• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

“I ndryshoi zëri” Ish-mjeku personal i Enver Hoxhës tregon gjendjen e rënduar pas infarktit: U përlot kur më tregoi për Leninin pas vizitës që i bën mjekët kinezë

by Java News
23/08/2021 15:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Enver Hoxha do të pësonte një tronditje të fortë pas infarktit. Nga njëra anë ishte frika për humbjen e jetës dhe nga ana tjetër ishte ai i dobësimit të pozitave dhe marrjes së pushtetit nga “rivalët” e tij. Ish-mjeku personal i ish-diktatorit, prof. Isuf Kalo, në librin e tij “Blloku”, botim i “UET Press”, rrëfen se si e përjetoi Enveri këtë situatë në Vilën nr. 4, në Pallatin e Brigadave, të cilën e shihte si të ishte një mallkim.

Po ashtu, Kalo tregon për bisedat mbi letërsinë dhe muzikën me diktatorin. Ai ndalet edhe tek atmosfera që rrethonte gjithë këtë ngjarje, se si po e përjetonin njerëzit dhe bashkëpunëtorët më të ngushtë të Enverit, mes të cilëve edhe Mehmet Shehu. Kalo tregon se si Mehmeti i kishte dhënë numrin personal me porosinë që të merrte atë të parin në telefon nëse do t’i ndodhte diçka Enverit.

Sipas Kalos, Mehmet Shehu mendohej të ishte pasardhësi, i cili po ashtu kishte rivalët e tij, që ishin Beqir Balluku dhe Abdyl Këllezi, që shumë shpejt do të eliminoheshin si bashkëpunëtorë me kinezët e sabotime në ushtri e ekonomi.

Enver Hoxha E Isuf Kalo

ISUF KALO

 

 

Kur rreziqet afatshkurtra u kapërcyen dhe situata në zemër u stabilizua, në fillim të pranverës të vitit 1974, Enveri kërkoi të largohej nga Vila nr. 4 dhe të kthehej në vilën e vjetër të tij në Bllok, edhe pse punimet në pjesën e re shtesës së saj ende nuk kishin përfunduar. Ai u largua prej asaj ndërtese që ishte “burgu” i parë dhe i vetëm i jetës së tij. Dukej sikur duke ikur prej aty i ikte tersit.

Por në ata muaj aty mbyllja, sëmundja dhe rreziku apo hija e vdekjes që herë-herë i shfaqej atij, ndoshta e bënë atë më të ndjeshëm, më njerëzor, por herë të tjera edhe më të acaruar. Një herë ai u soll i tillë me zemërim edhe ndaj kolegëve kinezë, të cilët i binin rrotull e rrotull ndonjë prej pyetjeve të tij pa u shprehur qartazi.

Mbase acarimi me ta ishte dhe me kontekst politik e lidhur edhe me zhgënjimin që ai pati nga ndryshimi radikal i qëndrimit të Kinës ndaj “imperialistëve amerikanë”, me vizitën e vitit 1972 të Presidentit Nikson dhe takimin e tij me Mao Ce Dunin.

Mund të ishte edhe dëshpërim meqë tani miqtë e pasinqertë kinezë dinin hollësira për rreziqet e jetës dhe shëndetin e keq të tij dhe mund të kishin nisur të thurnin fshehtas plane për ta zëvendësuar me miq të tyre më të rinj, më të shëndetshëm dhe më të bindur ndaj tyre.

I zhgënjyer politikisht dhe ideologjikisht me ta ai mbase do të kishte dashur t’i pështynte me inat udhëheqësit e tyre në fytyrë, për braktisjen e marksizëm-leninizmit, por i mbërthyer në shtrat i pafuqishëm nga sëmundja detyrohej t’u buzëqeshte dhe t’u thoshte faleminderit mjekëve të dërguar në ndihmë të tij prej tyre.

Enver Hxha

Ai shndërrohej në një person më të qetë e shpirtërisht më të ndjeshëm kur, me mendje dhe shpirtërisht, dilte jashtë rrethit të sëmundjes, të politikës dhe çështjeve të pushtetit.

Rastiste rrallë që Nexhmija, kur i duhej të largohej ca orë, për ndonjë angazhim zyrtar të paevitueshëm të më thoshte (meqë isha brenda vilës), se mund t’i afrohesha vetë edhe pa më kërkuar ai, për ta pyetur ose hapur ndonjë bisedë apo shoqëri me pacientin.

Enveri, në çaste të tilla ishte më i natyrshëm dhe më i relaksuar. Mbase dhe ai, i izoluar nga sëmundja kishte nevojë të fliste e të komunikonte si ne të gjithë. Kështu pata rastin teksa bënte hapa brenda dhomës së tij, në atë të bibliotekës ose përgjatë korridorit, të më tregonte për çështje a tema jashtëmjekësore: një herë për Horlën, novelën e fundit të çuditshme të Gi de Mopasanit (meqë më pa një libër me novela të shkurtra të tij në dorë). “E ke lexuar Horlën, më pyeti. Të pëlqen?”.

