Një burrë në Danimarkë ka blerë një pajisje për kërkimin e metaleve dhe rastësisht, ka zbuluar një thesar marramendës.
Mediat e huaja shkruajnë se sapo ndezi pajisjen, ai zbuloi një sasi të madhe ari, që mendohet se daton 1500 vjet më parë.
Ole Ginnerup Schytz iu deshën vetëm disa xhiro në fushën e ish-shokut të klasës në Jelling të Danimarkës, për të bërë zbulimin e jetës.
Detektori i metaleve nisi të bënte zhurmë dhe pas gërmimeve ai gjeti 22 artefakte ari që së bashku peshonin 1 kg.
/b.h