tjetra sipër dhe herën tjetër anasjelltas.

Ka më shumë se një muaj që po bëhet një betejë e fortë për parkun e Liqenit dhe për ndërtimin aty të një parku fëmijësh. Aq e fortë është bërë përplasja sa tashmë opozita kushtëzon edhe votën e saj për reformën në drejtësi për këtë shkak. Reformën në drejtësi, por dhe bojkotin e Kuvendit opozita e ka përdorur si mjet këmbimi edhe për katër kushte të tjera që ajo vuri para një muaji. Kushte që nisnin me dekriminalizimin e Prengës e vijonin me largimin e Leskajt, Kokëdhimës dhe Sulit.

Katër vjet më parë, kur PD ishte në pushtet, tre ligje që kërkonin bashkim votash me opozitën socialistë të kohës, u kushtëzuan nga PS-ja me largimin nga detyra të kryetarit të këshillit të qarkut të Fierit. Dilema e atëhershme ishte në të dy krahët. E djathta që thoshte se PS po shiste Brukselin për Fierin, e majta që pretendonte rikthimin e të drejtës së saj legjitime që besonte se i ishte grabitur.

Si atëherë, si këtë herë, si lart, si poshtë, si e djathtë dhe si e majtë, shprehja Hane Shan, Hane Bagdad mund të përdoret lirisht. Për të dëshmuar lirisht sesa të thellë janë në gjendje ta hapin hendekun mes tyre dy skajet e politikës shqiptare. Ai është një hendek i thellë ku si zakonisht ka vetëm një pikë uji, në të cilën mbytet pastaj gjithë shoqëria shqiptare e grupuar në tifozeri politike dhe ndarë për shkak të kësaj tifozerie.

Në fakt ka një element që do të mundte në mos t’i bënte bashkë, t’u jepte një pikë më shumë kontakti mes palëve: ideja e përkohësisë së pushtetit dhe këndvështimi i problemit që duke qenë i njëjti, ndryshon nëse shihet nga poshtë, siç bën opozita dhe është krejt tjetër nëse shihet nga lart siç bën pozita.

Historia me parkun e Liqenit është një provë që e vërteton një gjë të tillë.

Historia nga Fieri me këshillin e qarkut është prova tjetër që vërteton të njëjtën gjë.

Të mërkurën në darkë Valentina Leskaj bëri një akt politik “privat” duke e çuar ajo vetë  mandatin e saj nën gjykimin e gjykatës Kushtetuese. Para saj këtë gjë e kishte bërë Kuvendi me votë për mandatin e Kokëdhimës. Pas Leskajt, të njëjtin akt premtoi ta bëjë dhe deputeti tjetër Suli. Një tjetër deputet, Prenga, që është nën akuzë penale nga drejtësia për plagosje me armë dhe nën akuzë politike nga opozita për dekriminalizim, u bë “bis” me luftëtarin antikriminalizim të parlamentit, të kapur me kobure në brez në protestë. Si në aritmetikën e thjeshtë që dy numra të njëjtë, por me shenja të ndryshme, “minus dhe plus bëjnë zero”. Në këtë rast “purple” dhe blu së bashku bëhen nul.

Kanë mbetur ende hapur gropat e hapura dhe të pambyllura me pemë në parkun e Liqenit. Në atë zonë ku konsumohet më shumë hipokrizi se kund tjetër në Tiranë. Fiks në bregun përballë të liqenit, andej nga mund të shohë shpina e protestuesve, ndodhet një nga getot më të frikshme të ndërtuara ndonjëherë në Tiranë. Janë pallate të ndërtuara me lejet e frikshme të dhëna nga komuna e Farkës.

Nga i njëjti pozicion, shpinat protestuese mund të shohin edhe nga e majta, edhe nga e djathta e tyre se betejën mes tullave dhe pemëve e kanë fituar gjithmonë tullat sepse ato mund të prodhojnë para. Djathtas janë vila dhe majtas nën digë një gropë e madhe që pritet të mbushet po me tulla.

