• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I nxehti përvëlues, IGJEO jep alarmin: Ja 8 qarqet më të rrezikuara në fundjavë dhe harta e zjarreve! Mbi 500 forca dhe 4 mjete fluturuese në operacion

by A. Q
07/08/2026 17:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I nxehti ekstrem saharian ka përfshirë edhe Shqipërinë prej javësh, ndërsa vendi po vuan me valën e zjarreve, një pjesë e mirë e të cilave si pasojë e piromanisë.

Por rreziku mbetet ende evident edhe këto ditë gushti. Janë të paktën 8 qarqe në gjithë vendin që do të përballen edhe këtë fundjavë me rrezik të lartë nga zjarret, ndikuar kjo edhe nga temperaturat në rritje që pritet të kapin vlerat mbi 39 gradë Celsius.

Përmes publikimit të Buletinit të Rreziqeve, Instituti i Gjeoshkencave bën të ditur se situata më kritike paraqitet kryesisht në Ultërsirën Perëndimore, në qarqe si Lezha, Durrësi, Tirana, Elbasani, Fieri, Berati, Gjirokastra dhe Vlora.

Megjithëse në qarkun e Shkodrës, Kukësit, Dibrës dhe Korçës rreziku paraqitet në nivel më të ulët, në disa zona të lokalizuara të tyre pritet rrezik i lartë nga zjarret (harta në foto).

Po kush janë ‘hotspotet’ e piketuara nga specialistët dhe ku vijon të jetë situata ende kritike nga vatrat e zjarreve?

Aktualisht, situata më alarmante nga flakët paraqitet në qarkun e Fierit, ku prej disa ditësh vijon të jetë aktiv zjarri në disa fshatra të Mallakastrës. Në fshatrat Riban, Ngraçan dhe Panahor zjarri ka marrë përmasa të mëdha dhe një shtrirje prej rreth 180 hektarësh, ku situata më kritike paraqitet në Panahor.

Për rrjedhojë, për shuarjen e flakëve po operohet edhe nga ajri me helikopter, kurse në terren janë angazhuar 40 trupa të Forcave të Armatosura, 4 mjete zjarrfikëse dhe 55 zjarrfikës. Megjithatë, autoritetet thonë se flakët nuk paraqesin rrezik për banesat.

Në Dajt vijon puna për shuarjen e zjarrit që ka përfshirë masivin pyjor në Priskë dhe Çakallesh, ku sipas Agjencisë së Mbrojtjes Civile zjarri nuk paraqet rrezik për zonat e banuara.

Në qarkun Elbasan prej disa ditësh vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në fshatin Shqiponjë, në malin e Dardhës dhe në Mjekës. Autoritetet vendore bëjnë me dije se zjarri në Shqiponjë është në kontroll, ndërsa vatra në malin e Dardhës është izoluar. Po ashtu, nuk raportohet rrezik për komunitetin.

Në Bashkinë e Beratit është rindezur zjarri në fshatin Kostren 2, ku zjarrfikësit vijonë punën për shuarjen e flakëve.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve në të gjithë vendin janë angazhuar 54 automjete zjarrfikëse dhe 502 forca operacionale, ndërsa në mbështetje janë angazhuar 110 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 helikopterë dhe avioni “Air Tractor” i Forcës Ajrore.

Next Post
“Humba gjithçka”- Rrëfimi prekës i shqiptarit që iu aksidentuan për vdekje gruaja dhe djali në Greqi: Jam i shkatërruar, kur i telefonova…

“Humba gjithçka”- Rrëfimi prekës i shqiptarit që iu aksidentuan për vdekje gruaja dhe djali në Greqi: Jam i shkatërruar, kur i telefonova...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Trondit” ish-ambasadori Bosch: Thaçin e detyruam, Evropa kënaqi Serbinë. Tani është vonë…

“Trondit” ish-ambasadori Bosch: Thaçin e detyruam, Evropa kënaqi Serbinë. Tani është vonë…

September 21, 2026
Balla: Nesër bashkë me delegacionin e BE vizitojmë Zvërnecin, eurodeputetët do të informohen mbi detajet e investimit atje

Balla: Nesër bashkë me delegacionin e BE vizitojmë Zvërnecin, eurodeputetët do të informohen mbi detajet e investimit atje

September 21, 2026
Protesta në ditën e 114-të, hidhen edhe thirrje për grumbullim para Kuvendit të enjten: Të anulohet Paketa e Maleve!

Protesta në ditën e 114-të, hidhen edhe thirrje për grumbullim para Kuvendit të enjten: Të anulohet Paketa e Maleve!

September 21, 2026
Tajfuni gjunjëzon Japoninë, mbi 1.6 milionë banorë urdhërohen të evakuohen! Stuhi ere me forcë 194 km/h, përmbytje dhe transport i paralizuar

Tajfuni gjunjëzon Japoninë, mbi 1.6 milionë banorë urdhërohen të evakuohen! Stuhi ere me forcë 194 km/h, përmbytje dhe transport i paralizuar

September 21, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Sondazhet në Serbi, partia e protestave kryeson për fitoren e zgjedhjeve, Vuçiç rrezikon daljen nga politika!

September 21, 2026
Befasia në Turqi, Amedspori i Besnik Hasit kryeson Superligën, ka lënë pas edhe tri gjigantët e Stambollit

Befasia në Turqi, Amedspori i Besnik Hasit kryeson Superligën, ka lënë pas edhe tri gjigantët e Stambollit

September 21, 2026
SHBA synon izolimin e aviacionit iranian, kurse BE kërkon forcimin e misionit detar në Detin e Kuq!

SHBA synon izolimin e aviacionit iranian, kurse BE kërkon forcimin e misionit detar në Detin e Kuq!

September 21, 2026
Ministri Karakaçi inspekton ujësjellësin e ri të Mamurrasit: Së shpejti nis investimi edhe për zonat rurale!

Ministri Karakaçi inspekton ujësjellësin e ri të Mamurrasit: Së shpejti nis investimi edhe për zonat rurale!

September 21, 2026
Shqipëria “fshat i madh”? Vetëm 6 bashki klasifikohen kryesisht si qytete

Një treg ende në informalitet, 34.9% e ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme punojnë jashtë rregullave

September 21, 2026
FBI mbledh Evropën në Tiranë, 235 ekspertë të sigurisë kundër krimit të organizuar, i pranishëm dhe kreu i SPAK: Duhet të jemi të bashkuar

FBI mbledh Evropën në Tiranë, 235 ekspertë të sigurisë kundër krimit të organizuar, i pranishëm dhe kreu i SPAK: Duhet të jemi të bashkuar

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com