• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“I ofruam punë, e la pas disa ditësh”, Subashi jep detaje për vrasësin e 8-vjeçarit në Fier

by Java News
17/11/2021 14:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Klodian Çalamani, i cili rrëmbeu dhe vrau ditën e djeshme 8-vjeçarin Mateo Vasia rezulton se bashkia kishte bërë përpjekje për ta integruar në shoqëri.

Klodianit i ishte ofruar një punë, të cilën e kishte lënë pas disa ditësh. Ndërsa dhe vetë familja e të miturit e kishte ndihmuar herë pas here vrasësin e djalit të tyre.

Në fjalën e tij para mediave, Subashi tha:

“Në këto momente sigurisht nuk gjejmë dot fjalët. Ngushëllimi për familjarët ajo që na vjen pikë së pari. Padyshim që ky është një moment që ndoshta të gjithë duhet të bëjmë një apel të fuqishëm, në radhë të parë për organet ligjzbatuese që të veprojnë shpejt dhe me ashpërsinë që parashikon ligji. Në radhë të dytë, ngjarje të tilla meritojnë, sigurisht duke u trajtuar me qetësinë e nevojshme, meritojnë më shumë vëmendje, reflektim për t’u futur thellë në shkaqet ekonomike, sociale etj, që ndodhin ngjarje të tilla.

Personi ishte i vetëm, i ati i kishte vdekur para disa vitesh, e ëma ishte martuar larg. Ne kemi bërë përpjekjet tona për ta integruar, i kemi ofruar një punë para disa kohësh në një nga ndërmarrjet e bashkisë. Ka punuar disa ditë, është larguar me dëshirën e vet. Nga informacionet që kemi është munduar të gjejë punë andej, këndej. Besoj që të gjitha këto mund të kenë ndikuar në jetën e tij të përditshme, megjithëse që dje të gjithë mundohemi të gjejmë një motiv pse mund ta ketë bërë, dhe besoj nuk ka asnjë justifikim. Ngjarje të tilla nuk kanë asnjë justifikim apo arsye.

Ka pasur momente të caktuara që është trajtuar me ndihmë ekonomike. Zgjedhja e tij ka qenë e tillë që nuk e ka parë të arsyeshme të punojë dhe të integrohet”.

/a.r

Next Post
“Gropa e zezë” e gazetarisë shqiptare

“Gropa e zezë” e gazetarisë shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhja e presidentit në Kosovë, parti politike nuk arrijnë në një konsensus

Zgjedhja e presidentit në Kosovë, parti politike nuk arrijnë në një konsensus

April 1, 2026
Irani: Do mirëprisnim Rusinë si ndërmjetës në konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin

Irani: Do mirëprisnim Rusinë si ndërmjetës në konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin

April 1, 2026
“Dyfishim shpërblimi”, Rama jep detajet: Do u paguajmë sigurimet prindërve që kujdesen për fëmijët me aftësi të veçanta

“Dyfishim shpërblimi”, Rama jep detajet: Do u paguajmë sigurimet prindërve që kujdesen për fëmijët me aftësi të veçanta

April 1, 2026
Çmimi i naftës, Edi Rama: Kompania publike do të përcaktojë rregullat e lojës

Çmimi i naftës, Edi Rama: Kompania publike do të përcaktojë rregullat e lojës

April 1, 2026
“Jemi forca më e madhe në këtë vend”, Rama: PS i realizon gjërat që thotë, ia dolëm që drejtësia të jetë e pavarur

“Jemi forca më e madhe në këtë vend”, Rama: PS i realizon gjërat që thotë, ia dolëm që drejtësia të jetë e pavarur

April 1, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, lajme të mira për çmimin e naftës pas deklaratës së Donald Trump për fundin e luftës

Lufta në Lindjen e Mesme, lajme të mira për çmimin e naftës pas deklaratës së Donald Trump për fundin e luftës

April 1, 2026
Holta Zaçaj zgjidhet zv.guvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë

Holta Zaçaj zgjidhet zv.guvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë

April 1, 2026
Petro Koçi: Ambicia e Braçes për Bashkinë e Tiranës, risi pozitive

Petro Koçi: Ambicia e Braçes për Bashkinë e Tiranës, risi pozitive

April 1, 2026
Asllani pas humbjes me Turqinë: Kosova do të kthehet më e fortë

Asllani pas humbjes me Turqinë: Kosova do të kthehet më e fortë

April 1, 2026
Dodik thërret takim urgjent, “Bota Serbe” mblidhet kundër Aleancës Shqiptaro-Kroate

Dodik thërret takim urgjent, “Bota Serbe” mblidhet kundër Aleancës Shqiptaro-Kroate

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In