I ngarkuari me Punë në Ambasadën e SHBA në Tiranë, David Wisner ka zhvilluar një takim me ambasadoren e BE, Christiane Hohman.
Ambasada e SHBA ka zbardhur takimin ku përmes një postimi në Facebook, njoftojnë se Ëisner dhe Hohman diskutuan bashkëpunimin e ngushtë në mbështetje të procesit për integrimin e Shqipërisë në BE, veçanërisht në fushat e reformës në drejtësi dhe sundimit të ligjit.
Gjithashtu, diplomatët diskutuan rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave në të gjithë sektorët si dhe nevojën për përshpejtimin e reformave në Shqipëri.
“I Ngarkuari me Punë në Ambasadën e SHBA, David Wisner, u takua me ambasadoren e BE-së, Christiane Hohmann, për të pohuar bashkëpunimin e ngushtë në mbështetje të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, veçanërisht në fushat e reformës në drejtësi dhe sundimit të ligjit.
Ata diskutuan gjithashtu mbi rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave në të gjithë sektorët, si dhe nevojën për përshpejtimin e reformave në Shqipëri”, thuhej në njoftimin e ambasadës./m.j