Liqeni, si lëkura e Shagrenit është tkurrur vazhdimisht nën të njëjtin vështrim të pushtetit të djeshëm sot në opozitë dhe të opozitës së djeshme sot në pushtet. Vetëm reagimet kanë qenë tërësisht të ndryshme. Sepse fëmijët që do të marrin me gjasë parkun e lojërave nuk mund të paguajnë. Kurse Farka e djeshme e bënte. Ajo i bashkonte dje palët që sot i ndan reforma në drejtësi. Të paktën në dukje. Sepse ndoshta gjithmonë është me sikur… dhe me shumë hipokrizi të bërit politikë sipas parrullës që shkruhej dikur në kartmonedha: i paguhet prurësit më të parë. Duket sikur hipësi më i parë fiton gjithmonë, pavarësisht se do t’i vijë rradha t’i hipin dhe atij. Ky është karuseli demokratik i sistemit. Këtu ndoshta duhet ndryshuar tërësisht këndvështrimi i të majtës dhe të djathtës: të sillen në pushtet ashtu siç do të donin të sillej pushteti me ta kur të jenë në opozitë. Pa ultimatume dhe pa pistoleta mbas shpine. Me pak modesti, të paktën, sepse nuk janë në gjendje që t’i afrojnë njerëzimit rrotën si shpikje, për shembull. Dhe as nuk mund të rishpikin zjarrin. 

Next Post

Barcelona e mirë, Reali i keq? Mitet dhe e vërteta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkakton debate vendimi befasues i Kinës/ Taksa të larta për prezervativët dhe kontraceptivët që të rriten lindjet

Shkakton debate vendimi befasues i Kinës/ Taksa të larta për prezervativët dhe kontraceptivët që të rriten lindjet

December 19, 2025
“Non grata e Berishës ka rënë”, Vokshi: Ka pasur tentativë të rrezikshme për të shkatërruar opozitën

Vokshi: Nuk përjashtohet asnjë formë proteste, as greva e urisë në ditët në vijim

December 19, 2025
Gjenden në Rahovec mbetje mortore të një personi, dyshohet se i përket një të zhdukuri gjatë luftës

Gjenden në Rahovec mbetje mortore të një personi, dyshohet se i përket një të zhdukuri gjatë luftës

December 19, 2025
Vrau në mënyrë makabre prindërit/ Djali i yllit të Hollywood-it i diagnostikuar me skizofreni disa javë para krimit: E humbi plotësisht kontrollin

Vrau në mënyrë makabre prindërit/ Djali i yllit të Hollywood-it i diagnostikuar me skizofreni disa javë para krimit: E humbi plotësisht kontrollin

December 19, 2025
32 gjenet kyçe që mund të shkaktojnë COVID-in e gjatë

32 gjenet kyçe që mund të shkaktojnë COVID-in e gjatë

December 19, 2025
Makina përplaset me Zetorin në aksin Fier-Berat/ 1 i plagosur, drejtuesi i mjetit në gjendje të dehur

Makina përplaset me Zetorin në aksin Fier-Berat/ 1 i plagosur, drejtuesi i mjetit në gjendje të dehur

December 19, 2025
Botë e çuditshme, habiten pasagjerët/ Ndërron jetë e moshuara pak para fluturimit, familjarët tentuan ta “maskonin” si të gjallë: Po fle gjumë

Botë e çuditshme, habiten pasagjerët/ Ndërron jetë e moshuara pak para fluturimit, familjarët tentuan ta “maskonin” si të gjallë: Po fle gjumë

December 19, 2025
Tërmeti i 2019-ës, Qeveria miraton përdorimin e mbi 220 mln lekëve në bashkitë Durrës dhe Shijak për rindërtimin!

Tërmeti i 2019-ës, Qeveria miraton përdorimin e mbi 220 mln lekëve në bashkitë Durrës dhe Shijak për rindërtimin!

December 19, 2025
“Europa përballet me periudhën më të keqe që nga Lufta e Dytë Botërore”

“Europa përballet me periudhën më të keqe që nga Lufta e Dytë Botërore”

December 19, 2025
Salianji kërkon karrigen e Berishës? E zbulon Alimehmeti: Nuk është lëvizje anti-kryetar!

Momente përplasjesh dhe Berisha e përjashtoi nga drejtimi i njësisë 6 në Tiranë/ Ervin Salianji bën thirrje për protestë

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In