Unë deri atëherë nuk e kisha lexuar atë novelë. Ai tha që ajo ishte krejt e ndryshme nga krijimtaria tjetër e autorit. Kuptova që i kishte lënë mbresa, por nuk e pyeta se pse subjekti i saj, siç e mësova më pas, ishte si parapsikologjike, me ca specie misterioze jashtëtokësore të padukshme, të ardhura nga botët e përtej yjeve, të afta të hynin në trupa njerëzorë dhe t’i dominonin e komandonin ata.

Gi de Mopasani e pati shkruar atë në fund të jetës së tij, kur po kalonte një fazë depresioni me “humor të zi”. Ishte përjetimi i një gjendjeje të ngjashme shpirtërore, shkaktuar nga sëmundja dhe “izolimi” brenda vilës që ia solli edhe Enverit në mendje atë novelë? Një ditë tjetër ai ishte me “humor rozë”.

Më foli me admirim për magjinë (siç tha ai) të tablove të vjeshtës të Vangjush Mios. Njërën prej tyre ai ma tregoi me adhurim të varur në murin e dhomës së bibliotekës.

Tha se i jepte kënaqësi të veçantë vjeshta. Herë pas here, pasi ngrihej nga shtrati ai shihte përtej xhamit të dritares jashtë gjethet e zverdhura dhe të kuqërremta të pemëve, të cilat i kundronte në heshtje për minuta të tëra me sytë e ngulura në to.

Një herë tjetër, tek çapitej nëpër dhomë dhe në korridor me një magnetofon të vogël në dorë prej nga dilte një muzikë klasike simfonike, më pyeti nëse e pëlqeja muzikën klasike. I thashë se e njihja shumë pak, vetëm disa arie a melodi të famshme.

Ai më foli për gjenialitetin dhe shurdhësinë, por edhe për forcën këmbëngulëse, të paepur të Bethovenit. Iu referua librit biografik të Romain Rolandit, i cili me sa dukej e kishte frymëzuar dhe shtuar optimizmin për ta kaluar sëmundjen e tanishme dhe për të vazhduar i papenguar veprimtarinë.

E fundit që më pat lënë mbresë në ato pak çaste bisedash vetëm me të në ata muaj, ishte një ngjarje që ai më tregoi për Leninin, për ndjeshmërinë dhe kujdesin “mallëngjyes” të tij ndaj kushteve të punës dhe jetesës së shkencëtarëve.

“Një herë, duke udhëtuar me shoferin e tij, tha ai, në një zonë ku jetonte mjeku fiziologjist Ivan Petroviç Pavllov, fitues i çmimit ‘Nobel’, Lenini i tha shoferit të pushonte së rëni borisë, mos të bënte zhurmë, sepse nuk duhej të shqetësohej shkencëtari i madh i shquar që jetonte aty pranë”.

Duke ma treguar këtë ngjarje, atij vetë nuk di pse i ndryshoi zëri dhe mu duk sikur u përlot! Interesante ishte që ai këtë histori ua tregoi pas një konsulte që i bënë edhe mjekëve kinezë.

Ndoshta për t’u konfirmuar mirënjohjen dhe respektin dhe për të korrigjuar ndonjë përshtypje pakënaqësie, që ai u pat shprehur atyre, në çaste nervozizmi, të lidhura me gjendjen jo të zakontë psikologjike të tij.

Enveri u largua nga Vila nr. 4 pa kthim, sikur të kishte qenë ajo fajtore, ose tersi për sëmundjen dhe shkëputjen e përkohshme të padëshirueshme të tij nga ushtrimi i pushtetit.

Edhe pse ai erdhi shumë herë më pas për shëtitje në ca rrugica brenda territorit të Pallatit të Brigadave, të bëra enkas nga Sulo Gradeci për të, ai asnjëherë nuk iu afrua dhe nuk ia hodhi sytë asaj vile të “mallkuar” që ruante brenda saj kujtime të çasteve me pasiguri të frikshme të përjetuara aty.

Ajo u dënua me harresë. Ndryshe nga kasollja e Galigatit, nga shtëpitë e Konferencave të Pezës e Labinotit, shtëpia e Bije Vokshit dhe ajo e formimit të Partisë Komuniste në Tiranë, Vila nr. 4, në mes të pemëve me gjethe të verdha dhe të kuqërremta, nuk u përmend në histori, nuk u vu në të ndonjë pllakë përkujtimore me shkrimin: “Këtu u përball disa muaj me sëmundjen dhe ia doli t’i shpëtonte rrezikut të vdekjes Enver Hoxha”./panorama

Next Post
Mbeten të ulëta shifrat e pandemisë: 7 raste të reja dhe asnjë viktimë sot në Kosovë

Covid bën 'kërdinë' në Kosovë, 17 të vdekur dhe 1,067 infektime të reja në 24 orë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

February 20, 2026
Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

February 20, 2026
Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

February 20, 2026
“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

February 20, 2026
Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

February 20, 2026
Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

February 20, 2026
Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

February 20, 2026
Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

February 20, 2026
U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

February 20, 2026
Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In